ARBĖNESHI I ZARĖS QĖ VĖRTETOI AUTOKTONINĖ E ILIRĖVE DHE SHQIPTARĖVE

 

Shkruan prof. Dr. Muzafer Korkuti*

Akademiku Aleksandėr Stipēeviqi (10.10.1930 – 30.09.2015) ishte arkeolog, bibliograf, etnograf, ishte shkencėtar dhe personalitet i shquar, qė me pėrkushtim dhe argument shkencor mbrojti autoktoninė e ilirėve e tė shqiptarėve dhe vendin e rėndėsinė e tyre nė historinė e Ballkanit Perėndimor.
Me veprimtarinė shkencore tė A. Stipēeviqit jam njohur 50 vite mė parė, kur pata rastin tė marr librin “Ilirėt”, Prishtinė 1967, tė pėrkthyer nga italishtja nga prof. Zef Mirdita.
I nxitur nga interesi e vlera shkencore e librit, edhe pėr lexuesin nė Shqipėri, i cili nė atė kohė, kishte mundėsi shumė tė kufizuara pėr t'u njohur me literaturėn e huaj, botova njė recension, ku ndėr tė tjera kam shkruar: “Pas veprės sė Karl Paēit 'Ilirėt', pėrkthyer e botuar shqip nė Tiranė nė vitin 1923, vepra e A. Stipēeviqit shėnoi njė sukses tė ri nė fushėn e ilirologjisė”. (Studime historike 1968, 4, f. 201206).
Nė Kuvendin e Dytė tė Studimeve Ilire, qė zhvilloi punimet nė vitin 1985 nė Tiranė, ishte i ftuar edhe A.Stipēeviq, kėshtu u njohėm e vazhduam miqėsinė, bashkėpunimin e shkėmbimit tė literaturės deri nė fund tė jetės sė tij.
Pjesėmarrja e Stipēeviqit nė kėtė Kuvend dhe njohja direkt me rezultatet e kėrkimeve arkeologjike nė Shqipėri e zgjeruan nė mėnyrė cilėsore dijen pėr historinė dhe kulturėn e Ilirisė sė Jugut, pėr vendin dhe rolin qė ata kanė pasur nė historinė antike tė Ballkanit Perėndimor.
Tė gjitha kėto A. Stipēeviq i pasqyroi nė ribotimin e zgjeruar e shumė mė tė plotė tė veprės sė tij pėr ilirėt, tė botuar mė parė nė Prishtinė e nė vitin 2002, nė Tiranė nga shtypshkronja “Toena”.
Libri ėshtė zgjeruar nė mėnyrė cilėsore me pjesėt “Simbolet e kultet te ilirėt”, “Struktura e simbolizmit ilir, prejardhja dhe zhvillimi i simbolizmit ilir dhe mbeturina e simbolizmit ilir nė kulturėn e mėvonshme nė Ballkan”.
Veprėn e prof. A. Stipēeviq e karakterizon pėrpjekja e vazhdueshme pėr tė plotėsuar, saktėsuar e thelluar ēėshtjet qė trajton nė vazhdimėsi, siē ėshtė edhe qėndrimi i tij pėr ēėshtjen e origjinės sė ilirėve.
Kėshtu, nė intervistėn e vitit 1985 (“Bota e re”, Prishtinė), ai nė mėnyrė thelbėsore ka shprehur qėndrimin kur shkruan “Ēdo tregim pėr Ballkanin fillon me ilirėt: Tė gjitha ato fise, apo, siē i quajmė, popuj, tė cilėt kanė jetuar nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit e qė i quajmė ilirė, sheshazi shihet se, pavarėsisht nga dallimet, kanė pasur mjaft elementė tė pėrbashkėta, nė bazė tė cilave mund tė flitet pėr ilirėt si njė “lidhje”, si tėrėsi fisesh tė ndryshme me pėrbashkėsi tė mjaftueshme.
