NjĖ SKANIM I KULTURĖS POPULLORE TĖ SHESTANIT

Simė Gjon Dobreci, “Krijime popullore shestanase”, botoi Diti&Oli, Ulqin, 2017, fq 266

 

Vlerėson Hysen Matoshi*

Kultura jonė tradicionale ėshtė aq e begatė nė tė gjitha drejtimet sa qė tashmė ėshtė e qartė se kapacitetet profesionale nuk mjaftojnė pėr ta mbledhur, pėr ta ruajtur, pėr ta pėrgatitur, pėr ta botuar dhe pėr ta studiuar atė. Sė pari ėshtė e domosdoshme tė thuhet se margaritarėt e kulturės sonė popullore kanė mbijetuar nė saje tė ruajtjes sė tyre si njė vlerė jona identitare dhe nė kėtė drejtim merita ėshtė kolektive, e pėrgjithshme dhe e shtrirė madje deri nė mugėtira tė shekujve tė hershėm. Nevoja qė kjo krijimtari tė faktohet nėpėrmjet shkrimit dhe publikimit tė saj ka nxitur potencialet tona intelektuale qė ta mbledhin dhe ta botojnė atė. Qė nga Frang Bardhi e kėtej janė bėrė pėrpjekje tė pareshtura qė tė dėshmohet se jemi njė identitet i veēantė kulturor i kėsaj hapėsire tė Evropės. Dhe kėto pėrpjekje kanė ardhur nga intelektualė me vetėdije tė njė pėrkatėsie tė qartė etnokulturore nė krye tė herės dhe kombėtare nė faza tė mėvonshme.
Veēmas kur flasim pėr mbledhėsit dhe botuesit e folklorit shqiptar duhet tė pohojmė se ndėr kontribuuesit, krahas specialistėve tė folkloristikės e tė filologjisė shqiptare, renditen edhe njė varg autoritetesh tė shquara tė fushave tė tjera tė dijeve dhe tė interesimeve tė ndryshme profesionale. Ndėr ata qė asnjėherė nuk janė shkėputur nga rrėnjėt e traditės kulturore tė vendlindjes, tė krahinės sė tė parėve, ėshtė edhe Profesor Simė Dobreci, i doktoruar nė shkencat e mjekėsisė dhe me njė bagazh tė admirueshėm kontributesh profesionale tė pranuara nė kėto shkenca. Njohuritė e fituara nė qendra tė pėrparuara universitare rajonale e botėrore dhe studimet nė fushėn e dermatologjisė e kanė identifikuar dr. Simė Dobrecin si njėrin ndėr klasikėt e dijeve tė mjekėsisė nė Kosovė.
