VISAR I TRASHIGIMISĖ KULTURORE DHE GJUHĖSORE

Shkruan Ali Gjeēbritaj*

Kur mora nė dorė librin Krijime popullore shestanase tė autorit dr. prof. Simė Gjon Dobreci e konsiderova vlerėsim dhe respekt pse jo dhe privilegj e nderim nga autori qė mė besoi qė tė bėj kėtė vėshtrim. Ky libėr ėshtė visar i llojit tė vet dhe jo vetėm. Me vėmendje e kam lexuar librin dhe kam ardhur nė pėrfundim se libri ėshtė njė pasuri e madhe, njė margaritar qė i shtohet vargut tė letėrsisė popullore shqiptare, u shtrohet nė sofrėn e dijes tė gjithėve qė dėshirojnė tė dinė dhe mėsojnė mė shumė pėr jetėn punėn dhe veprimtarinė e popullatės sė njė trevė siē ėshtė Kraja, nė veēanti Ana e sipėrme, Shestani, trevė kjo shqiptare e cila me pasurinė e madhe tė jetės shpirtėrore ėshtė ruajtur e trashėguar brez pas brezi pėrmes kėngės sė bukur popullore e qė dr. Simė Dobreci me mundim tė madhė, sakrificė e ka mbledhur me kujdes kėtė pasuri dhe e ka shėnuar besnikėrisht ashtu siē e ka burimin nga goja e popullit nga i cili i ka rrėnjėt. Njė punė kjo kolosale e doktorit, padyshim e patriotit tė pashoq tė kėtyre trojeve i cili me kontributin e tij ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė mjekėsi, nė arsim, shkencė, kulturė e kėshtu me radhė. Dėshmi pėr kėtė pa dyshim ėshtė edhe libri, Krijime popullore shestanase dhe jo vetėm.

