U PĖRURUA LIBRI I QANI OSMANIT

 

Ulqin – Nė Galerinė e Qendrės sė Kulturės, mė 8.12.2018 ėshtė bėrė pėrurimi i librit tė Qani Osmanit “Vizione – shoqėrore, politike, fetare”. Mesazhe tė qarta pėr aktualitetin.
Libri ėshtė pėrmbledhje e artikujve, opinioneve dhe vėshtrimeve, qė janė publikuar nė gazetėn “Koha javore” dhe media tjera tė shkruara dhe online, pothuajse nė tė gjithė hapėsirėn mbarėshqiptare.
Vetė autori nė fjalėn e tij ka thėnė se si filozof dhe sociolog, gjatė shkrimit tė artikujve, pėr vlerėsimin e njė dukurie ėshtė mbėshtetur nė tė kaluarėn e largėt, por edhe tė afėrt, pėr tė diagnostifikuar tė tanishmen dhe pėr tė krijuar mendime pėrparimtare dhe vizione pėr tė ardhmen.
“Ashtu si edhe nė librin e parė, edhe nė kėtė libėr jam angazhuar pėr qasje analitike dhe kritike ndaj devijimeve, kundėr vlerave dhe ēėshtjeve tjera qė janė preokupuese pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, e veēmas pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi”, ėshtė shprehur ai.
Osmani ka theksuar se shpreson qė ky libėr do tė jetė “njė kontribut modest nė zhvillimin e mendimit teorik dhe shoqėror tė sotėm, njė dėshmi e pėrditshmėrisė sonė pėr gjeneratat e reja, duke mos pretenduar se nė kėtė punim i kam rrumbullakėsuar tė gjitha dilemat dhe aspektet qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet pėrkatėse, dhe se nuk ka vend pėr analizė e kritika, qofshin ato pozitive apo negative”.
Pėr redaktorin e librit, studiuesin dr. Nail Draga, ky libėr paraqet qasje intelektuale pėr aktualitetin shoqėror dhe ofron mesazhe tė qarta pėr aktualitetin tonė, jo vetėm nė spektrin lokal, por edhe atė mbarėkombėtar.
Nimanbegu ka theksuar se ideja apo vizioni i autorit ėshtė njė shoqėri me vlera morale, etike, kulturore, e zhvilluar, njė shoqėri e barabartė ku pjesėtarėt e kombit tė tij janė po ashtu tė barabartė.
Sipas tij, Osmani ka vėshtrim tė mprehtė mbi proceset dhe shpjegon edhe pasojat e mundshme nėse nuk realizohen sugjerimet e tij.
“Kritika ndaj politikės nė Mal tė Zi ėshtė e mprehtė dhe domethėnėse. Raporti i shtetit tė Malit tė Zi dhe pozitės sė shqiptarėve e preokupon autorin nė kėto shkrime. Nė pamje tė parė, ai duket si tepėr kritik ndaj politikės shqiptare nė Mal tė Zi, me shumė tė drejtė nė shumė raste. Por ai gjithmonė e fton lexuesin qė besimin dhe votėn t'ia japė subjekteve shqiptare. Me kėtė dėshmon njė ndjenjė kom-bėtare tė theksuar”, ka nėnvi-zuar Nimanbegu.
Pėr poetin dhe publicistin Ali Gjeēbritaj, libri i ri i Qani Osmanit ėshtė vazhdimėsi e librit tė parė duke qenė se autori “edhe nė tė trajton tema tė ngjashme, por tashmė me njė vizion tė ri, ku largpamėsia e autorit shihet qartė nė trajtimin e thuktė tė temave shoqėrore, ēėshtjeve shoqėrore tė tjera, politike dhe fetare, nė kohė, hapėsirė, pėrditshmėri etj.”
Gjeēbritaj ka thėnė se autori ka edhe shqetėsimin e dallėndyshes sepse ai ėshtė i shqetėsuar pėr ēėshtjen e shqiptarėve nė Malin e Zi, gjė tė cilėn ai e shpreh qartė nė secilin artikull tė librit.
Gjatė pėrurimit, moderatori Gazmend Ēitaku i ka njohur tė pranishmit me jetėn dhe veprimtarinė e Osmanit dhe ka lexuar disa fragmente nga libri.
Qani Osmani u lind nė Gostivar, nė vitin 1960. Ka studiuar nė Univer-sitetin e Prishtinės, drejtimi Filozofi-Sociologji, ku ka diplomuar nė vitin 1983, si njėri ndėr studentėt mė tė dalluar tė gjeneratės sė tij. Pėr njė kohė tė shkurtėr ka punuar nė Gjimnazin Ekonomik nė Gostivar, ndėrsa nė vitin 1986 vendosi pėrfundimsisht ta lėrė vendlindjen e vet dhe vendoset nė Ulqin. Pėrpos librit “Vizione – shoqėrore, politike, fetare”, mė herėt ka botuar librin “Demokracia dhe partitė politike shqiptare nė Mal tė Zi”.
Nė fund tė pėrurimit, autori ka dhuruar libra pėr tė gjithė pjesėmarrėsit.

Botoi KOHA JAVORE nr 844, 13 dhjetor 2018:18 – 19
Pėrgatiti Ismet Kallaba