AMFILLOHIJE RADOVIQ - KRYEDJALLI

 

Shkruan Prof. Dr Hajrullah Koliqi, Fakulteti filozofik, Prishtinė

Shumė i nderuari imam i Ulqinit, Senad ef. Maku! E lexova letrėn Tuaj, tė 13 nėntorit 2018, dėrguar Amfillohije Radoviqit, pėrkitazi me betonimin e kishės-konzervė orto-dokse serbe Sveta Troji-ca nė maje tė Rumisė. U gėzova dhe u entuzia-zmova shumė, pėr rea-gimin Tuaj dinjitoz, inteligjent, njerėzor dhe atdhetar, pikėrisht ashtu si i takon njė kleriku tė mirėfilltė. Ju pėrgėzoj me gjithė shpirt pėr qasjen dhe pėr pėrpjekjen Tuaj fisnike, pėr ta nxjerrė Amfillohijen nga bataku i ”shėrbėtorit tė djallit”, siē vlerėsoni Ju.
Letra Juaj ėshtė model edhe pėr imamėt, priftė-rinjė dhe pėr ne tė tjerėt, ndonėse pėr kėtė ”kishė tė sherrit” ka pasur shumė shkrime, e reagime madje edhe monografi tė veēanta. Por, Amfillohije Radoviqi nuk lėviz nga rruga e tij pėr tė arritur objektivat sllavizuese nė trevat shqiptare, duke pėrfshirė edhe Ruminė e shejtė. Ėshtė pak tė thuhet se Amfillohije Radoviqi ėshtė ”nė shėrbim tė djalit”, sepse vetė ai ėshtė djall e shkuar djallit, ai ėshtė KRYEDJALLI, KRYQOFTĖLARGU i trevave shqiptare nė Mal tė Zi.
Imam i respektuar, siē mund ta dini edhe Ju, Amfillohije Radoviqi nuk shqetėsohet fare as pėr letra as pėr kritika, as pėr libra kundėr tij dhe kundėr veprimtarisė obskurantiste tė tij, nuk shqetėsohet as pėr tė drejtėn e Zotit, as pėr tė dejtėn e robit. Tanimė u dėshmua katėrcipėrisht, se autoritet shtetėrore malazeze ose nuk guxojnė ose nuk duan ta ndalin livadhisjen atnishqiptare tė kėtij mesfistofeli. Hipokrizi ėshtė kur, nga njėra anė, thuhet e shkruhet se veprimtaria e Amfillohije Radoviqit me shokė i dėmton raportet ndėrnjerėzore, ndėrkombėtare e ndėrfetare nė kėto treva, e nga tjetėr, tė mos ndėrmerren kurrfarė masash pėr ndėrprerjen e kėsaj veprimtarie. As Kisha Ortodokse malazeze nuk bėhet e gjallė. Kryqoftėlargu Amfillohije dhe militantėt e tij vazhdojnė punėn e tyre. Amfillohije i respekton dhe i zbaton vetėm projektet sllavizuese tė Kishės Ortodokse Serbe dhe haptas kėrcėnon: ”Nėse e shembni kishėn nė Rumi, unė do tė shembi xhaminė nė Tivar” dhe kėrcėnime tė tjera tė tipit mesjetar. Kjo ėshtė njė praktikė tradicionale serbe e njohur, siē dėshmon edhe shkencėtari serbomadh serb, Jovan Cvijiq, kur shkruante me krenari pėr politikėn dhe praktikėn (metodat) sllavizuese serbe kudo ku ka shkelur kėmba e tyre pushtuese, kur rol tė veēantė ka luajtur edhe Kisha Serbe. Dėshmi pėr kėtė janė edhe toponimet e patronimet sllave nė Ulqin, Tivar, Anėn e Malit, Krajė, Shestan, Malėsi tė Madhe, Plavė, Guci, Rozhajė etj. Dėshmi pėr kėtė ėshtė edhe tjetėrsimi shpirtėror dhe kombėtar i shumė shqiptarėve etnikė tė kėtyre anėve. Pėr kėtė gjendje e sjellje antishqiptare tė Kishės Ortodokse Serbe, besoj se janė tė vetėdijshėm edhe pėrfaqėsuesit shqiptarė nė organet zyrtare malazeze. Qesharake, madje cinike tingėllon propaganda e tyre gjoja se shqiptarėt nė Malin e Zi i gėzojnė tė gjitha tė drejtat. Nuk mjaftojnė dy apo katėr shqiptarė nė Kuvendin e Malit tė Zi dhe ndonjė ambasador shqiptar i kėtij shteti pėr tė gjykuar pėr gjendjen e shqiptarėve nė kėtė republikė, kur dihet se shumė prej tyre tanimė janė tjetėrsuar, apo janė nė proces tė tjetėrsimit etnik, se shumė vendbanime tė tyre kanė mbetur vetėm si koncepte gjeografike etj.
Ashtu tė pambrojtur nga askush (ēuditėrisht as nga shteti malazez), vlerat e monumentet e shqiptarėve nė Mal tė Zi po rrezikohen seriozisht dhe pėrfundimisht nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila ndėr tė tjera, e pushtoi edhe Ruminė dhe e shndėrroi nė objekt kulti tė Serbadisė, nė njė vend tė shenjtė ortodoks serb, nė njė gurėvarri e futė tė zezė tė Nėnrumisė.
Kisha konzervė, tani e betonuar me gurėt e tė parėve tanė tė ngjitur nė maje tė kėtij mali tė shenjtė, nuk hiqet as me letra, as me shkrime, as duke iu lutur Zotit pėr ndonjė rrufe nga qielli, por ajo, me ndihmėn e Zotit dhe me veprėn e robit, duhet ”tė fluturojė” nė ajėr (mundėsisht, pa shenj e pa nishan), andej nga ka ardhur me helikopter. Natyrisht, atė nuk mund ta bėjnė ”tė fluturojė” tė vdekurit, as tė vdekurit pėr sė gjalli, as tė shiturit, as tė tjetėrsuarit, as ata qė nuk dinė ēfarė bėjnė…Thonė se shpresa humb e fundit: Ndosha, ka mbetur dikush i gjallė, ndoshta do tė lind njė ”zog nane” qė Ruminė e shejtė ta ēlirojė nga kthetrat e kryedjallit Amfillohije Radoviq me shokė! (2018)

Botoi KOHA JAVORE nr 842, 29 nėntor 2018:6-7