MBRETĖRESHA TEUTĖ VJEN NĖ ULQIN PAS 2300 VITESH

 

Teksti dhe fotografitė: Gazmend Ēitaku

Klubi i femrave shqiptare nga Kroacia ”Mbretėresha Teutė”, me seli nė Zagreb, sė bashku me shoqatėn Labeatėt dhe Anima nga Ulqini, tė dielėn, mė 2 shtator 2018, nė Ulqin organizuan Manifestimin ”Ditėt e Mbretėreshės Teutė”. Ky manifestim ėshtė i pėrvitshėm dhe ka njė traditė 15 vjeēare. Kėshtu, vit pėr vit, duke u shėnuar nė qytete tė ndryshme tė rajonit kėsaj radhe nderi i takoi Ulqinit, qytet i cili padyshim se ka qenė njė nga mė tė preferuarit e Teutės ku dėshmon edhe kodra Pinjesh, e cila ndodhet pėrballė Kalasė mbi 2500 vjeēare e qė emrin e ka marrė sipas Pinesit, djalit tė Teutės.
Mbretėresha Teutė pėr herė tė parė nė Galerinė e Qendrės pėr kulturė nė Ulqin, mblodhi gra tė shquara pothuaj nga e gjithė bota. Zonjat e pranishme vinin nga Kroacia, ShBAja, Kanadaja, Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Kalabria, Argjentina etj., si dhe u takonin fushave tė ndryshme si nga kultura e arti ashtu edhe nga shkenca. Manifestimin e hapi Kori i femrave ”Nexhmie Pagarusha” nga Prishtina dhe pasoi me pėrshėndetjet e kryetareve tė shoqatava organizatore: Luljeta AvdiuCura (OJQ Labeatėt), Zylfije GjoniDuraku (OJQ Anima) dhe Shenide Bilalli (Mbretėresha Teutė). Zonja Shenide Bilalli qė ėshtė gazetare dhe regjisore e mirėnjohur, sipas traditės tashmė shumėvjeēare tė Klubit tė femrave shqiptare nga Kroacia ”Mbretėresha Teutė”, zonjave mė tė shquara pėr vitin 2018 u ndau Pllaketa, Medalje dhe Mirėnjohje. Kėshtu pllaketa Mbretėresha Teutė iu nda: Dr. Zylfije GjoniDurakut, pėr kontributin e ēmuar nė integrimin e femrės shqiptare nė Mal tė Zi, po ashtu edhe si mjeke e parė shqiptare nė Mal tė Zi dhe pėr punėn humanitare dhe kombėtare gjatė luftės nė Kosovė; Shpresa Gashit iu nda ēmimi me motivacionin pėr vlerat e veēanta si artiste e shquar pėr interpretimin mjeshtėror tė kėngės klasike, artistike dhe shqiptare; Alida Hiskut iu nda ēmimi pėr kontributin e ēmuar nė muzikėn shqiptare dhe luftėn pėr tė drejtat e njeriut dhe tė gruas nė veēanti si dhe pėrballimin e sfidave nė sistemin totalitar nė Shqipėri. Medalja Mbretėresha Teutė iu nda: Stanislava Krivokapiq nga Risani, e cila pėrmes pikturės jep kontributin e saj nė ruajtjen e figurės sė Mbretėreshės Teutė, pastaj Luljeta AvdiuCura nga Ulqini dhe nė fund nga njė mirėnjohje iu ndanė zonjės Anka Peroviq nga Shoqata e grave tė Risanit, Shoqatės Anima dhe Labeatėt nga Ulqini pėr mbėshtetjen dhe organizimin e Manifestimit ”Ditėt e Mbretėreshės Teutė nė Ulqin” si dhe grupit hulumtues nga Ulqini qė e pėrbėjnė Sami Flamuri, Gėzim Mavriqi, Gazmend Ēitaku dhe Indrit Ēitaku. Ky grup hulumtues nė fillim tė muajit maj 2018 ka bėrė njė ngjitje nė kodrėn Gradina tė Risanit, vendi ku gjendet kėshtjella e Mbretėreshės Teutė e qė kėtė aventurė ua prezantuan tė pranishmėve pėrmes njė filmi me pamje tė xhiruara nga aventura e ngjitjes nė Kalanė e Teutės nė Risan e qė tė gjithė tė pranishmit mbetėn tė mahnitur me pamje nga ky vend pėrrallor. Ngjitja nė kėtė kodėr ishte njėherit edhe homazh Mbretėreshės Teutė e cila kishte pritė 2300 vjet qė nipat e saj nga Ulqini t'i shkonin nė vizitė.
Pėr Mbretėreshėn Teutė si temė tė trajtuar nė romanin e saj Klithma e Mbretėreshės Teutė tė pranishmėve u foli autorja e librit Ajmone SumajSalihu. Gjithashtu tė pranishmėve iu drejtuan edhe Kryetarja e shoqatės sė femrave arbėreshe nga Kalabria zonja Lucia Martino, pastaj veprimtarja e shquar shqiptare nė Kanada zonja Ruki Kondaj si dhe Stanislava Krivokapiq autorja e mbi 30 pikturave qė pėr temė kanė mbretėreshėn Teutė. Manifestimin e nderoi edhe prania e zonjės Lidia Zappa qė pėrfaqėsonte arbėreshėt e Argjentinės.
Mbrėmjen mė relaksuese e bėnė edhe interpretimet e Shpresa Gashit, qė atė mbrėmje pėr kuriozitet mbante veshur njė xhubletė tė malėsores mbi 200 vjet tė moēme, ajo e duetit Myfarete Laze dhe Alida Hisku por shumė domethėnėse ishte edhe pika me tė cilėn u prezantua grupi i vajzave tė cilat nėn koreografinė e Shenida Bilallit paraqiten vallen e bukurosheve ilire.
Kėrkesė qė doli nga ky manifestim e tė cilin tė pranishmėve ua shpalosi dr.Zylfije GjoniDuraku ishte qė nė njė tė ardhme tė afėrme nė Kalanė e Ulqinit tė vendoset njė shtatore e Mbretėreshės Teutė e qė pėr iniciativėn e tillė kryetari i komunės sė Ulqinit z.Loro Nrekiqi dhe Ministri i Popujve pakicė nė Mal tė Zi, z.Mehmet Zenka u zotuan se do ta mbėshtesin dhe do tė bėjnė ē'ėshtė e mundur qė njė shtatore e tillė sa mė parė tė gjendet brenda mureve tė kalasė sė Ulqinit.

Nė ditėn e dytė tė manifestimit aktiviteti u zhvillua nė qytetin e Risanit ku femrat shqiptare ishin mysafire tė Shoqatės sė gruas nga Risani e qė sė bashku shėnuan Ditėt e Mbretėreshės Teutė edhe nė Risan.
Manifestimi ”Ditėt e Mbretėreshės Teutė nė Ulqin” u mbėshtet nga Komuna e Ulqinit, Ministria e Popujve Pakicė nė Mal tė Zi, Kėshilli Kombėtar Shqiptar nė Mal tė Zi, Ambasada e Kosovės dhe Ambasada e Shqipėrisė nė Podgoricė.