PĖRKUJTOHET 550 VJETORI I VDEKJĖS SĖ SKĖNDERBEUT

Shkruan Mark Junēaj, prof. i historisė

Mė 17 janar 2018 u mbushėn 550 vite tė vdekjes sė kryeheroit shqiptar, Gjergj Kastriotit  Skėnderbeut, pėr arsye se mė 17 janar 1468 nė Lezhė pushoi sė rrahuri zemra e luanit shqiptar, i cili u varros me nderime tė mėdha, nė katedralen e Shėn Kollit. Kjo ditė, ishte ditė zie pėr shqiptarėt, sepse mbeten pa udhėheqėsin e tyre sypatrembur, i cili, gati pėr njė ēerek shekulli, jo vetėm qė i drejtoi shqiptarėt kundėr ushtrive osmane, por edhe sa herė e herė u solli lavdi duke mposhtur fuqinė kryesore tė kohės, Perandorinė Osmane.
Gjergji, i biri i fisnikut Gjon Kastrioti, lindi nė vitin 1405 dhe qė nė fėmijėri u dallua pėr shkathtėsitė e tij. Mirėpo, qė nė fillim tė shek. XV, principata e Kastriotėve, sikurse edhe principatat tjera shqiptare, u sulmua dhe u mund nga Perandoria Osmane. Ashtu qė, Gjoni, pas disfatės, u detyrua tė pranoi kushtet e rėnda tė caktuara nga osmanėt, kushte, tė cilat, pėrpos tjerash, kishin tė bėnin edhe me tė bijtė e tij. Gjon Kastrioti u detyrua qė Gjergjin, sė bashku me djemtė tjerė, t'ia jap pengė Perandorisė Osmane. Ata u dėrguan nė kryeqytetin e atėhershėm tė Perandorisė Osmane, nė Adrianopojė. Aty, Gjergjin, menjėherė e konvertuan nė besimin islam dhe, pasi qė nga fuqia fizike pėrngjante shumė me Aleksandrin e Madh tė Maqedonisė, ia dhanė emrin Iskander, qė nė botėn e krishterė i pėrgjigjet emrit Aleksandėr. Disa kohė, do tė shėrbej nė ushtrinė osmane dhe do tė fitoj titullin beg, ashtu qė e fitoi emrin Iskander Beg apo nė formėn perėndimore Skanderbeg, ndėrsa shqip Skėnderbe, qė do tė thotė zotėria Aleksandėr.
Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu me kohė priste rastin qė tė kthehej nė atdhe, rast, i cili u paraqit me ardhjen e ushtrisė hungareze tė udhėhequr nga Janjosh Huniadi. Mbas betejės qė u zhvillua nė afėrsi tė Nishit, mė 3 nėntor 1443, Skėnderbeu sė bashku me 300 arbėrorė e braktisi ushtrinė osmane dhe mė 28 nėntor 1443 hyri nė Krujė, ku ngriti flamurin e familjes Kastrioti, me cilin veprim iu rikthye pavarėsia principatės sė Kastriotėve. Sipas biografit kryesor, Marin Barletit, me atė rast, Skėnderbeu do tė mbaj njė fjalim, ku u bėnė tė pavdekshme fjalėt e tij: ,,Lirinė nuk ua solla unė, por, atė e gjeta nė mesin tuaj” dhe ,, armėt nuk ua solla unė, por u gjeta tė armatosur”.
Njė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme sigurisht qė ėshtė Besėlidhja e Lezhės. Kuvendi u mbajt nė Lezhė mė 2 mars 1444, ku morėn pjesė: Gjergj KastriotiSkėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia, Gjergj Stres Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Pjetėr Spani etj. Nė Kuvendin e Lezhės morėn vendim qė tė krijohet njė lidhje mes fisnikėve kryesorė arbėrorė dhe nė krye tė vendoset vetė Skėnderbeu, me tė cilin vendim u krijuan themelet pėr organizimin e njė rezistence tė fuqishme kundėr armikut tė rrezikshėm, Perandorisė Osmane.
