KOHA E ADMINISTRIMIT NGA AUSTRO-HUNGARIA PĖRKUJTOHET

 

Shkuan Ismet Kallaba

Ulqin – Me rastin e shėnimit tė 100-vjetorit tė Luftės sė Parė Botėrore, Kuvendi i Komunės sė Ulqinit organizoi mė 10.11.2018, nė hotelin “Mediteran”, tribunėn shkencore me temė “Shqiptarėt dhe Lufta e Parė Botėrore”. Lidhur me kėtė temė kanė kumtuar studiuesit dr. Elena Kocaqi dhe dr. Nail Draga.
Nė kumtesėn e saj “Administrimi i Shqipėrisė nga Austro-Hungaria (1916-1918)”, Kocaqi ka folur mbi rolin qė ka luajtur Austro-Hungaria, fillimisht nė krijimin e shtetit shqiptar, mė pas pėr mbrojtjen e dhe administrimin e tij gjatė viteve 1916-1918. Ajo ka thėnė se ne sot nuk do tė kishim njė shtet shqiptar politik nėse Austro-Hungaria nė atė kohė nuk do tė vinte veto pėr krijimin e tij.
“Edhe vendosja e kufijve veriorė, kufijve jugorė, statusit juridik tė Shqipėrisė mė 1913 ka qenė njė luftė e jashtėzakonshme e Austrisė, njė luftė jo vetėm diplomatike, por edhe me mobilizim ushtarak dhe me kėrcėnim”, ėshtė shprehur Kocaqi. Sipas saj, duke pasur kėtė rol nė krijimin e shtetit shqiptar, Austro-Hungaria nuk ėshtė parė si armike nė Shqipėri, por “ėshtė pritur pothuajse me lule”. Studiuesja ka nėnvizuar se pas hyrjes nė Shqipėri nė janar tė vitit 1916, “Austro-Hungaria gjeti njė vend nė anarki dhe brenda gjashtė muajsh vendosi paqen nė tė gjithė vendin”.
Kocaqi ka nėnvizuar se Austro-Hungaria ka bėrė njė numėr tė madh investimesh nė fusha tė ndryshme nė Shqipėri, pėrfshirė rrjetin rrugor, dhe se pėr dy-tre vite kanė arritur ta vendosin shtetin shqiptar nė disa binarė.
“Mendoj se ka qenė njė fat shumė i madh pėr Shqipėrinė qė pati njė mik tė tillė. Nėse do tė kishte zgjatur edhe pesė vjet, do tė kishte qenė njė model i administrimit tė Shqipėrisė nė anėn politike, qė do tė kishte lėnė gjurmė pozitive edhe sot”, ka theksuar ajo, duke pėrfunduar se nė historinė e njerėzimit nuk njeh ndonjė pushtues i cili tė kėrkojė tė rrisė ndėrgjegjen kombėtare tė popullit qė ka pushtuar dhe pėr ta mbrojtur atė.
Ndėrsa dr. Nail Draga nė kumtesėn e tij ka trajtuar rolin e Austro-Hungarisė nė hapjen e shkollave shqipe nė Mal tė Zi (1916-1918). Ai ka thėnė se pasi qė Austro-Hungaria e pushtoi Malin e Zi nė janar tė vitit 1916 dhe pas vendosjes sė pushtetit tė tyre administrativ, shqiptarėt njohėn disa liri qė i kishin tė mohuara nga Mali i Zi, si: pėrdorimi i flamurit kombėtar, pjesėmarrja nė administratėn civile lokale, arsimimi nė gjuhėn shqipe. Sipas tij, “zhvillimet arsimore nė periudhėn 1916-1918 janė nga njėra anė shprehje e synimeve politike, ushtarake, fetare e kulturore tė monarkisė austro-hungareze dhe nga ana tjetėr, shprehje e dėshirave dhe kėrkesave tė popullit shqiptar qė tė shkollohet nė gjuhėn e vet amtare”.
Draga ka thėnė se me kėrkesė tė popullatės shqiptare dhe me interesimin e komandave austro-hungareze filluan tė hapen shkollat nė gjuhėn shqipe nė viset shqiptare, nga Ulqini nė jug deri nė Rozhajė nė veri dhe se deri nė fund tė qershorit tė vitit 1917 funksionuan 23 shkolla nė gjuhėn shqipe.
