SHKRUAJ PĖR POPULLIN TIM TĖ SHUMĖVUAJTUR NĖ HAPĖSIRĖN MBARĖSHQIPTARE

 

Shėnoi Ismet Kallaba

Ulqin – Nė prani tė njė numri tė madh tė publikut, mė 9.02.2019, nė mjediset e Qendrės Tregtare “Cungu” u bė pėrurimi i librave “Deputetėt shqiptarė nė Malin e Zi nė periudhėn e komunizmit 1946-1990”, “Bijtė e shqipes” dhe “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarėve” tė autorit Gjekė Gjonaj. Tė gjithė folėsit kanė vlerėsuar librat dhe kontributin e kėtij gazetari, publicisti dhe studi-uesi tė apasionuar.
Redaktori i librit “Deputetėt shqip-tarė nė Malin e Zi nė periudhėn e monizmit (1946-1990)”, Ali Salaj, ka thėnė se ai paraqet njė qasje dokumentare dhe arkivore pėr njė periudhė tė rėndėsishme historike.
“Autori Gjonaj me kėto hulumtime hap shtigje pėr njė qasje tė pėrgji-thshme tė pozitės sė shqiptarėve nė Malin e Zi, duke pėrfshirė kėtu pėrfaqėsuesit politikė, tė cilėt edhe pse nuk u zgjodhėn nė mėnyrė demokratike, megjithatė janė tre-gues tė mekanizmave tė sistemit me tė cilat u munduan tė animohen pakicat nė kėtė vend”, u shpreh ai. Salaj ka thėnė se “autori pėrmbledh dokumente, fakte biografike, dė-shmi, pėrshkrime dhe shumė ēėsh-tje tjera qė e bėjnė mė tė besueshėm kėtė libėr, por qė pasqyrojnė edhe pėrfaqėsimin kompleks tė shqip-tarėve gjatė kėtij harku kohor”.
Nė vėshtrimin e tij, kritiku Qazim Muja e ka cilėsuar librin “Bijtė e shqipes” njė krestomaci historiko-publicistike nė tė cilėn autori “me njė intuitė dhe mprehtėsi tė pakon-testueshme, ia ka dalė tė depėrtojė nė jetėn e atyre figurave, tė atyre personaliteteve qė i ka lindur his-toria, nganjėherė heroizmi, por nganjėherė edhe tragjizmi dhe mentaliteti qė ka formėsuar fatet nė jetėshkrimet e tyre, tė ndėrtuar nga dashuria pėr atdheun dhe pėr popullin e vet, herė-herė duke marrė edhe rolin e prijėsve kalor-siakė, qė pa dyshim bėhen pjesė e historisė, pjesė e kulturės sė popu-llit tonė”.
Sipas tij, ky libėr “meriton njė lėvdatė tė shumėfishtė, si pėr mjeshtėrinė e jashtėzakonshme shkrimore, po ashtu edhe pėr kontributin e rėndėsishėm nė lėmin e historiografisė dhe publicistikės shqiptare, sepse me trajtimin jetė-shkrimor tė figurave tė rėndėsishme historike, atdhetare, kulturore, shkencore trajton njėkohėsisht njė pjesė tė rėndėsishme tė rrjedhave historike, kulturore, shkencore e humane edhe nė kontekstin e asaj pjese tė kombit nė gjirin e tė cilit lindėn dhe u rritėn personazhet e trajtuara nga ky autor, duke vėr-tetuar bindshėm atė moton e tij 'Nėnat i bėjnė burrat, burrat i bėjnė veprat!'”
Pėr librin “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarėve”, i cili ėshtė pėrmbledhje e vėshtrimeve dhe recensioneve tė autorit, tė publikuara nė periudhėn kohore 2000-2013, ka folur Ismet Ka-llaba, i cili ka thėnė se pėrzgjedhja e veprave dhe e autorėve nė kėtė libėr ėshtė bėrė me qėllimin e qartė – nė mbrojtje tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve, “Vėshtrimet dhe rece-nsionet janė shkruar me dashuri dhe i karakterizon fryma pozitive dhe afirmative. Autori nuk mėton tė bėjė njė analizė tė thelluar tė vep-rave qė trajton, por qėllimi i tij ėshtė qė t'ia prezantojė ato lexuesit tė gjerė. Nė kėtė mėnyrė, ai vlerėson kontributin e kėtyre autorėve pėr identitetin e shqiptarėve”, ėshtė shprehur ai. Mė tej, Kallaba ka thėnė se “studiuesit qė autori ka pėrfshirė nė kėtė libėr i kanė shėrbyer fort me studimet e tyre brumosjes sė identitetit kombėtar tė shqiptarėve, por sakaq edhe Gjekė Gjonaj pėrmes paraqitjes sė kėtyre veprave opinionit tė gjerė, ka bėrė njė punė tė vyer nė promovimin e tyre”.

