PERSONALITET ME DINJITET PROFESIONAL DHE KOMBĖTAR

 

Shkruan Dr.Nail Draga

Nė botėn kulturore, shoqėrore dhe profesionale janė tė rrallė personat tė cilėt janė bėrė shembull pėr mjedisin ku kanė jetuar dhe punuar. Angazhimi profesional dhe qėn-drimi intelektual ndaj dukurive tė ndryshme shoqėrore mbetet dukuri me qasje tė veēantė vetėm pėr personat me dinjitet shoqėror dhe kombėtar. Dhe njė epitet tė tillė e gėzon njė personalitet i rrallė i mjedisit tonė e ky ėshtė Nderi i Kombit, dr.Simė Dobreci.
Ditė mė parė doli nga shtypi libri mė i ri i dr. Simė Dobrecit Pėrmbledhje vlerash njerėzore, botuar nga Diti-Oli, duke i ofruar opinionit tė gjerė njė botim interesant me njė gamė tė gjerė informa-cionesh.
Libri nė fjalė nė sajė tė lėndės sė prezantuar ėshtė i rrallė sepse paraqet njė pėrm-bledhje punimesh tė autorit por edhe tė autorėve tė tjerė pėr atė. Artikujt e tillė janė botuar mė parė nė revistėn BUZUKU, Koha Javore si dhe nė revistėn DIJA.
Libri ėshtė i ndarė nė dy pjesė, ku e pjesa e parė ka tė bėjė me publikimet qė kanė pėr temė gjuhėn shqipe, traditėn dhe historinė e popullit shqiptar qė jetojnė nė territorin e sotėm tė Malit tė Zi. Ndėrsa pjesa e dytė ka tė bėjė kryesisht me shkri-me, polemika dhe vlerėsime pėr aktivitetet e ndryshme kulturore dhe shkencore.
Duke qenė themelues dhe kryeredaktor i revistės BUZUKU, nga viti 2001 e deri mė tash opinionit i ka ofruar njė arkiv tė dhėnash me qasje shumėdimensionale, qė para-qesin njė thesar tė diturive albanologjike. Nė sajė tė hulumtimit disavjeēarė me plot pasion pėr vendin e origji-nės sė tij autori na ka ofruar tė dhėna pėr Shestanin nė veēanti e Krajėn nė pėrgjithėsi, qė do mbesin si testa-ment pėr brezat e ardhshėm.
Nga gama e gjerė e artikujve dhe rrėfimeve tė publikuara varėsisht prej interesimit tė lexuesve tė ndryshėm mund tė zgjidhėn pjesė apo informata tė cilat kanė qenė tė panjohura pėr opinion e gjerė.
Nė kėtė aspekt personalisht dua tė veēoj dokumentin pėr popullsinė shqiptare katolike te Braticės nė vitin 1944, punuar nga dom A.Tokiqi, pastaj me mjaft interes janė tė dhėnat pėr popullsinė e Pinēit nė vitet 1945-1950 dhe 2008, ku pėr njė periudhė prej gjashtė dekadash popullsia e kėtij fshati nėn Rumi nga 174 banorė nė vitin 2008 bie nė 18 banorė, ndėrsa tash kanė mbetur rreth dhjetė banorė, nga del se kemi njė shpopullim tė plotė qė ka tė bėjė me Anėn e Sipėrme tė Krajės ku bėn pjesė zona e Shes-tanit. Me mjaft interes janė edhe toponimet e Braticės dhe tė Pinēit e sidomos regjistri dhe emrat e luftėtarėve nė Luftėn e Dytė Botėrore nga Bashkėsia lokale e Braticės. I tėrė angazhimi i dr.Simė Dobrecit nė kėtė mision sa infor-mativ, ėshtė edhe kombėtar, duke dėshmuar identitetin shqiptarė tė personave pėrkatės nė kėto vend-banime, tė cilėve administrata e kohės i ka paraqitur me pėrkatėsinė kombėtare sllave.