Qėndrimet e pikėpamjet e prof. A.Stipēeviqit janė tė qarta edhe pėr banorėt e Ballkanit Perėndimor nė periudhėn e vonė antike. Me rėndėsi ėshtė konstatimi i tij, se me gjithė depėrtimin e kulturės e qytetėrimit romak, ilirėt vazhduan tė flisnin gjuhėn e tyre, tė adhuronin perėnditė e tyre dhe tė vdekurit i varrosnin nė mėnyrėn e tyre tradicionale, i veshin kostumet e tyre popullore dhe pėrcjellin rendin shoqėror politik tė organizimit tė tyre fisnor.
Nga kėto pohime del qartė qėndrimi i tij se nuk flitet pėr romanizim tė ilirėve dhe as pėr asimilim e zhdukje tė tyre, gjė qė dėshmohet nga tė dhėnat qė sjell autori pėr vendbanimet, kultet, pėr disa perandorė romakė me origjinė ilire dhe kontributin e tyre nė jetėn politike e kulturore, nė ekonominė etj.
Nė vazhdim tė kėsaj pikėpamjeje qė A. Stipēeviq u bėn mbeturinave ilire nė Ballkan ēon nė vazhdimin logjik tė banimit tė trojeve ilire nga e njėjta popullsi. Depėrtimi i kulturės dhe qytetėrimit romak nuk ndryshoi pėrbėrjen etnike tė banorėve, ata shkruan A.Stipēeviq – vazhdojnė tė flasin gjuhėn e tyre, adhurojnė perėnditė e tyre; tė vdekurit i varrosin nė mėnyrė tradicionale, punojnė tokėn ashtu siē e kanė punuar me shekuj tė parėt e tyre, i veshin kostumet e tyre popullore dhe e pėrcjellin rendin shoqėror e politik tė organizimit tė tyre fisnor, qė vetėm nė rast nevoje i adoptojnė strukturės sė administratės romake.
Karakteri enciklopedik i veprės sė prof. A.Sptipēeviq dėshmohet edhe nė kreun ku trajton jetėn e pėrditshme dhe doket tek ilirėt.
Autori ka shfrytėzuar tė dhėnat e fragmentuara qė gjenden nė veprat e autorėve antikė si edhe njė mori faktesh qė vijnė nga gėrmimet arkeologjike. Duke bashkėrenduar tė dhėnat e shkruara me ato tė kulturės materiale, ka mundur tė rindėrtojė qoftė edhe nė formė hamendėsimi, disa nga aspektet e jetės sė ilirėve si, armatimet e njė luftėtari ilir, stolitė e gruas ilire, elemente tė veshjes.
Autori ka shfrytėzuar tė dhėna, ndonėse tė kufizuara, pėr tė ndriēuar aspekte tė jetės sė ilirėve si pėr tatuazhin, higjienėn, sėmundjet, ilaēet qė pėrdornin ilirėt etj.
Duke grumbulluar copėza nga burimet e shkruara e nga gjetja e objekteve tė kulturės materiale flet pėr bujqėsinė, blegtorinė, gjuhėn, peshkatarinė, xehetarinė, pėr minierat e krypės, prodhimin e qelqit, rrugėt tregtare, monedhat etj. Qėmtimi, grumbullimi dhe sistemimi i tė dhėnave qoftė edhe tė fragmentuara, ashtu siē vijnė nga lashtėsia, mundėsojnė rindėrtimin nė formė hipotekore tė aspekteve tė jetės sė pėrditshme tė stėrgjyshėrve tanė.
Njė vlerė tė tillė ka trajtesa pėr jetėn shpirtėrore, pėr religjionin, totemizmin, artin figurativ, doket mortore, muzikėn, vallet, shkrimin e gjuhėn e ilirėve.
Veprimtaria shkencore e A. Stipēeviqit karakterizohet nga pėrditėsimi e korrektesa shkencore nė plotėsimin e veprės me tė dhėnat e reja, si edhe me rishikimi e pikėpamjeve nė dritėn e zbulimeve tė reja arkeologjike.
