U PĖRURUAN 2 LIBRA TĖ ALI GJEĒBRITAJT

 

Ulqin – Nė sallėn e mbushur pėrplot tė Bibliotekės sė Qytetit nė Ulqin, mė 7.12.2018 u pėruruan dy librat mė tė rinj tė Ali Gjeēbritajt - “Udhėtim nė kohė” dhe vėllimi poetik “Heshtja qė flet”.
Libri “Udhėtim nė kohė”, i cili ėshtė botuar “nga “Diti&Oli – Librari 'Arti'”, ėshtė pėrmbledhje e artikujve gazeta-reskė, kumtesave tė mbajtura nė konferenca shkencore apo seminare, fjalimeve nė manifestime, proces-verbaleve tė mbledhjeve dhe rezo-lutave tė Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, recensioneve pėr libra tė autorėve shqiptarė nė Mal tė Zi dhe tė tjerė etj., tė ndarė nė tetė kapituj: arsim, manifestime, kujtime dhe pėrjetime, politike, shėnime gazetareske, trashė-gimi, udhėpėrshkrime, vėshtrime. Ndėrkaq pėrmbledhja “Heshtja qė flet”, e botuar nga SHAI “Art Club”, pėrbėhet nga 75 poezi.
Botuesi Gazmend Ēitaku ka thėnė se me kėto dy libra, Gjeēbritaj jo vetėm qė ka arritur majat e maleve dhe thellėsitė e detit, por ai me kėto dy botime ėshtė konsoliduar fort nė fronin e veprimtarėve kulturorė tė shqi-ptarėve tė Malit tė Zi.
“Ėshtė e pa-mundur tė flitet pėr rajonin e Krajės e aty mos tė pėrfshihet Ali Gjeēbritaj. Kraja dhe Aliu janė si mishi e kocka dhe kjo ėshtė kėshtu sepse Aliu e din mirė nga vjen, por ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, ai e din se ku shkon. Duke jetuar pranė liqenit, Aliu si njė liburn qė ėshtė, lundron me shumė shkathtėsi dhe sukses sa nė poezi e letėrsi, ashtu nė publicistikė e trashėgimi, dikur jepte kontributin nė politikė e sot nė gazetari”, ėshtė shprehur ai.
Ēitaku ka thėnė se autori ka njė sekret suksesi e ajo ėshtė dashuria e tij ndaj arsimit.
“Puna e tij nė shkollė paraqet njė pėrmbushje shpirtėrore dhe njė inspirim pėr tė dėshmuar sa mė shumė pėr Krajėn dhe popullatėn qė jeton aty”, ka thėnė ndėr tė tjera Ēitaku..
Kryetari i Shoqatės sė Artistėve dhe Intelektualėve “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thėnė se Ali Gjeēbritaj ėshtė shembulli i intelektualit tė angazhuar dhe tė pėrkushtuar.
“Ndonėse me profesion ėshtė mėsues, ai merret edhe me publicistikė, letėrsi, politikė etj. Ky ėshtė 'fati' i tij, ashtu si dhe i shumė intelektualėve tė tjerė shqiptarė nė Malin e Zi, i kushtėzuar nga rrethanat e ndryshme dhe nevojat e kohės”, ka theksuar ai.
Duke folur pėr librin “Udhėtim kohė”, Kallaba ka thėnė se si protagonist i drejtpėrdrejtė i shumė ngjarjeve, Gjeēbritaj regjistron, arkivon, tregon, dėshmon, analizon…
“Ai ėshtė kronist i ngjarjeve mė tė rėndėsishme nė Krajė, ndėrsa libri vulė e kohės dhe e ngjarjeve qė ka pėrjetuar autori… Si njė 'udhėtar' nė kohė tė pakohė, Gjeēbritaj ėshtė i shqetėsuar pėr fenomenet negative nė trevėn e Krajės - shpopullimin e saj, zvogė-limin e numrit tė nxėnėsve dhe mbylljen e disa shkollave, rėnien e faktorit politik shqiptar nė Krajė”, ėshtė shprehur ai.
Poeti Hajredin Kovaēi ka thėnė se libri mė i ri, “Heshtja qė flet”, paraqet edhe njė dėshmi se Ali Gjeēbritaj ėshtė i lidhur shumė ngusht me Krajėn, vendlindjen e tij, e cila dita-ditės po zbrazet nga tė rinjtė, gjithandej nėpėr botė, gjė qė po e lėndon shumė autorin.
Nė fjalėn e tij, autori Ali Gjeēbritaj ka falėnderuar tė gjithė ata qė e kanė ndihmuar nė pėrgatitjen e librave, sponsorėt pėr mbėshtetjen e botimit tė dy librave, si dhe pjesėmarrėsit nė pėrurim.
Moderatorja e pėrurimit, udhėheqėsja e Bibliotekės sė Ulqinit, Ardita Rama, dhe aktori Shefqet Luca, kanė lexuar vargje nga pėrmbledhja me poezi “Heshtja qė flet”. Po ashtu ėshtė lexuar edhe vėshtrimi i redaktorit Jaho Kollari mbi kėtė vėllim poetik.
Pėrurimi ėshtė organizuar nga Shoqata e Artistėve dhe Intelektualėve “Art Club” dhe Libraria “Arti”, nė bash-kėpunim me Bibliotekėn e Qytetit – Ulqin. Nė fund tė tij, autori ka dhuruar libra pėr tė gjithė tė pranishmit. (Kohapress)
Botoi KOHA JAVORE nr 844, 13 dhjetor 2018:20 - 21