“Komanda austro-hungareze urdhėron qė tė mėsohet gjuha shqipe nė tė gjitha ato vende ku gjenden shqiptarėt nė mėnyrė qė, siē shkruante shtypi i kohės 'qė shqiptarėt tė mbesin shqiptarė e kurgja tjetėr'”, ka theksuar ai, duke shtuar se “pėr tė siguruar mėsues, komanda austro-hungareze mobilizoi arbėreshėt e Zarės, tė cilėt i vendosi para alternativės: o ushtarė nė front, o mėsues nė shkollat shqipe nė Mal tė Zi”.
Studiuesi Draga ka thėnė se ndonėse kėto shkolla punuan njė kohė tė shkurtėr, “pa dyshim ishte ky njė kontribut me vlerė pėr arsimin e shqiptarėve dhe zgjimin e dashurisė pėr gjuhėn shqipe, kulturėn dhe historinė e popullit shqiptar”.
Ai ka pėrfunduar duke thėnė se pėr kėto arsye, “koha e Austro-Hungarisė dhe e mėsuesve tė angazhuar nė procesin mėsimor, nė shkollėn nė gjuhėn shqipe, do tė pėrkujtohen pėrherė me admirim sepse ata vunė gurthemelin e parė tė mėsimit nė gjuhėn shqipe nė viset shqiptare nė Mal tė Zi”.
Nė emėr tė organizatorit, tė pranishmit i ka pėrshėndetur kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Ulqinit, dr. Ilir Ēapuni,
“Kontributi im nė kėtė mbrėmje ėshtė qė kam ilustruar dy kumtesat, pa u koordinuar fare me tė dy shkencėtarėt... E kam bėrė kėtė qėllimisht. Unė kam njė arkiv shumė tė pasur fotografik, mirėpo i kam zgjedhur disa sekuenca nga hyrja e Austro-Hungarisė nga Mali i Zi, kalimi nė Liqenin e Shkodrės, kalimi nė Shkodėr, deri nė Durrės. Sepse aty shihen edhe anijet ulqinake, shihen edhe disa ulqinakė nė fotografi, dhe shihen edhe disa afishe tė cilat kanė qenė tė ndara nėpėr qytet, edhe nė Ulqin”, ėshtė shprehur ndėr tė tjera Ēapuni.
Ai ka thėnė po ashtu se ky tubim shkencor na pėrgatit edhe pėr 100-vjetorėt e ardhshėm qė po vijnė.
Gjatė aktivitetit, pianistja Merita Subashiq – Shabanoviq ka luajtur nė piano disa pjesė tė muzikės klasike.
100-vjetori i Luftės e Parė Botėrore, si njė ngjarje me pėrmasa ndėrkombėtare, ėshtė shėnuar nė vende tė ndryshme me veprimtari tė shumta. Lufta e Parė Botėrore pėrfshiu pothuajse tė gjithė botėn, nga viti 1914-1918, duke u marrė jetėn mbi njėzet milionė njerėzve.
Botoi KOHA JAVORE nr 840, 15 nėntor 2018:18 - 19

 


Ndihmuan revistėn BUZUKU 51
(Renditja si mbas abecedės)

Don Gabriel Grabanica, Kisha Katolike nė Braticė-€400
Gjergji Kolsė Luksė Macit Lukė Pįlit – Pecaj, Salē/Mali Bardhė, Ulqin, tash Ft.Lauderdale,
Florida, Amerikė-$100.
Nga shitja-€170.
.


Kush sulmohet

Rėnia nė sy ėshtė barrė. Krishti u kryqėzua sepse u dallua, Muhamedi u pėrndoq kur tregoi se engjėlli i zbuloi vargje tė Kuranit. Prandaj, ka njerėz qė heshtin, fshihen, zhduken sepse nuk duan vuajtje. Tė pakėt janė ata qė guxojnė tė ngrehin zėrin dhe pranojnė tė bėhen shembuj me veprime tė mira, apo bėhen pre e njerėzve tė plogėsht

(Astrit Lulushi, Uashington).