LIBRI I NAIL DRAGĖS “ETNIA DHE HAPĖSIRA”

 

Shkruan Nikollė Camaj

Libri i doktor Nail Dragės “Etnia dhe hapėsira” i promovuar nė Tuz tė Malėsisė, mė 12. 12. 2018, paraqet njė pėrmbledhje kumtesash, tė prezan-tuara nė raste tė ndryshme, konferenca shkencore, simpoziume, tubime e manifestime, dhe tė botuara mė parė, nėpėr revista e gazeta tė ndryshme.
Nė tė gjitha 11 kumtesat, rrahėn probleme tė shumta qė kanė tė bėjnė me popullin shqiptar nė Malin e Zi, me hallet e tyre, qė nuk janė tė reja, natyrisht edhe me plagėn kryesore, boshatisjen e vendit nga banoret dhe tkurjen e hapėsirės etno-gjeografike shqiptare, tė plani-fikuar dhe zbatuar, herė me dhunė e herė me politikėn ekonomike dhe demografike.
Kumtesa e parė mban titullin “Ndryshimet demografike nė pjesėn veri-perėndimore tė hapėsirės etnogjeografike shqiptare, shekulli XIX”, dhe ėshtė prezantuar nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, mė 18. 06. 2014.
Nė kėtė kumtesė Draga bėn njė krahasim tė gjendjes, nė hapėsirėn qė pėrfshinte dy sanxhaqe, atė tė Shkodrės dhe tė Krujės, para dhe pas Kongresit tė Berlinit, me ē'rast na njofton me faktin se Kongresi i Berlinit ishte ai qė solli deri te ndryshimet nė hartėn e Evropės Juglindore, nė dėm tė trevave shqiptare, e nė favor tė shteteve tė posaformuara, Malit tė Zi dhe Serbisė.
Kėtu edhe fillon dekompozimi politik i shqiptarėve, i cili do tė vazhdojė deri nė fund tė luftės sė parė botėrore. Nė kėtė pjesė autori na sjell tė dhėna numerike mbi kėto ndryshime territoriale e demografike, si edhe mbi strukturėn e popullsisė, ashtu siē ishte nė atė periudhė. Kėshtu, pėr shembull nė kėtė kohė, viti 1861, Tivari kishte 270 shtėpi, ku ortodoks ishin vetėm 35, ndėrsa Ulqini, nga 456 shtėpi, ortodokse kishte vetėm dy. Kėtė e vėrteton edhe njė depeshė e Simo Popoviqit, guvernatorit tė parė malazias nė Ulqin, nga njė kumtesė tjetėr e Dragės, i cili nėnvizon faktin se “kėtu ndihet i huaj”.
Struktura e kėtillė demografike ndryshon shpejt, pasi qė kėto treva i ndahen Malit tė Zi, madje edhe pėr shkakun se shqiptarėve qė kishin ikur nė Shkodėr u refuzohet mundėsia e kthimit nė shtėpitė e veta. Kėto tė dhėnė Draga na e sjell nga raporti i Kirby Green, konsullit anglez nė Shkodėr.
Kumtesa e radhės i kushtohet luftės pėr Tivarin, sipas autorit Spiridon Gopēeviq, i cili e trajton si njė luftė pėr zgjerim territorial tė Malit tė Zi, nė kurriz tė tokave shqiptare, prej nga po tėrhiqej i sėmuri dhe i stermunduri i Orientit, Perandoria Otomane. Kėtu bėhet fjalė pėr dimensionet e gjėra tė luftės antiturke, nė shumė fronte, me plot tė dhėna pėr tė vrarė e tė plagosur, por nė fokus tė vėmendjes mbete rrethimi dhe rėnia e Tivarit.
Gopēeviq shkruan, e Draga na e pėrcjell, faktin se nė Tivar, malazezėt fituan njė grumbull gėrmadhash, ēka mė sė miri dėshmon se pėr ē'farė lufte ishte fjala. Mali i Zi kishte hedhur mbi 10.000 gjyle topi. Se qyteti ishte shndėrruar nė rrėnoja pohon edhe Antonio Balldaci, rrėnoja bile qė malazezet i ruajnė si tė tilla, pėr tė dėshmuar triumfin e vet.