Dr. Ilir Ēapuni ka folur pėr njohjen e parė me Gjekė Gjonajn, nė vitin 1993, kur ai si gazetar i emisionit “Kronika e javės” nė Televizionin e Malit tė Zi e kishte intervistuar si nxėnės nė Shkollėn e Mesme tė Ulqinit. Ai ka thėnė se “po tė mos kishte qenė ky autor, akti heroik i Palokė Pjetėr Gjonit e Ymer Fasllisė, apo bujaria e Gjon Pjetėr Hirit e Tringės, figurat e ndritura si Lirije Elezaga - Buzuku e shumė tė tjerėvė do tė na i kishte pėrpirė ndėrrimi i gjeneratave dhe shter-pėsia jonė. Se gati i harruam dele-gatėt apo deputetėt tanė. Bamirėsit tanė. Mėsuesit e shumė kėnd tjetėr”. Ēapuni ka theksuar se “nė tėrė kėto vepra, kamera dhe reflektori janė drejtuar nė shtyllat mbajtėse dhe jo nė dekor. Ka edhe shumė sosh qė nuk janė trajtuar, por autori kėtė lėshim dhe kėtė mospėrfillje nuk e bėn nga qėndrimi apo bindjet e veta, por thjesht sepse nuk i ka rėnė radha”.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, autori Gjekė Gjonaj ka falėnderuar tė pranishmit pėr pjesėmarrjen nė pėrurimin e librave dhe ata qė e kanė mbėshtetur nė rrugėn e krijimtarisė sė tij publicistike.
“E them me gjithė zemėr se pjesėmarrja juaj nė kėtė mbrėmje mė nderon dhe mė rritė tej mase emrin tim. Rrallėherė e kam ndier veten mė tė pėrmbushur me dashuri e respekt njerėzor se sonte, i rre-thuar me kaq miq tė sinqertė e tė shtrenjtė, pa tė cilėt do tė isha shumėherė mė i varfėr shpirtėrisht. Pėr mua dhe familjen time, kjo mbrėmje ėshtė jo thjesht e madhė-shtisė sime, por ėshtė mbrėmje e miqėsisė dhe afrimit nė mes meje e juve, e respektit pėr njėri-tjetrin, pa dallime krahinore e tė tjera”, ėshtė shprehur ai, duke shtuar se “mbase kultura, letėrsia, arti, muzika, kėnga, sporti e kanė kėtė mision”.
Gjonaj ka thėnė se ėshtė jashtėzakonisht i lumtur qė pėrmes shkrimit ka mundėsinė t'i bėj krenarė adhuruesit, shokėt dhe miqtė e tij.
“Kėtė mund ta bėj vetėm pėrmes tė shkruarit, qė unė e kam mė shumė pasion, dėshirė e nevojė sesa profesion. Ata qė mund tė kenė ndjekur shkrimet e mia, kanė vėnė re se unė shkruaj pėr popullin tim tė shumėvuajtur nė hapėsirėn mbarėshqiptare”, ka thėnė ai.
Me kėtė rast, janė lexuar edhe mesazhet e urimit qė i kanė mbėrritur autorit nga disa miq me rastin e pėrurimit tė librave.
Gjekė Gjonaj ėshtė autor i shtatė librave. Pėrpos tri librave qė janė pėruruar, ai ka botuar mė herėt librat: “Prekė Cali, piramidė e kufijve tė Shqipėrisė” (monografi), “Njėmendėsi shqiptare“ (35 intervista me personalitete tė shquara), “Gjurmėve tė kohės” (pėrmbledhje shkrimesh publicistike) dhe ”Shqipet e maleve” (Jeta e shqiptarėve nė zonat malore nė Malin e Zi).
Pėrurimi ėshtė organizuar nga Shoqata e Artistėve dhe Intelektualėve “Art Club”, kurse librat janė botuar me mbėshtetjen e Fondit pėr Mbrojtjen dhe Realizimin e tė Drejtave tė Pakicave.
Nė fund tė pėrurimit, autori ka ndarė libra falas pėr tė pranishmit.

Botoi KOHA JAVORE nr 851, 14 shkurt 2019:24-25