Duke e ditur se osmanėt nuk do t'ia falin braktisjen e ushtrisė osmane, Gjergj Kastrioti, bėri tė gjitha pėrgatitjet e duhura, nė mėnyrė qė tė pėrballoi sa mė me sukses sulmet e armikut. Beteja e parė do tė zhvillohet mė 29 qershor 1444 tek vendi i quajtur Torvioll. Nė kėtė betejė, si edhe nė shumė beteja tjera, qė do tė zhvillohen gjatė viteve, arbėroret e udhėhequr nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, do tė korrin fitore tė shkėlqyer. Arbėrorėt do tė vazhdojnė me fitore tė shumta kundėr osmanėve, por, nė vitin 1447, do tė hyjnė nė luftė edhe kundėr Republikės sė Venedikut. Meqenėse, ishte tejet e rrezikshme qė njėkohėsisht tė luftohej nė dy fronte, Skėnderbeu bėri paqe me Venedikun, sepse si armik mė tė rrezikshėm, ēka nė fakt edhe ishte, shihte Perandorinė Osmane. Ngjarja, e cila do tė rriste lartė emrin e tij dhe arbėrorėve ėshtė rrethimi i Parė i Krujės, i cili rrethim ndodhi gjatė vitit 1450. Gjatė kėtij rrethimi, ushtria arbėrore do t'i bėj rezistencė ushtrisė kryesore osmane tė drejtuar nga vetė sulltan Murati II, e cila ushtri, sipas disa burimeve, e kapėrcente numrin prej 100.000 ushtarėsh. Meqenėse nuk arritėn ta marrin Krujėn, mė nė fund osmanėt e hoqėn rrethimin. Deri nė vdekje, Skėnderbeu do t'u bėj rezistencė me sukses edhe dy rrethimeve tjera osmane tė Krujės, tė cilat rrethime, sikurse edhe rrethimin e mėparshėm, do t'i drejtonte vetė sulltani, qė gjatė kėtyre rrethimeve ishte Mehmeti II Fatih, ngase nė vitin 1451 kishte vdekur i ati i tij, sulltan Murati II.
Mirėpo, gjatė luftės sė tij heroike pati edhe ngjarje tė pakėndshme dhe sprova tė vėshtira siē ishin trathtia e Moisi Golemit, e nė veēanti tradhtoi e Hamza Kastriotit. Megjithatė, edhe kėto trathti do t'i pėrballoi me sukses. Fitoret e tij e rritnin emrin e tij e tė Arbėrisė edhe jashtė atdheut, ashtu qė do tė fitoj shumė mirėnjohje dhe lėvdata nga tė huajt, deri edhe nga vet papa. Mirėpo, siē e ceka edhe nė fillim, zemra e kėtij luani pushoi sė rrahuri mė 17 janar 1468, me vdekjen e sė cilit u dobėsua edhe rezistenca arbėrore. Vdekje e cila la njė zbrazėtirė tė madhe, ngase njerėzit si Skėnderbeu lindin vetėm njė herė. Sipas Barletit dhe shkrimtarėve tjerė, pasi e morėn Lezhėn, osmanėt, duke menduar se Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu duhet tė ketė pasur fuqi mbinatyrore, e hapėn varrin e tij dhe nga eshtrat e tij punuan hajmali.
Mirėpo, vdekja fizike nuk do tė thotė edhe vdekje totale, ngase njeriu ėshtė gjallė aq sa jeton nė kujtesėn e tė tjerėve. Kur bėhet fjalė pėr Skėnderbeun, kujtesa , pėr tė, nuk u shua kurrė tek shqiptarėt, por mbeti gjithmonė nė mendjen dhe zemrėn e tyre. Shpesh herė ishte frymėzim pėr qėndresė dhe kryengritje tė ndryshme kundėr okupatorit. Sidomos, ishte frymėzim gjatė fazės sė Rilindjes Kombėtare, kur inteligjenca atdhetare e pėrdori emrin dhe veprimtarinė e tij pėr fuqizimin e ndjenjės kombėtare. Rilindėsit shkruan vepra tė ndryshme pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare, ku secilėn herė qė pėrdorej e drejta historike, pėrmendshin edhe tė bėmat e arbėrorėve tė udhėhequr nga Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu. Nuk kishte tubime tė rėndėsishme ku nuk pėrdorej emri i tij dhe, sa herė pėrgatitshin pėr kryengritje tė ndryshme, ndėr tė tjera, thonin: ,,tė luftojmė kundėr armiqve si nė kohėn e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut”. Pėrveē qė ishte frymėzim, Skėnderbeu, u kthye edhe nė simbol kombėtar. Kėtė mė sė miri na e dėshmon fakti se vet flamuri i familjes Kastrioti u pranua flamur kombėtar, i cili flamur, mė 6 prill 1911, u ngrit edhe nė vendin tonė, nė Deēiq tė Malėsisė sė Madhe. Ndėrsa, me ngritjen e tij mė 28 nėntor 1912 u rishpall pavarėsia e shtetit shqiptar.