Pa i munguar aspak sferės profesionale, Simė Dobreci ka dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar edhe nė planin e kulturės sonė kombėtare. Duke e botuar revistėn kulturore “Buzuku” ka bėrė pėrpjekje tė vijueshme qė tė hedhė dritė mbi tė kaluarėn e viseve shqiptare nė Mal tė Zi, njė pjesė e konsiderueshme e tė cilave kanė tretur nėn vorbullėn e tmerrshme tė mėrgimit dhe tė asimilimit. Rrjedhimisht i ka vėnė detyrė vetes qė ta qartėsojė dimensionin etnik shqiptar tė Sheshtanit veēanėrisht dhe tė Krajės pėrgjithėsisht, duke ofruar dėshmi tė qarta nga trashėgimia e kulturės popullore tė kėtyre viseve, por edhe duke prezantuar lėndė tė ēmuar gjuhėsore e historike si njė aspekt i rėndėsishėm dokumentar.
Tė gjitha kėto vlera tradicionale i ka sjellė nė librin, tė cilin kemi nderin dhe kėnaqėsinė ta pėrurojmė sot (23.10.2017)** nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Vepra “Krijime popullore shestanase”, e botuar sivjet nė Ulqin, ėshtė dėshmi e kujdesit dhe seriozitetit shkencor nė trajtimin e materies dhe e dashurisė sė pamasė pėr rrėnjėt e tė parėve, pėr mbijetesėn e fakteve kulturore shqiptare. Mund tė ndryshojė edhe mijėra herė struktura demografike e kėtyre viseve, por nuk mund tė zhbėhet ky fakt kulturor qė po e paraqesim sot si kontributin e ēmuar tė profesorit tonė tė nderuar. Askush nga ne nuk do tė mund ta niste njė shqyrtim rreth kėsaj vepre, pa e shqiptuar qė njė fillim njė falėnderim tė madh pėr gjithė kėtė punė kolosale, e cila them se, pėr shumė e shumė arsye, nuk do tė mund tė bėhej mė asnjėherė.
Sot, nė epokėn e globalizmit, kultura autoktone e kombit shqiptar ndodhet nėn njė trysni tė madhe si rezultat i ndikimeve tė huaja nė jetėn tonė, por edhe si rezultat i shpėrfilljes sė madhe qė i bėhet traditės sonė, veēmas asaj shpirtėrore, nga vetė institucionet tona. Ruajtja e veēantive tona identitare pėrgjatė shekujve, veē tjerash, ėshtė edhe njė fat i madh pėr kopshtin e shumėngjyrshėm tė kulturave botėrore, por mungesa e mbėshtetjes institucionale ėshtė njė fatkeqėsi e madhe. Ne sot kemi adaptuar nė jetėn shoqėrore, kulturore e arsimore plot standarde tė vlerave moderne tė jetės dhe mund tė thuhet se nuk kemi asnjė grimė vullneti qė tė sillemi me pėrgjegjėsinė e njė kombi tė qytetėruar kundruall kulturės tradicionale shqiptare. Fatmirėsisht ka ende intelektualė qė e ēmojnė vlerėn e papėrsėritshme tė kulturės shqiptare, tė gjuhės shqipe, si shenjė e njė identiteti specifik nė kėtė hapėsirė ku ndeshen kulturat e qytetėrimet e ndryshme.

