GJERGJ KASTRIOTI DHE TĖ HUAJT

 

Shkruan mgsc Anton Lulgjuraj

Vdekja e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut ėshtė njė tragjedi mesjetare pėr popullin tonė. Ėshtė vetė natyra (Zoti) qė ka vendosur pėr fatin e tij qė tė vdesė atėherė dhe jo mė parė dhe as ma vonė. Ky ėshtė njė cikėl karmik ('ēka mbjell  korr'), dhe kur diēka vdes diēka tjetėr patjetėr rilind. Ju lutem, tė ja bėni vetės si individ njėherė pyetjen: “Ēfarė ėshtė rroli im shoqėror nė kėtė kaos”. Njė  mė konkret i kohėve tė fundit qė e kam ndjekur nėpėr media ėshtė dhėnia e hidrocentralit kompanisė Turke nė Mirditė, hahahah ēfarė ironie. Pėr disa kjo ėshtė e pakuptimtė dhe ēka na u deshtė edhe kjo punė tani. Kjo ėshtė mė e thellė dhe e kuptojnė vetėm ata qė e duan dritėn e lirisė dhe ajo dritė i udhėheq drejt qėllimeve jetėsore.
Nė rastin konkret ku e mora , aty pėrzihen sė basku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.
Popullsia sot e shkretė dhe shumė e varfėr, e nė zemrat turku pėrfaqėson dhunuesin 5 shekullor, qė nė kodin gjenetikė ėshtė pjekur mė mirė se shkėmbi vullkanik. Kėta djelmosha mirditorė me guxim e paskan heq flamurin turk, dhe ju lumtė se kanė treguar se ende nder ju ka fije zjarri dhe tė atdhedashurisė. Por a ėshtė kjo njė zgjidhje pėr kohė ma tė largėta. Duket qė tė ardhmen e vendit e paska vendosė qeveria nė Tiranė. Po ta shikojmė nė aspektin juridik ėshtė legjitime, por strategjik a ėshtė ndopak e tillė. Ndėrsa ju djelmosha po hiqni flamurin turk me plot entuziazėm dhe krenari, nėnshkrimi i njė ministrit nė Tiranė (homo materialisticus, otomanicus apo tabulla rasa) i ka dhėnė kėtyre mundėsinė me nxjerr miliona euro nė vit nga ujėrat e shpejta tė maleve Arbėrore.
Jemi nė vitin 2018 dhe Mirditoret ende si kanė as kushtet elementare tė jetesės. Krejt kjo energji (tė mira ekonomike) duhen tė shkoj nė mirėqenien e kompanisė sė huaj dhe tė miliona banorėve turq, nė vend qė ato tė kanalizohen nė mirėqenien jetėsore tė tyre qė kjo popullsi mos ta braktis vendin e vet, pėr mė tepėr si popullsi qė e ruan shpirtin dhe gjenetikėn e pastėr tė arbrit tė kėtė vėmendje tė veēantė. Pėr fat tė keq nuk janė turqit tė vetmit pėrfitues tė resurseve nė Shqipėri dhe Kosovė. Ka plot raste tė tilla tė kapitalizmit shfrytėzues, dhe duket se shoqėria e jonė po shndėrrohet nė popull apo shoqėri me vetėdije majmunėsh dhe si vegėl e njė mekanizmit robotik nė ekonomi.
Duke e marrė parasysh se sot ėshtė bėrė sistem vlerash mafia, morali i rrejshėm mediatik dhe materializmi qė nė mėnyra tė ndryshme mundohet tė ia ndyjnė fytyrėn (dinjitetin) personit apo ndoshta tė ia shkatėrrojnė shpirtin e shqiptarit (arbrit), duke sjellė deri nė atė gjendje tė vetėmohimit. Tani vetėm flitet sikur dikur na paska qenė njė zjarr i madh i shenjtė dhe tani paskan ardhė kushte tjera loje. Mendoj qė ka ende prush tė mjaftueshėm pėr tu ngritur nga hiri dhe pėr tė ndezė njė zjarr tė ri, se vetėm kėshtu injoranca e pushtetin dhe rilind ky cikėl i ri.
Jemi neve banoret e thjeshtė qė nė shpirtin tonė mbajmė prushin e kombit (Gjergj Kastrioti) dhe nė mendjet tona. Sdo tė lejojmė qė kėta maskarenj pa merita dhe vlera njerėzore tė na lėnė nė listėn e fundit tė kombeve ma tė varfra nė Evropė.
Vdekja e Gjergj Kastriot nė mesjetė, le tė shėrbejė neve si mėsim se si ai, njė princ i vogėl arriti tė triumfoj ndaj forcave tė errėta dhe perandorive tė mėdha, ashtu neve tė mishėrohena nė idealet e tija evropiane dhe nė luftėn e re qė kemi pėrpara kundėr paditurisė dhe padrejtėsisė.