Figurės sė Skėnderbeut, gjatė kohėrave tė ndryshme, shumė rėndėsi i kanė dhėnė, dhe i japin, edhe tė huajt, tė cilėt sa herė pėrmendin Perandorinė Osmane, flasin edhe pėr rezistencėn heroike tė shqiptarėve tė udhėhequr nga prijėsi i tyre. Paolo Gjovio, peshkopi i Noēerinės, e quan ,,Fre i barbarėve, sepse askush nuk doli fitimtar nė beteja mė shpesh se ai”. Konstantin Mihailoviq, jeniēer serb nė veprėn e tij, ,,Kujtimet e jeniēerit”, ndėr tė tjera thotė se: ,,Vetėm Skėnderbeu i bėri rezistencė tė suksesshme sulltanit, sepse nė pallatin perandorak njohu aftėsitė ushtarake osmane dhe mėsoi se si duhet bėrė rezistencė”. Historiani austriak, Julius Prisko, nė librin e tij tė titulluar ,,Skanderbeg”, ndėr tė tjera thotė: ,,Skėnderbeu mund tė quhet, pa ngurrim, heroi mė i madh i tė gjitha kohėrave”. Shkrimtari dhe filozofi danez, Ludvig Holberg, e shpall Skėnderbeun si njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj nė histori. Agnes Replier, studiuesi amerikan, ka mbet i mahnitur nga trimėria e Skėnderbeut, saqė ndėr tjera thotė: ,,se Gjergj Kastriotin nuk e frikoi asgjė dhe ka ditur qė ēdo grykė e gur ta kthej nė mik dhe aleat”. Xhejms Ladlou hartoi veprėn ,,Kapiteni i jeniēerėve”, me arsyetimin se ,,ėshtė e ēuditshme se sa lehtė e harroi bota Skėnderbeun”. Pėrveē veprave historike dhe romaneve, nuk munguan as operat nga njerėzit e mėdhenj tė muzikės. Kompozitori i njohur italian i barokut, Antonio Vivaldi, pėr nder tė Skėnderbeut e krijoi njė operė tė titulluar ,,Skanderbeg”. Po ashtu, njė operė me titull ,,Skanderbeg” ia kushtoi edhe kompozitori francez, Fransua Frankoe. Duhet pėrmendur se Skėnderbeut i janė dedikuar edhe shumė studime, vepra tjera, pėrmendore, sheshe, rrugė, shkolla etj. si nė Shqipėri, ashtu edhe nėpėr vendet e ndryshme botėrore.
Edhe shtypi, sidomos shtypi i huaj, i shekullit XIX dhe fillim shek. XX, nė shumė raste kur shkruajnė pėr shqiptarėt, nuk e lėnė pa e pėrmend edhe Skėnderbeun, ēka dėshmon pėr rėndėsinė e kėtij personaliteti botėrorė. Kemi vėrejtur viteve tė fundit se disa pseudoshqiptarė po e sulmojnė dhe mundohen tė pėrulin dhe tė baltosin kėtė figurė madhėshtore, por nė atė mėnyrė pėrulin dhe baltosin vetėm, sepse nuk mund tė pėrulet dhe as tė baltoset njė figurė kaq madhėshtore, siē ėshtė krye heroi shqiptarė. Ne patėm fat qė e patėm njė figurė tė tillė madhėshtore dhe se emri i tij do tė jetoj aq sa tė ketė shqiptarė, ēka nėnkupton se do tė jetė i pėrjetshėm, sepse populli shqiptar nuk mund tė zhdukėt sa tė ketė shqiptarė tė vėrtetė, tė cilėt kombin e kanė gjėnė mė tė shenjtė dhe mė tė shtrenjtė nė botė. Dhashtė Zoti qė viti i Skėnderbeut tė ndikoj nė zemrat e shqiptarėve dhe tė sjellin ne mes tyre bashkimin, ashtu qė sė bashku tė pėrballojmė sfidat e ndryshme tė kohės.