Krijime popullore shestanase ėshtė njė thesar i ēmuar i trashėgimisė kulturore e gjuhėsore, njė begati e konsiderueshme e traditės tė njė popullate qė pėr fat tė keq ėshtė shpėrndarė gjithandej nėpėr botė, ėshtė edhe tjetėrsuar nė njė farė mėnyre njė pjesė e tij. Autori nė libėr lidhur me kėtė shprehet “Libri ju kushtohet njerėzve qė e duan, e nderojnė gjuhėn e shenjtė e tė parėve vet”. Kėta paraardhės kanė lėnė njė pasuri tė madhe kulturore e gjuhėsore e qė autori Simė Dobreci njė pjesė tė kėsaj pasurie kombėtare e ka vjel dhe e ka rendit nė kėtė libėr. Mė tutje nė parathėnie doktori shkruan: “Tė gjithė Shestanasit ishin shqiptarė dhe ata folshin vetėm shqip, si shestanasit katolik ashtu edhe ata ortodoks, e po ashtu edhe myslimanėt”. “Krijimtaria popullore e Shestanasve mė ka gėzuar dhe entuziazmuar gjithmonė” thotė autori.
Libri nė fjalė ėshtė pėrmbledhje e kėngėve dhe e krijimeve popullore tė gjinive tė ndryshme, por gjithsesi dominojnė kėngėt popullore. Libri, Krijime popullore shestanase ėshtė ndarė nė dy kapituj. Nė kapitullin e parė lexuesi do hasė kėngė popullore dhe ato tė ndara nė: Kėngė dashurie, Kėngė lirike  dasme, Kėngė tė barinjve, kėngė kurbeti, vajtime, kėngė humoristike, kėngė historike, balada dhe elegji, kėngė kreshnike etj. Nė kėtė kapitull lexojmė edhe kėngė tė kohės mė tė re ose siē i ka titulluar autori kėngė tė reja ku po ceki disa sish si bie fjala: Baba po ban kasavet, Kraja, Nusja jonė sa nji qytet, Nji kjo Lena edhe Prena etj.
Autori ka grumbulluar kėtu edhe kėngė tė autorėve – kėngė autoriale. Hajrullah Koliqi me kėngėn: E shtrenjta Rumi , Pjetėr Perkoliqi: Gjon Buzuku, Vinēenc Malaj: Rumisė etj. Vlen tė ceken me kėtė rast edhe disa tituj tė kėtij nėnkapitulli prej 18 kėngės autoriale krahas atyre qė ceka edhe kėngėt: Jam shestanas, O burrat e Shestanit, Po ēuditėn t'ritė e soēėm, Rranxa e shqyptarėve, Zot ēka ka kyj Mali i Zi etj. Tė gjitha kėto kėngė dhe tė tjera nga ky nėnkapitull kanė autorėsi dhe lexuesi do t'i shoh kur librin ta ketė nė dorė.
S'do mend se autori, Simė Gjon Dobreci gjatė punės ės tij nė teren nė grumbullimin e materialit ka qenė mjaftė i kujdesshėm. Kjo shihet edhe nė secilėn kėngė ku pothuaj pjesa mė e madhe e tyre janė disa variante (p.sh nė tri: Ku kje vashė kur kėnova, Ku kje vashė kur kanova dhe Ku kje vashė kur qita pushkė), Larg ma lulldonjin ni vashė, edhe nė variantin e dytė: Larg ma livdojshin nji vashė, pastaj kėnga: Mrika Lenė shoqėja jonė paraqitet nė shtatė variante etj.
Tek nėnkapitulli Kėngė dasme: Kėnon zogeja m'llinj paraqitet nė gjashtė variante si bie fjala: kėndon zogu, lumi djalė, nuse miri kėndon bilbili , kėndon turreci, etj. Nė disa variante hasen edhe kėngėt: Aga Ymeri na u martuo, kėnga e Kalasė sė Shkodrės, Kėndon blega, Oj Rumija bjeshė e naltė, Ulu mal tė dale hana, Zot, ē'kjen ato valle mram etj.
Nė kapitullin e dytė autori ka grumbulluar Urtėsi dhe Thėnie, ku lexojmė: fjalė flori tė shestanasve, pėrshėndetje dhe urime tė shestanasve, emra familjarė tė shestanasve, emra shqiptare tė shestanasve, shprehje tė shestanasve etj. Nė faqen 215 tė librit lexojmė: Kranjanėt dhe shestanasit shqiptarė autokton nė Mal tė Zi. Nga faqja 249 deri nė faqen 256 lexuesi do tė njihet me biografit e shestanasve nė za siē janė: Leka i Macit Kols Perkolaj, Patėr Vinēenc Malaj, Patėr Zef Jankaj, Patėr Zef Tagaj, dhe Dom Pjetėr Perkoliqi. Libri pėrmbyllet me recensionet e prof. Dr. Emil Lafe nga Tirana dhe prof dr. Hajrullah Koliqi nga Prishtina
Dua qė nė fund tė vėshtrimit tė citoj profesor doktor Hajrullah Koliqin njėrin nga recensentėt e librit i cili shkruan: “Krijime popullore shestanase e pėrgatiti njė intelektual dhe shestanas i shquar profesor doktor Simė Dobreci pasues i denjė i shestanasve tė tjerė nė zė: i Gjon Buzukut, i kontėve tė Ljares, i Pjetėr Pėrkoliqit etj. i cili ndonėse nė moshėn 83 vjeēare, vazhdon tė qėmtoj e tė studiojė me ngulm e me pėrkushtim visarin popullor. Profesor Simė Dobreci krenohet me shestanasit dhe me kranjanėt e tij nė trojet stėrgjyshore nė katundet e Nėnrumisė, tė cilėt Atė Anton Harapi i cilėsonte “burra tė mėdhenj e asgana, tė rrahun e tė shetitun por edhe mjaft tė fjeshtė e t'arsyeshėm” si dhe ata qė janė me rrėnjė nga lashtėsia arbėrore e kėtyre viseve, por qė nuk e kanė harruar gjuhėn, as nuk e kanė braktisur shpirtin e tė parėve tė tyre. Prof. Simė Dobreci, ky doktor i shquar i shkencave tė mjekėsisė dhe qėmtues vlerash nga muza poetike e tė parėve tė tij, ėshtė model pėr tu ndjekur edhe nga tė tjerėt qė jemi apo mbajmė rrėnjė nga Shestani dhe nga Kraja jonė nėn Ruminė e shenjtė.”
Dhe fare nė fund tė kėtij vėshtrimi, unė dua qė tė lexoj njė poezi kushtuar doktorit Simė Dobrecit, tė cilėn e kam lexuar me rastin e 80 vjetorit tė lindjes sė tij kėtu nė kėtė ambient dhe qė ėshtė botuar nė pėrmbledhjen “Nata me hėnė” nė vitin 2014:

Udhėtoi nė vargun e moteve
Lundroi nėpėr valėt e trazuara
Dallgėt se ndalėn kurrė
Nė udhėtim gjithmonė rrezatoi mirėsi
Jetėn ia fali njerėzimit
Kombin e veshi me kostum tė ri
Nderoi veten, konakun, kullėn e gurit
Orės sė shtėpisė i dha bukurinė
Zanės sė malit hijeshinė
Nėn sqetull mban Mesharin e Buzukut
E pagėzon shqip gjithandej kah i ka rrėnjėt
Mos i kėrkoni rrathėt e trungut tjetėrkund
Ai i ka atje ku i kanė pasur tė parėt e tij
Nė Dobrec, nė Ljare, nė Krajėn nėn Rumi
Nė rrudhat e ballit tė tij
Nė qimet e bardha tė flokut bilur
Unė lexoj historinė e kombit tim
E nė bebėzat e syve dritėn e jetės
Ulqinit i jep dritė e Tivarit blerim
Nė qytetin e bardh thuri kurorė me degė ulliri
E nė kryeqytetin Dardan mbolli bardhėsi
Ata qė kanė humbur rrugėn
E memoria i ka lėnė
Kam njė porosi
Ēelėsin do ta gjejnė nė veprėn e tij.

Uroj qė tė ketė jetė tė gjatė sa Rumia, tė gėzoj shėndet tė plotė dhe tė na dhurojė edhe shumė vepra tjera.

*Kumtesė mbajtur nė Ulqin, mė 28.07.2017 nė pėrurimin e librit
Krijime popullore shestanase; vėshtrim, botoi KOHA JAVORE 783, 28 shtator 2017:16.