SHPRONĖSIMI I VALDANOSIT

 

Pa u konsultua dhe kundėr vullnetit tė pronarėve tė ullishtės, organet qeveritare tė Malit tė Zi, mė 17.01.1978, prunė vendimin dhe e bȃnė shpronėsimin e Valdanosit. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e tokės tė 204 familjeve, qė u shpronėsua ėshtė 937.739 metra katror me 17.825 rrȃnxė (rrėnjė) ullinj me tė gjitha pemėt tė jugut dhe kontinentale.
Si arsyetim ishte: Duhet tė ndėrtohet baza ushtarake pėr mbrojtje tė R.S.F. Jugosllavisė prej sulmit eventual nga deti. Pronarėve tė shpronėsuar u ėshtė paguar njė kompensim qesharak, dhe ai 'n'daē merre, n'daē lé'. E pronarėt: 'mȃ mirė diē se hiē'. Nė atė kohė u bȃ presion i madh psikik nė pronarėt. Tė frikėsuam, ata nuk patėn guxim tė ankohen.
Ullishta e shpronėsuar nė Valdanos nuk u shfrytėzua pėr qėllimin qė u mor; nuk u ndėrtua objekti ushtarak me karakter tė pėrhershėm. Ullinjtė mbeten pa zot, pa njeriun qė mė dashuri kujdeset pėr ēdo ulli, u lanė qė t'i shkretojė koha. A nuk ėshtė mėkat i madh tė shkatėrrohen ullinjtė e shenjtė? Organet qeveritare dȃmtuen Malin e Zi, vetveten, por sidomos pronarėt e vėrtetė t'ullishtės, e ata ishin ma t'shumtėn shqyptarė.
*Gjatė studimit n'Beograd disa herė takohesha me studentin Miko Nikoliq. Qe nji hoke e tij: 'A dini si jena na Serbėt. Na lusim Zotin qė komshinė, Bugarin ta qorronje. Zotit ju mėrziten lutjet e tona dhe tha: “Kam me ja qorrue sytė Bugarit, nji kjothtė qi pranon me t'i qorrue edhe ty”. Serbi u pėrgjigj: “Ani, mi qorro edhe mue”. Kshtu po vepron, ndoshta , edhe pushteti i Malit t'Zi.

*Kuvendi komunal i Ulqinit, nė mbledhjen mė 30.03.2007, pruni vendim qė t'u kthehet ullishta pronarėve tė mėparshėm (shih “Sl. list RCG opštinski propisi” nr 18/07 mė 18.05.2007).
Kaluan 40 vite prej shpronėsimit tė ullishtės, e pse deri sot, mė 3.11.2018, ende nuk po u kthehet ullishta pronarėve tė vėrtetė, atyre qė iu morėn nė mėnyrė tė dhunshme?
*Nji mashtrim. Mė kujtohet nji mbledhje pėr kthimin e ullishtės sė Valdonosit nė sallėn e komunės sė Ulqinit, ku ishin tė pranishėm zotni Nazif Cungu, atėherė kryetar i komunės sė Ulqinit dhe zotni Batko Gjakonoviq, ish-kryetar i komunės sė Ulqinit. Organizuesit e mbledhjes kėrkuan qė pronarėt e ullishtės t'u paguajnė avokatėt pėr nji ulli nga gjysmė euro. Propozimin e pėrkrahėn me fjalim nė foltore zotni Nazif Cungu dhe zotni Batko Gjakonoviq. Pak dit mas ktij takimi, paguem mė 15.11.2017 (e ruaj vėrtetimin) shumėn e caktuar nė Bankėn hipotekare, llogaria rrjedhėse 520-18477-31, tė cilat do tė shkojnė pėr avokatėt e Shoqatės ulqinake pėr kthim dhe mbrojtje. Nuk kuptuam atėherė qė kjo ishte vetėm njė mashtrim.
*Shpronėsimi i ullishtės shkaktoi zvogėlimin e vendeve tė punės, shqyptarėt me tė madhe po ikin prej tokave tė veta, qė ia u lanė tė parėt, gjyshat e stėrgjyshat. Kjo ėshtė, ndoshta, “Pastrim i heshtun etnik”, si thotė Dr Nail Draga. Mjerė Mali i Zi kur tė mbes pa shqyptarė! Edhe kujt tjetėr do t'ia “mundėsojė” me ikė prej kėsaj toke tė mrekullueshme, mė tė bukur se Zvicra, e cila nuk ka luftua pėr tė pasur detin?

Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci
 

DĖMTIMET EKONOMIKE T'ULQINIT

Ndėrmarrjet mȃ tė fuqishme t'Ulqinit: Kryporja, “Riviera e Ulqinit”, “Agro Ulqini”, “Primorje” e tjera i shkatėrruan, si edhe hotelet “Galeb”, “Lido” dhe shumė objekte tjerė.
Ulqini nuk lejohet tė administroj Adėn (grykėderdhjen e lumit Buna), e poashtu as edhe bregdetin e vet, ajo menaxhohet nga organizata “Morsko Dobro”, (“Tė Mirat Detare”, pėr ulqinakėt 'Tė Kėqijat Detare'), e vendosun nė Budve. Dhėnia me koncesion e pronave nė Mozhur, Mal tė Brisė, Shas e tjera janė shfrytėzim ekonomik i komunės sė Ulqinit.
Nė komunėn e Ulqinit, tė gjitha kėto veprimtari e dobėsojnė ekonominė, e varfėrojnė popullin, e rrisin emigrimin e tė rinjve, sidomos tė shqyptarėve.
Kjo gjendje e mjerueshme ėshtė, si duket, pasojė e politikės jonjerėzore tė pushtetarėve tė Ulqinit dhe tė Malit tė Zi, tė cilėt, besoj, mendojnė e punojnė vetėm pėr interesat vetjake, e jo pėr tė mirėn e votuesve dhe tė popullit vet. E populli, votuesit pėr t'keqen e vet, po rrehen, po shiten pėr pak para, po i beson rrenave tė kandidatėve pėr vendet udhėheqėse.
Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci

 

SHPRONĖSIMI I FUSHĖS SĖ ULQINIT

Fusha e Ulqinit ėshtė e dobishme dhe e pėrshtatshme pėr bujqėsi, blegtori e pemėtari. Edhe atė e shpronėsoi pushteti komunist “popullor” nė mėnyrė tė njėjtė si ullishtėn e Valdanosit, por mȃ vonė ajo u kthye pronarėve tė mȃparshėm. Nuk kaloi shumė kohė e pėr Fushė tė Ulqinit u bȃ plani urbanistik qė aty tė shtrihet qyteti pa pėlqimin e pronarėve. A ishte kjo ideja dhe vendimi i pushtetarėve tė Komunės sė Ulqinit!? Mȃ s'pari, shpia nė fushė, mund tė thuhet shtėpia nė ujė, ku kėrcėnojnė pėrmbytjet dhe lagėshtia e tepėrt, nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr banim.
Ndėrtimet nė Fushė tė Ulqinit janė gabim i madh, dobėsohet ekonomia e krejt Ulqinit, pakėsohen vendet e punės, braktisin vendin e vet tė rinjtė, sidomos shqiptarėt, ata zhduken nėpėr botė si krypa nė ujė. Ulqini ka sipėrfaqe tjera pėr ndėrtime, pėr shembull nė Menėr e nė Gjerana, nė ē'mėnyrė nuk dobėsohet por fuqizohet ekonomia e Ulqinit.
Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci