GJERGJ PELINI, NJĖ KOSOVAR I NOVOBĖRDĖS

/ambassador i Skėnderbeut nė Republikėn e Venedikut

 

Nga prof. Dr. Jahja Dranēolli, Fakulteti Filozofik, Prishtinė

Krahas politikės sė brendshme, rėndėsi tė madhe Gjergj KastriotiSkėnderbeu i ka kushtuar edhe politikės sė jashtme. Nė skenėn evropiane Skėnderbeu kishte hyrė kur ajo ishte e pėrēarė, sikurse edhe Arbėria. Nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Skėnderbeun do tė zėvendėsonin njė sėrė diplomatėsh, siē ishin, vėllezėrit Gazulli (Gjini, Pali dhe Ndreu), Gjergj Pelini i Novobėrdės, arqipeshkvi Pal Engjėlli, Ndrte Snatiku, abati Lazar, e ndonjė tjetėr. Rol kyē nė diplomacinė skėnderbejane kanė luajtur vėllezėrit Gazulli, tė cilėt kishin specializuar pėr ēėshtje tė marrėdhėnieve tė Skėnderbeut me Raguzėn, Shtetin e Papės dhe Mbretėrinė e Hungarisė. Gjergj Pelini i Novobėrdės (?  1463, lat. Georgius Pelino, Georg /Georgo Pelinus/Pellinus, Georgius Polini, etj.), ndėrkaq ishte i specializuar pėr ēėshtje tė marrėdhėnieve me Republikėn e Venedikut. Ambasadori e diplomati Pelini ka lindur nė Novobėrdė (“venerabilis vir dom Georgius Pellini de Nouomente; “Georgius Andree Pellini de Nouamonte”, etj.), dhe pjesėn e madhe tė jetės e drejtonte Kuvendin benediktin tė Shėn Mėrisė nė Rotec afėr Tivarit (14361463, Rotezo, Rhotetio, Rotazio, Roteza, Ratec, Retec, Rozezo, de Reteco, Ertezo, etj.). Sipas lėndės arkivore tė proveniencave dalmate dhe italiane, aktiviteti diplomatik i abatit Pelini mund tė ndiqet sė paku nga viti 1438; mė 1441, e shoqėronte Gjin Gazullin nė njė mision diplomatik nė Itali; nė cilėsi tė diplomatit kishte vizituar shpesh Republikėn e Venedikun (14481463). Mė 1448 (4 tetor), Pelini mori pjesė me Ndreun (ipeshkėv i Arbėrisė) nė Traktatin e paqes, nė mes tė Skėnderbeut e Venedikut, qė ėshtė pėrfaqėsuar nga Paolo Loredan e Andrea Venier. Traktati i paqes, qė u nėnshkrua nė kampin e Skėnderbeut, caktonte qė Danja t'i mbetej Venedikut, por qė edhe Skėnderbeu tė shpėrblehej, me njė pension tė pėrvitshėm (1400 dukate); me njė hua (1500 dukate), qė i mundėsonte tė bėhej mik i Huniadit nė Betejėn e Dytė tė Kosovės (1719/X/1448). Objektivi i kėsaj marrėveshjeje paqėsore ishte qė Skėnderbeu t'i shpėtonte luftės nė dy fronte njėkohėsisht: mė Venedikun dhe mė osmanėt. Pelini, dy vjet mė vonė, nė emėr tė Skėnderbeut, i ofronte Venedikut sovranitetin mbi Krujėn. Nė vitin 1456, ai kishte ndėrmjetėsuar me shpenzimet e veta nė zgjidhjen e njė sėrė ēėshtjesh tė diskutueshme mes Venedikut e Skėnderbeut. Nė vitin tjetėr (qershor 1457), pėrveē ankesave tė Skėnderbeut ndaj Venedikut rreth mospagimit tė taksave dhe shkeljen e privilegjeve tė dakorduara mė parė, Pelini, kishte kėrkuar nga Republika, qė ti lejohet Skėnderbeut tė dilte nė Zetėn Arbrore, e cila nė atė kohė pjesėrisht ishte nėn osmanėt. Gjatė shtrėngesave tė paraqitura, Pelini kishte shfrytėzuar nga rasti, qė t'i kėrkonte Senatit tė Venedikut, katėr fshatra, tė cilat i kishte pushtuar mė parė konti Vojinoviq. Po nė kėtė vit, Pelini qe angazhuar edhe te Papa Kaliksti III, qė Skėnderbeut ti vazhdohen ndihmat financiare. Reputacioni i Pelinit nė Venedik, dėshmohet nga fakti sė nė prill (1462), Senati i kishte shkruar princit tė Shkodrės, pėr ta angazhuar Pelinin rreth ndėrmjetėsimit mė gjeneralin. Pelini, edhe me kėtė rast, si njė ndėrmjetės mes dy palėve, kishte arritur sukses. Para vdekjes i papėlqyeshėm pėr administratėn e komunės sė Tivarit, Pelini kishte kėrkuar pėr tė shkuar nė Venedik, dhe atje, qė tė kalonte pjesėn tjetėr tė jetės; kishte paraqitur kėrkesė drejtuar Senatit pėr tu vendosur me tė afėrmit. Nė cilėsi tė diplomatit pėr herė tė fundit e ndeshim nė Venedik (20/X/1463, protonotarius et abbas sancte Marie de Rotetio), dhe me siguri ka vdekur nė mes tė kėsaj date dhe datės 13/XII/1463)!

Burimi: Archivio di Stato di Venezia (regjistrat e Senatit Sekret)