Kjo dėshmohet mė sė miri nė botimin nė shqip tė veprės “ILIRĖT, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit”, Tiranė 2002, ku janė pėrfshirė tėrėsisht pjesė tė reja si “Simbolet e kultit te ilirėt”. Nė kėtė shtojcė prej 196 f., e cila mund tė ishte edhe njė libėr mė vete, si nga trajtesa e veēantė dhe e detajuar e kulteve tė ilirėve, e simbolizmi religjioz, ashtu edhe nga vėllimi ėshtė njė ndihmesė e re cilėsore pėr njohjen e jetės shpirtėrore tė banorėve tė tejlashtė tė vendit tonė.
Karakteri enciklopedik i veprimtarisė sė A. Stipēeviēit provohet katėrēipėrisht edhe nė drejtimin shkencor tė Bibliotekės sė Akademisė sė Shkencave tė Kroacisė, ku ka dhėnė njė ndihmesė tė shquar nė pėrpunimin metodik e shkencor tė librit. Ai ėshtė autor i bibliografisė analitike tė ishJugosllavisė dhe autor i veprės “Povijest knjige” (Historia e librit), Zagreb 1985, f.560, shoqėruar me shumė ilustrime, vepėr e pėrkthyer nė shqip e botuar nė Prishtinė 1988 dhe ribotuar nė Tiranė nė vitin 2000. Libri karakterizohet nga njė informacion i hollėsishėm e i dokumentuar, i pėrhapjes sė shkrimit dhe librit nė botė, duke iu pėrmbajtur karakterit kronologjik e gjeografik tė pėrhapjes sė tij.
Rrėfimin pėr historinė e librit, autori e nis me pllakat prej balte tė shkruara, tė gjetura 4500 vjet mė parė nė Mesopotaminė e lashtė, e nė vijim me shkrimin nė Lindjen e Mesme e tė Largėt, me librin nė botėn grekoromake, nė Mesjetėn evropiane, nė Perandorinė Bizantine, nė botėn arabe, nė Lindjen e Largėt nė Mesjetė, nė civilizimet parakolumbiane tė Amerikės, nė periudhėn e Rilindjes Evropiane, e deri tek libri e bibliotekat nė shek. XX. Vepra “Historia e librit” e Stiēeviqit ėshtė realizimi enciklopedik mė i plotė qė njohim pėr historinė e librit, e botuar deri mė sot.
Aleksandėr Stipēeviq ishte shkencėtar dhe personalitet i shquar shoqėror, qė me veprėn e tij shkencore enciklopedike hyn nė radhėn e albanologėve mė nė zė tė dekadave tė fundit.
*Artikull nga Gazeta Shqiptare, pjesa pėr kulturė, online, mė 01.02.2018; www.koha.net; zgjodhi Arbėr Dobreci.
Pėrgatiti S.Gj.Dobreci


Shestanasit n'luftėn e Bregalnicės*

“N'luthtėn e Bregalnicės, n'Makedoni t'soēme, mė 1913 kanė kjenė 14 shestanas, nėr ta edhe axha i jem” (tregoi Leka'j Preēit Gjok's Nik'Gjurit, Lukiqos, Tivar, mė 9.9.2006). Leka pati 3 vajza, njana e shoqja Sim's Kol's Sim's Kol's Nrek's – Stanonj.
*Kjo luftė ndėrmjet serbėve dhe bullgarėve u zhvillua prej 30.06.1913 deri me 9.07.1913. Nga ana Serbė, ku morėn pjesė edhe shestanasit me malazezė, pati tė vdekur e tė plagosur rreth 20.000, kurse nga ana bullgare rreth 30.000 tė vdekur, tė plagosur dhe tė zėnė robė.
Komentoi S.Gj.Dobreci