UDHĖTIM NĖ KOHĖ

UDHĖTIM NĖ KOHĖ – ALI GJEĒBRITAJ, botoi Diti&OliLibraria ARTI, Ulqin, 2018, fq.388

 

Shkruan Gazmend Ēitaku

Libri ”Udhėtim nė kohė” e autorit Ali Gjeēbritaj padyshim se paraqet njė minienciklopedi pėr Krajėn dhe banorėt e saj. Qė nga titulli i librit lexuesi parapėrgatitet pėr diēka interesante mirėpo ajo qė pėrjetohet me shfletimin e librit askend nuk e lė indiferent para tė dhėnave historike, dokumentare, etnologjike... andaj udhėtimi nė kohė me tė vėrtetė mbetet i skalitur thellė nė mbamendjen tonė duke na rikujtuar ngjarjet e mira dhe tė kėqia tė popullit tė kėsaj zone por edhe gėzimet apo vėshtirėsitė qė ka pėrjetuar Kraja dhe krajanėt.
Libri ”Udhėtim nė kohė” ėshtė i ndarė nė tetė kapituj me gjithsejt 90 tituj. Libri, ashtu siē i ka hije njė punėtori tė arsimit fillon me kapitullin Arsim nė tė cilin trajtohen 8 tema tė ndryshme nga problematika arsimore e shqiptarėve tė Malit tė Zi. Autori trajton pozitėn e arsimit shqip tė Mal tė Zi, vendin e gjuhės shqipe, mėnyrėn e pėrkthimeve si e teksteve shkollore ashtu edhe e ēertifikatave dhe dėftesave shkollore. I dhimbshėm na parashtrohet realiteti i hidhur pse nuk dėgjohet cingėrrima e ziles sė shkollės nė Ftjan dhe udhėzon se si duhet organizuar mėsimi nė paralelet e kombinuara dhe ēfarė duhet tė jetė motivim pėr mėsimdhėnėsit dhe nxėnėsit nė klasė.
Vazhdon kapitulli i dytė me titull Manifestime ku trajtohen 21 tema pėr tė cilat nė mėnyrė kronologjike raporton rreth ecurive tė organizimit, programit, cilėsisė dhe mbajtjes sė manifestimeve tė ndryshme nė rajonin e Krajės siē janė: Festa e Gėshtenjės, Festa e verės por edhe e 7 Marsit – Ditės sė mėsueseit si dhe disa aktiviteteve tjera.
Kapitulli i tretė me titull Kujtime dhe pėrjetime autori Gjeēbritaj na sjell dėshmi premtuese siē ėshtė renovimi i Ambulacės sė Ostrosit por edhe tė dhėna shumė prekėse pėr pėrndjekjen e intelektualėve, mėsimdhėnėsve dhe patriotėve nė periudhėn e monizmit me akcent tė veēantė pas shfaqes sė tė famshmeve Afishe ku domosdo duhej shpikur armiku i popullit. Citoj autorin: ”Nė shenjestėr ishin intelektualėt qė ata pa pdyshim ishin nė shkollė, mėsues e arsimtarė pastaj ata qė shkruajshin ndonjė shkrim nė gazeta, vjershapoezi, ndonjė tregim apo diēka ngjajshėme, pra kryesisht ata qė shkruajn shqip. “Hulumtonin”se kush ka makinė shkrimi, kush ka ndryshuar mbiemrin dhe ka mėnjanuar iqin apo viqin, kush studjon nė Kosovė e kėshtu me radhė.”

Vazhdon kapitulli i katėrt me titull Politike ku pėr herė tė parė na shpalosen tė dhėna nė formė tabelare tė rezultateve tė zgjedhjeve parlamentare dhe lokale nė Krajė qė nga fillimi i sistemit shumėpartiak deri nė ditėt e sotme. Kėtu shpalosen edhe procesverbale nė periudha tė ndryshme kohore si dhe fakte rrėnqethėse se si ka ndryshuar vullneti i votuesit shqiptar nga periudha 19902018.
Libri vazhdon me kapitujt mė relaksues Shėnime gazetareske me 3 tituj, pasojnė kapitulli i gjashtė Trashėgimi me 3 tituj dhe kapitulli i shtatė Udhėpėrshkrime me 4 tituj.
Ky libėr mbyllet me kapitullin Vėshtrime ku pėrfshihen 17 tituj. Autori Gjeēbritaj na sjell vėshtrime tė cilat i kanė bėrė tė tjerėt rreth punės sė autorit tė librit si dhe vėshtrime tė cilat autori Gjeēbritaj i ka bėrė pėr botimet e autorėve tė tjerė apo vėshtrime pėr ngjarjet qė kanė ndodhė nė hapsirėn mbarėshqiptare.
Nė fund mund tė themi se libri Udhėtim nė kohė ėshtė njė libėr me interes tė madh pėr lexuesit pasi qė brenda tij gjejmė laramani temash, trajtim dhe dokumentim tė dhėnash tė paditura deri me tani si dhe kujtim tė ngjarjeve qė kanė ndodhur nė Krajė. Andaj lirisht mund tė themi se ky libėr ėshtė referencė e domosdoshme pėr tė gjithė ata qė nė mėnyrė serioze dėshirojnė tė trajtojnė temėn e rajonit tė Krajės si nga aspekti arsimor ashtu edhe nga aspekti i trashėgimisė kulturore e kėsaj radhe nė kėtė libėr njė akcent i veēantė pėr procesin zgjedhor nga viti 19902018 si ēėshtje politike pėr zgjedhjen e kėrkesave tė banorėve tė Krajės.