SHKOLLA – PSE N'GJUHĖN SHQYPE*

 

Shkrimi isht n'shqypėn shestanase.

Tė neruem Krythnjȃne dhe Krythnjȃnė, ju lutėm, lexone ket shkrim, isht pėr t'mirėn tuej, t'shestanasve.
Sikur shpia qi e do temelin e fortė pėr me u qinrue dridhjeve, ashtu edhe shkollimi e do temelin e sigurt qi garanton pėrparimin, e ky isht msimi n'gjuhėn e familjes. Domethȃnė, nji fmive tonė u duem t'mirėn, duhet me i shkollue n'gjuhėn e nȃnsė.
Shkollimi n'gjuhėn shqype, n'gjuhėn e prinve, n'gjuhėn e nansė dhe t'babsė, n'gjuhėn e gjyshave dhe stėrgjyshave i ka disa pėrparsi, ka disa t'mira me rȃnsi:
1.Na mson me nerue t'partė e vet, rrȃnxėn e vet dhe vetveten,
2. Na mson me nerue fisin e vet, gjakun e vet, komin e vet,
3. Na mson me nerue dhe me i ruejt hadetet e veta, traditat e veta,
4. Na mson me e pengue shkomtarizimin e bijve dhe bijave tona, nipave dhe mesave tona.
5.Na mson me e dashė dhe me e nerue gjuhėn e vet, gjuhėn e t'parve tonė,
6.Na e bįn shum mȃ t'kollajtė msimin; dija zotnohet shum mȃ shpejtė n'gjuhėn e vet sesa n'gjuhėn e huej, pra e ke t'siguruem pėrparimin n'shkollim.
Pėrparsinė e funit, e kjo ka shum rȃnsi, e sqaruen Kranja dhe Ana e Malit. Ata po shkollohen n'gjuhėn shqype, n'gjuhėn e vet, ashtu qi shumė mȃ mirė pėrparuen se shestanasit qi u shkolluen n'gjuhė t'huej, n'gjuhėn malazeze.
Pėrkujtojmė, mė 1971, kishte banorė Kllezna 691; kurse 5 katunet tjera: Krruēi 196, Krytha 175, Salēi 200, Kullomza 363 dhe Bratica 397; gjithsejt 1.331 banorė, pra, pak mȃngut se dyfish Kllezna. Mir'po, Kllezna ka dhȃnė 46 vetė me fakultet, kurse kta 5 katune dhȃnė 24, gati dyfish mȃ pak se Kllezna. Kllezna dha edhe 14 msues, pėrkthyesin e BIBLĖS dom Simon Filipaj, arqipeshkvin e Durrsė-Tirȃnsė - dom Rrok Mirditėn.
Shkolla shqype nė Braticė u hap mė 1968 dhe punoi deri mė 1976, pra 8 vjetė, dhe 5 prej ktyne nxȃnsve e kryen fakultetin; kurse u desh me kalue 56 vjet qi 5 nxȃnsė t'shkollimit n'gjuhėn malazeze tė kryejnė fakultetin.
Ktu shihet qartė pėrparėsia e shkollimit n'gjuhėn e nȃnsė, nė gjuhėn e familjes, pra ju lutėm si Zotin, KRYTHNJȂNE dhe KRYTHNJȂNĖ t'nershėm t'Krythės Ulqinit, katun i banuem vetėm me shqiptarė, do tė ishte mirė, qi msimi nė shkollė t'bȃhet n'gjuhėn shqype, e jo, si po bȃhet deri tash (mė 30.12.2018) n'gjuhėn malazeze.
Nji ja duen t'mirėn shqyptarve, edhe pushteti i Malit t'Zi, ose Ministria pėr Arsim dhe Shkencė duhet me veprue, qi shkolla t'punojė n'gjuhėn e nȃnsė. Pėr ket veprim t'mirė kishin me kjenė mirnjohės brezat e ardhshėm. Pėrnryshe, kur bȃhen shpenzime pėr shkollim, isht m'kat qi thmitė t'fitojnė dije sakate.
*Shih Buzuku 1/2001:10 & Pėrmbledhje vlerash njerėzore, Ulqin 2018:177.
Pėrgatiti Sima'j Gjonit Niksė Kol'Niksė Dobreci