Nė libėr prezantohen ēėshtje tė kohėrave tė kaluara por edhe tė ditėve tona qė janė intriguese pėr lexuesit. Dhe tė gjitha janė shėnuar me plot saktėsi nė gjuhėn lokale te tė folmes sė Shestanit, me qellim qė tė ruhet auto-entiteti i tė folmes lokale nė gjuhėn shqipe. Me njė veprim tė tillė dr.Simė Dobreci si rrallė kush ruan kujtimet dhe ka nostalgji pėr vendin e origjinės sė vet, i cili fatkeqėsisht e ka pėrfshi fenomeni shpopullimit demografik, ku si i tillė do tė mbesė nė kujtesė tė gjeografisė historike.
Nga lėnda e prezantuar nė kėtė botim del qartė shqetėsimi i vazhdueshėm i autorit pėr tė kalu-arėn dhe tė tashmen e popullsisė shqiptare tė Shestanit, nė veēanti humbjen e identitetit gjuhėsor dhe kombėtar nė sajė tė politikės asimiluese nga shek.XIX e deri nė ditėt tona.
Nga njė politikė e tillė asimiluese nė shėnjestėr ishte edhe dr.Simė Dobreci ku nga gazeta “Politika” e Beogradit ėshtė cilėsuar si malazezi cili u konvertua nė shqiptar, qė dėshmohet me fotokopjen e artikullit nga gazeta nė kėtė botim. Dhe njė qėndrim i tillė antishqiptar nga kjo gazetė nuk ishte rastėsi, sepse popullsia shqiptare e Shes-tanit vazhdimisht ėshtė trajtuar si sllave nga politika shtetėrore, sepse identiteti shqiptar i kėsaj popullsie pėr ata ishte i papranueshėm.
Nė kėtė aspekt kemi tė dhėna me interes nė kėtė botim me dėshmi autentike dukuri kjo e cila ka marrė pėrmasa shqetėsuese, sidomos pėr shestanasit e vendosur nė Tivar e gjetiu nė Mal tė Zi. Por, rasti i arbėreshėve tė Zarės ėshtė njė dėshmi sfiduese ndaj asimilimit dhe origjinės sė tyre shqiptare edhe pse tė shpėrngulur tre shekuj mė parė nga Shestani, Ljarja e Brisku, qė nuk mund tė thuhet pėr shestanasit e ditėve tona tė cilėt po tjetėrsohen kombėtarisht.
Shumė emocionuese nė kėtė botim ėshtė njė letėr dėrguar vite mė parė dr.Simė Dobrecit, pėrkatėsisht revistės BUZUKU, nga njė arbė-nesh i lindur nė Nju Jork nga prindėrit arbėnesh nga Zara e Kroacisė, nga tė cilėt ka trashėguar origjinėn dhe tė folmen arbėnisht, i cili dėshmon krenarinė e origjinės sė tij shqiptare, duke qenė model pėr kohėn tonė, pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė nė vend dhe nė diasporė.
Duke analizuar veprimtarinė e tėrėsishme tė dr.Simė Dobrecit, del qartė se ai mbetet njė shkollė e madhe pėr tė mėsuar dashurinė pėr njerėzit, vendlindjen, popullin e vet si dhe vlerat e trashėgimisė etno-kulturore.
Dhe nė fund e them pa hezitim se dr.Simė Dobreci me punėn e tij profesionale, pasionin, qėndrimin parimor shoqėror, intelektual e atė kombėtar, do tė mbesė shembull pėr kohėn tonė dhe brezat qė do tė vijnė pas nesh.

Lexuar mė rastin e pėrurimit tė librit nė Ulqin, mė 22.12.2018.

Botoi KOHA JAVORE nr 848, 24 janar 2018:20-21& KOHA DITORE, Prishtinė, 25.01.2019