Nė vazhdim sillen dėshmitė e Gopēeviq, si dėshmitar okular, pėr protestat e popullatės vendase, pėr shkak tė aneksimit nga Mali i Zi, me ē'rast spikat qėndresa e popullit shqiptar.
“Ēėshtja e Ulqinit dhe gjeopolitika e fuqive tė mėdha” ėshtė titulli i kumtesės tjetėr, tė cilėn Draga e kishte paraqitur nė Konferencėn shkencore kushtuar Lidhjes sė Prizrenit, me rastin 130 vjetorit tė sajė.
Nė kėtė kumtesė, pėrmes rastit tė Ulqinit, dėshmohen zgjerimi i Malit tė Zi dhe hilet e Evropės, nė dėm tė shqiptarėve. Shqiptarėt, jo vetėm se protestuan kundėr vendimeve tė Kongresit sė Berlinit, por edhe me luftė tentuan tė mbrojnė hapėsirėn e vet. Kėtu pėrmendet rezistenca e Plavė Gucisė dhe lufta e Nokshiqit (dhjetor 1878-janar 1880), pastaj rezistenca e Hotit dhe e Grudės, nė Betejėn e Zharnicės, mė 22 prill 1880. Pas dėshtimit pėr tė marrė kėto krahina, Malit tė Zi i jepet Ulqini, deri te lumi Buna, i cili edhe pėrkundėr rezistencės sė paparė heroike tė popullsisė lokale, nė prani tė forcave ndėrkombėtare, i dorėzohet Malit tė Zi, me 26 nėntor 1880, me ē'rast ai, nga 4400 km katrorė, sa kishte kur u njoftua si shtet, u bė 9475.
Nė Kumtesėn e radhės “Shqiptarėt e Malit tė Zi nė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė”, bėhet fjalė pėr viset shqiptare nėn administrimin e Malit tė Zi, e qė nė kėto krahina tashmė ishin edhe Plava e Gucia, edhe Hoti e Gruda. Kėto vise, edhe pėrkundėr faktit se jetonin jashtė shtetit amė, kishin arritur tė ruanin kontaktet me qendrėn veriore, Shkodrėn. Mirėpo, marrė-veshja serbo-malazeze e Lucernit, nga data 27. 09. 1912, ku ishte nėnvizuar se “atij qė e ēliron njė vend nga turqit, ai vend atij edhe i takon” u jep hapėsirė veprimeve malazeze pėr tė marr Shkodrėn, madje me pikėsynim qė kufiri jugor i Malit tė Zi tė jetė lumi Drin.
Siē dihet, Malit tė Zi iu deshtė tė tėrhiqej nga Shkodra, menjėherė pas aneksimit, por megjithatė u zgjerua dukshėm, nė dėm tė tokave etnike shqiptare. Asgjė mė mirė nuk e ilustron kėtė gjendje se njė karikaturė e ambasadorit amerikan George Williams, e vitit 1913, ku zonjėn Shqipėri po e gėrryenin luani grek, majmuni malazias dhe gjarpri serb, e tė cilėn Draga na e sjell nė faqen 77 tė kėtij botimi.
Kumtesa tjetėr titullohet “Shtrirja territoriale, vendbanimet dhe popullsia shqiptare nė Mal tė Zi”, ku pėrshkruhet territori i banuar me shqiptarė nė kėtė shtet, qė nga Konferenca e Londrės 1913, e nė ditėt tona. Kėtu pėrmenden 5 komuna ku jetojnė shqiptarėt, Ulqini, Tivari, Podgorica, Plava, Rozhaja. Nė vijim kemi numrin e banorėve sipas viteve kur ėshtė bėrė regjistrimi, filluar me vitin 1953. Duke folur mbi admini-strimin lokal, vėrehen edhe ndryshimet e bėra administrative, si edhe ato tė nevojshme, duke potencuar rikthimin e komunės sė Tuzit.
Nė vazhdim Draga sjell tabelėn e regjistrit tė vitit 2003, ku numėrohen vendbanimet shqiptare dhe pėrqindja e popullsisė shqiptare nė to. Nga ky regjistėr del se nga shqiptarėt dominohet vetėm Ulqini, me 89,74%, kurse nė Malin e Zi jetojnė nga 5-7 % shqiptarė, varėsisht nga viti i regjistrimit. Nė vijim gjendet tabela e regjistrimit, pėr vitet nga 1948 deri mė 2003.
