SHQIPTARĖT PĖR ARBĖNESHĖT E ZARĖS

 

Shkruan Jahja Dranēolli, Fakulteti Filozofik, Prishtinė*

Vepra e Aleksandėr Stipēeviē pėr Arbėreshėt e Zarės u botua nė Ulqin mė 2016.
Nga ky varg i veprave tė pabotuara tė studiuesit Stipēeviq, kėto ditė pa dritėn edhe vepra me titull: “Albanci o Zadarskim Arbanasima / Shqiptarėt pėr Arbėneshėt e Zarės“.
Pėrveē botimit tė njė vargu tė madh tė veprave shumė tė njohura me autor, Akademik Aleksandėr Stipēeviq, angazhimet e tij mė tepėr tė natyrės shkencore – bashkėvepruese kanė bėrė qė kėtij studiuesi tė shquar (pas vdekjes 2015) t'i mbesin nė dorė tė pabotuara edhe materiale pėr shpėrnguljen e arbėneshėve nė Zarė, historinė e tyre nė trevėn e sotme tė Komunės sė Ulqinit dhe asaj tė Tivarit gjatė mesjetės dhe periudhės sė hershme osmane, e ndonjė tjetėr.
Nga ky varg i veprave tė pabotuara tė stu-diuesit Stipēeviq, kėto ditė pa dritėn edhe vepra me titull: “Alba-nci o Zadarskim Arba-nasima-Shqiptarėt pėr Arbėneshėt e Zarės“.
Vepra nė fjalė ėshtė botuar nė sajė tė pėr-kujdesjes sė Famu-llisė sė Braticės sė Ulqinit (Mali Zi), dhe tė famullitarit Dom Gabriel Grabanica.
Veprėn qė e kemi nė dorė dhe jemi duke e shfletuar ėshtė botuar krahas nė dy gjuhė, kroatisht dhe shqip (shqipėrimin e ka bėrė intelektuali dhe humanisti, Prof. Dr. Simė Dobreci).
Edhe pse vepra ėshtė pėr nga madhėsia vėllimore e shkurtėr, ajo ofron njė tabllo tė tėrėsishme pėr shkrimet e shqiptarėve kushtuar Arbėneshit dhe arbėneshve tė Zarės nė aspektin historik, gjuhėsor dhe letrar.
Kėtej, kjo vepėr sintetike e A. Stipēeviqit synon tė paraqesė evolucionin dhe kontinuitetin e veprave, studimeve dhe artikujve nga fushat historike, gjuhėsore dhe letrare.
Autori, duke qenė konsekuent nė idenė e njė studimi tė gjerė bibliografik dhe me njė shtrirje kronologjike, vetiu na paraqet njė studim tė shtrirė nė gjerėsi, duke u pėrpjekur pėr tė ndėrthurur faktorėt historikė, gjuhėsor dhe letrar, siē e kėrkon njė studim sintezė.
Tėrheqė vėmendjen edhe nė kėtė rast pėr tė pėrkujtuar se, pėr gjithė atė ēka ka bėrė Stipēeviq pėr shkencėn dhe kulturėn shqiptare, ne i kemi mbetur shumė borxh jo vetėm atij por edhe arbėneshve tė Zarės.
Ju kanė mbetur borxh institucionet relevante shtetėrore tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, si dhe shqiptarėt pėrgjithėsisht. Pra, ėshtė koha e duhur, qė mos ta humbin shansin pėr tu marrė me studime mė tė thelluara kushtuar arbėneshve tė Zarės, si dhe pėr t'ia botuar tė gjitha dorėshkrimet e pabotuara, si dhe tė gjitha ato tė botuara pėr t'i botuar sėrish nė komplet si do t'i pėrshtatet njė niveli tė studiuesit sikurse ishte Akademik Aleksandėr Stipēeviq.
Ndėrsa, Famullia e Braticės, mė ne krye me famullitarin Dom Gabriel Grabanicėn, si dhe Prof. dr. Simė Dobreci, tė merren si njė model si nuk duhet harruar Vires Illustris (Burrat e Shquara) tė Kombit.

/ KultPlus.com *Publikuar: 2016-09-23 10:53:58