 

Ē’thonė burimet pėr Dardaninė e antikitet dhe tė mesjetės

 

Shkruan: prof. Dr. Jahja Dranēolli, Fakulteti Filozofik, Prishtinė

Kartografia e kohės antike, veēanėrisht, “Tabula Peutingeriana” dhe “Gjeografia Ptolomeut” ofrojnė tė dhėna pėr shtrirjen gjeografike tė Dardanisė, qė mund tė ndiqet pėrmes kufijve veriorė Novi Pazar-Nish, e gjithė treva e Kosovės dhe e Maqedonisė Veripėrendimore me kryeqendėr, Scupin. Nė kėtė kuadėr, ndonjė studiues ka bėrė pėrpjekje qė tė pėrkufizonte edhe kufirin etnogjeografik tė Dardanisė, kufij ky qė mund tė ndiqet pėrmes kufijėve Perėndimor sipas linjės sė sotme Gjakovė-Pejė-Novipazar-Ivanjicė-Ēaēak, e cila ishte njėkohėsisht edhe kufiri i provincės. Nė Lindje ndėrkaq, kufirin e Dardanisė duhet kėrkuar nga pozicioni Kumanovė-Vranje, deri nė rrethet e Remesianės (Bela Palanka e sotme) te lumi Nishava. Kufiri Verior ėshtė shtrirė mbi rajonin e qytetit Naissus. Nė mbėshtetje tė kėsaj bėn fjalė edhe njė njoftim i Ptolomeut tė pėrmendur mė lartė, sipas tė cilit, Scupi (Shkupi) ishte qendėr e Dardanisė, ndėrsa Naissus (Nishi) ishte njėri ndėr katėr qytete tė Dardanisė, njoftim ky qė pajtohet deri diku me pohimet e Plinit, sipas tė cilit, lumejtė e njohur Margus, Timachus dhe Pingus rrjedhin nga Dardania (Plin. Naturalis Historia, lib. III, 149: “Flumina clara e Dardanis Margus, Pingus, Timachus”). Ndėrkaq, sipas njė monumenti epigrafik ku pėrmendet Dea Dardania, tė zbuluar nė vendin Kamenica, nė mes tė Kragujevacit dhe Milanovcit tė Epėrm, mund tė dyshohet se kufiri i Dardanisė shkonte edhe mė nė veri nga kufiri, tė cilin e pėrcaktonin, Ptolomeu dhe Plini.
Nga kapėrcyelli i shek. III, respektivisht nė vitin 297 perandori Dioklecian pasi qė kishte reformuar adminsitratėn romake, Dardania paraqitet si provincė nė vete, provincė kjo e cila dėshmohet nga njė mbishkrim i zbuluar nė Romė: [Nai]sso Darda(niae). Ėshtė pėr tė vėnė re se, Provinca e Dardanisė pėrfshinte nė verilindje kėto qytete: Naissus, Remesiana (Bela Palanka e sotme), Justinopolis (Cariēin Grad i sotėm), dhe Serdica (Sofia e sotme), qendra kėto, tė cilat do tė bėhen edhe qendra kryesore administrative tė Dardanisė. Pėr ta zbardhur sa mė mirė kėtė ēėshtje lypset tė ndalemi edhe nė tė dhėna tė autorėve dhe burimeve tė antikitetit tė vonė dhe bizantinė.
Dardania mund tė pėrcillėt dhe gjatė gjithė mesjetės pėr tu afirmuar sidomos nė epokėn e Humanizmit dhe tė Rilindjės europiane. Sė kėtejmi e ndeshim ē’prej kapėrcyellit tė shek. III, dhe sidomos pas ndarjės sė Perandorisė Romake nė vitin 395; nė vitin 618, sipas Miracula Sancti Demetri, qyteti i Nishit (Naissus), Shkupit (Scupi), e ndonjė qytet tjetėr ishin pjesė pėrbėrėse tė Dardanisė si formacion politiko-shoqėror. E tillė ishte Dardania dhe gjatė Mesjetės, sidomos dendur do ta ndeshim nė kartografinė botėrore tė epokės sė Humanizmit dhe Rilindjės europiane!