Njė kapitull tė veēantė nė kėtė kumtesė, autori ia kushton migrimit, apo shpopullimit, siē e quan Draga, ku spikat fakti se ēdo i treti shqiptar nga Mali i Zi, jeton jashtė vendlindjes, gjė qė dukshėm ka ndikuar nė ndryshimin e strukturės etnike. Shembullin mė drastik e paraqesin Plava e Gucia, ku ndryshimi i strukturės etnike, nga 82,6% nė vitin 1909, ka zbritur nė 26%, nė vitin 2003, e sidomos Rozhaja, aso kohe 86,5% e mė 2003 vetėm 4,32% (fq. 92).
Migrimet vazhduan sidomos pas vitit 1991, ēka i ka dėmtuar rėndė, sidomos Krajėn dhe Malėsinė. Vetėm nė Detroit llogaritet tė ketė mbi 15000 malėsorė, apo 2/3 e numrit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve tė kėtij rajoni. Nė kėtė kumtesė Draga flet edhe pėr emigrimin ilegal dhe vendosjen nėpėr kampe, tė filluar nė vitet e 60-ta, pėrmes Italisė, e pėr tė vazhduar nė vite e 80 deri 2000, pėrmes kanalit tė Meksikos. E gjithė kjo ka pasur si pasojė spastrimin e heshtur etnik tė kėtyre trojeve.
Nė kėtė mėnyrė do tė mund tė flitej edhe pėr kumtesat e tjera, por duke vlerėsuar kohėn tuaj vetėm po i pėrmend; “Ndikimi i rrethanave shoqėrore nė ndryshimin e strukturės kombėtare tė popullsisė nė regjionin Ulqin-Tivar”, pastaj “Disa tė dhėna hartografike dhe demografike pėr Shasin”, ku pėrpos tė tjerash sjellė edhe tė dhėna tė vjetra hartografike mbi kėtė qytet tė lashtė. “Shpopullimi i vendbanimeve shqiptare nė zonat malore”, ku sjellin fakte shqetėsuese mbi “murtajėn e bardhė” ndėr shqiptaret autoktonė nė Malin e Zi; “Regjistri i popullsisė nė Malin e Zi, nė vitin 2003” si dėshmi e njė regjistrimi politizues; vijon “Ēeshtja e mjedisit nė viset shqiptare nė Malin e Zi” ku Ulqinin na del me imazhet e njė bombe ekologjike, si edhe kumtesa e fundit “Infratstruktura si faktor i zhvillimit nė zonėn kufitare Mali i Zi-Shqipėri”
Tė nderuar dashamirė,
“Etnia dhe hapėsira” paraqet njė koleksion punimesh serioze shkencore, tė cilat na ofrojnė njohuri tė karakterit gjeografik, historik, sociologjik, etnografik, politikė etj., mbi etninė tonė kėtu nė Malin e Zi, duke e kuptuar kėtė si njė pjesė tė pandashme tė trungut shqiptar, po i cili fatkeqėsisht, si i ndarė, ka pėrjetuar golgotėn e vet. Libri ėshtė i pasuruar edhe me mjaft ilustrime e fotografi vendesh dhe harta tė nxjerra nga arkiva tė ndryshme. Vlen tė ceket se kumtesat pėrcillen nga rezyme tė shkurta nė shqip, edhe nė gjuhėn angleze.
Pėr to ėshtė shfrytėzuar njė literaturė e begatė, ēka e dėshmon seriozitetin e punės dhe pėr vėrtetėsinė e tė dhėnave qė i sjell ky botim.
Meqenėse fjala ėshtė pėr kumtesa tė prezantuara nė raste tė ndryshme, vlen tė pėrmendet se disa tė dhėna edhe pėrsėritėn, siē janė tė dhėnat rreth Lidhjes sė Prizrenit, Kongresit tė Berlinit, apo rreth ndėrrimit tė strukturės demografike.
Nė fund tė ceki se gjuha e pėrdorur ėshtė e nivelit qė i pėrket njė punimi tė kėtillė, por njėkohėsisht e kapshme edhe pėr lexuesit qė leximin e ka vetėm pasion.


Duke e pėrgėzuar Dragėn pėr kėtė punim serioz, uroj qė tė na dhurojė edhe botime tė tjera!