Vėllimi “Krijime popullore shestanase” ėshtė njė monument i rrallė qė do tė shtegtojė nė mbarė hapėsirėn shqiptare dhe madje edhe nė ardhmėrinė tonė, duke i dėshmuar tė sotmes dhe brezave tanė tė ardhshėm se Shestani dhe Kraja pėrgjithėsisht ishin treva tė gjalla e produktive kulturore, pjesė e botės shqiptare, e vlerave tė saj arkaike, origjinė dhe mbėshtetje e fuqishme e krijimit tė njėrit ndėr ngulimet mė me ndikim nė historinė tonė, sikundėr ishte kolonia e Arbėneshit tė Zarės.
Simė Dobreci, pasi i ka botuar pjesėn mė tė madhe tė kėtyre krijimeve popullore dhe materialeve tė tjera filologjike e historiografike nė faqet e revistės “Buzuku”, i ka pėrfshirė nė njė vėllim tė pėrbashkėt, i cili do tė jetė mė funksional dhe gjithsesi unik nė tė gjitha drejtimet. Nė aspektin strukturor libri pėrbėhet nga dy kapituj kryesorė dhe njė varg nėnkapitujsh tė cilėt ofrojnė specifikat e lėndės sė prezantuar nė kuadėr tė tėrėsive mė tė mėdha. Kėshtu, libri hapet me poezinė e Gjergj Fishtės “Gjuha shqype” – si njė shenjė identitare e kombit, pasuar nga njė parafjalė e shkurtėr e autorit, ndėrsa ėshtė kapitulli i parė pjesa kryesore qė pėrmban nė vete kėngėt popullore tė kėsaj treve, pa pėrjashtuar edhe ndonjė kėngė autoriale. Ky kapitull ēelet me kėngėt e dashurisė, qė pasohen nga kėngėt e dasmės, kėngė tė barinjve, kėngė tė kurbetit, vajtime, kėngė tė reja, kėngė tė autorėve, kėngė historike, balada, elegji dhe pėrmbyllet me njė kėngė kreshnike. Pėr kėtė pjesė nuk do tė ndalem mė gjatė, ngaqė njė fjalė me kompetencė profesionale e paraqet studiuesi Rrustem Berisha.
Kapitulli i dytė ėshtė mjaft heterogjen si pėrmbajtje, ngaqė aty kanė gjetur vend materiale filologjike dhe historiografike, njė pjesė e tė cilave janė dhėnė nė variantin dy apo edhe tregjuhėsh, shqip – sllavisht,– anglisht. Pjesa e dytė e kapitullit ofron thėnie, fjalė tė urta shestanase, frazeologji, pėrshėndetje, urime dhe mallkime, tė cilat pa asnjė dyshim janė material interesant si pėr qasje folkloristike dhe etnokulturore, ashtu edhe pėr studime filologjike. Njė material me peshė pėr antroponiminė shqiptare e pėrbėn pjesa ku janė prezantuar emra tė shestanasve.
Studimi “Krajanėt dhe shestanasit shqiptarė autoktonė nė Mal tė Zi”, i prezantuar nė shqip dhe sllavisht, ėshtė njė kontribut qė hedh dritė mbi autoktoninė shqiptare tė kėtyre viseve, gjithnjė duke e faktuar me tė dhėna shkrimore e burimore tė kohėve tė ndryshme, nė krye tė tė cilave qėndron raporti i Marjan Bolicės i vitit 1614.
Pjesa e tretė e kėtij kapitulli ka njė pėrmbajtje enciklopedike nė saje tė publikimit tė tė dhėnave pėr shestanasit mā nė zā, siē i quan autori, duke u fokusuar te figurat e Lekė Perkolajt, Vinēenc Malajt, Zef Jankajt, Zef Tagajt dhe Pjetėr Perkoliqit.
Pėrgjatė gjithė librit lexuesi do tė gjejė edhe dėshmi interesante etnokulturore, sikurse janė veshjet popullore tė trevės, fakte dokumentare, fotografi, dėshmi arkeologjike e arkitekturore etj., tė cilat ia shtojnė vlerėn kėtij kontributi.
Natyrisht meritor pėr kėto format tė vėllimit, krahas autorit, janė edhe redaktori prof. dr. Rrustem Berisha, pa asnjė dyshim njėri ndėr vjelėsit dhe njohėsit mė tė spikatur tė vlerave tė folklorit shqiptar dhe recensentėt Profesor Emil Lafe dhe Profesor Hajrullah Koliqi, vlerėsimet e tė cilėve janė bėrė pjesė e kėtij botimi.
Sikurse dihet, puna nė mjekėsi fokusohet nė shpėtimin e jetėve tė rrezikuara tė njerėzve.
Analogjikisht me kėtė profesion, Simė Dobreci i ka vėnė vetes si detyrė misionin e shpėtimit tė trashėgimisė kulturore tė trevės sė tij mė tė dashur, Shestanit, tė faktimit e tė mbrojtjes sė saj nga rreziku i harresės. Si mjek Profesori u ka shėrbyer bashkėkohėsve tė tij, si intelektual, si autor i kėtij libri, mund tė them se, nė rend tė parė, u ka shėrbyer brezave tė ardhshėm tė shqiptarėve.
Duke i shprehur mirėnjohjen pėr kėtė punė tė mbarė, fjalėn time dua ta pėrfundoj duke e huazuar njė shprehje, njė urim shestanas, qė ka gjetur vend nė faqet e kėtij libri: Profesor Simė Dobreci “Zoti t'dhāntė shnet”!

*Prof. dr. Hysen Matoshi ėshtė drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinė.

**Prishtinė, mė 23 tetor 2017.
Botuar nė Prishtinė, KOHA DITOTE, 7294, mė 28.10.2017:28. E ribotoi KOHA JAVORE 789, 9 nėntor 2017:2021.