PĖRBALLUESI I SULMEVE TURKE

 

Gjergj Kastrioti Skėnderbeu  komandanti mė madhėshtor i armatės sė vogėl qė njeh historia, patrioti i pėrjetshėm i shqiptarėve.
Palltoja Skėnderbe, njė veshje kureshtare e petkut tė zi, e rrethuar me tė zezė dhe e stolisur me xhufka tė zeza, ishte njė simbol kombėtar i shqiptarėve pėr mė shumė se 500 vjet. Nė tė vėrtetė, kėshtu shqiptarėt mbanin zi pėr Gjergj KastriotinSkėnderbeun, heroin kombėtar shqiptar, i cili pėr 25 vjet gjatė shekullit XV mbrojti lirinė e vendit tė tij tė vogėl kundėr sulmeve turke, atėherė fuqia mė e madhe ushtarake dhe mė fitimtare e Evropės.
Nė atė kohė, Papa Nikolla V i dha titullin Atleti i Krishtit, njė papė tjetėr e emėroi atė Kapiten Gjeneral i Ujit tė Bekuar, ndėrsa i treti, Papa Piu II, qe i penguar vetėm nga vdekja pėr t'i ndihmuar atij nė udhėheqjen e kryqėzatės kundėr turqve.
Edhe pas vdekjes, gjeneratat e nderuan Skėnderbeun si hero tė Krishtėnizmit. Njė libėr pėr jetėn e tij nė latinishte u pėrkthye nė shtatė gjuhė kontinentale dhe u ribotua 30 herė.
Nė shekullin XVIII, gjenerali Volf (Wolfe) nga Kvibeku (Quebec) ka thėnė qė ai ėshtė komandanti mė madhėshtor i armatės sė vogėl qė njeh historia. Fisniku Bajron (Lord Byron) e pėrshkroi atė nė Childe Harold (Fėmija Harold); emri i tij pati jehonė edhe nė njė poemė tė Longfellout.
Skėnderbeu – Askender Bej (Princi Aleksandėr), siē e quanin turqit, nuk e fitoi mbretėrinė e tij deri nė moshėn 40 vjeēare. Nga kjo kohė e deri nė vdekjen e tij, me armatė, qė kurrė nuk kishte mė shumė se 15.000 ushtarė, 25 vjet qėndroi dhe i theu forcat e dy sulltanėve mė tė mėdhenj tė historisė turke, Muratit II dhe Mehmetit II.
Ekspeditė pas ekspedite u dėrgua kundėr kėtij prijėsi tė disa fiseve buzė Adriatikut dhe, deri sa tė gjithė mbretėrit e Evropės dridhėshin pėrpara flamurit me hėnė, Skėnderbeu e detyroi sunduesin e Lindjes dhe Perėndimit t'a pranojė atė si Mbret tė Shqipėrisė – dhe pati guxim t'i jap ligjėrata pėr ta nxitur atė tė kthehet nė tė krishter.
Fuqia dhe guximi personal i Skėnderbeut, bujaria dhe trimėria e tij u shndėrruan nė legjendė. Dy herė nė karrierėn e tij ai pranoi thirrjen pėr tė luftuar personalisht kundėr komandantit tė ushtrisė sė armikut dhe nė tė dy rastet ai e pėruli pashėn turk. Por edhe ky njeri ēeliku, siē ishte Skėnderbeu, nuk do tė kishte pasur mundėsi t'a mbrojė vendin e vet shumė kohė prej vėshtirėsive tė mėdha vetėm me mbizotėrim tė aftėsive tė tija luftarake. Fshehtėsitė e fitoreve tė tija tė njėpasnjėshme ishin nė zotėrimin e artit tė befasisė dhe bindja e tij qė vetėm numrat kanė pak kuptim, pėrveē nėse pėrdoren nė mėnyrė mjeshtėrore.
Taktikat tronditėse e mundėsuan atė qė nė ēdo rast t'i bėjė tė pavlerė forcat mbizotėruese turke, ndėrsa numri i luftėtarėve kurrė nuk e brengosėn atė dhe vetėbesimi i tij i frymėzoi ushtarėt e tij tė bėjnė atė qė dukej e pamundshme.
Terreni i vrazhdė i vendlindjes sė tij, malet e larta, luginat e thella dhe pyjet e shpeshta ia mundėsuan atij, mė shumė se njė herė, tė lėvizė njė ushtri tė vogėl rreth krahut tė frontit turk qė pėrparonte.
Nuk ishin tė rastit dy fitoret mė madhėshtore tė Skėnderbeut nė Orosh, luginė e gjerė nėpėr tė cilėn forcat turke ishin tė lejuara tė marshojnė, derisa shqiptarėt i prisnin nė luginat e ngushta me pyje tė thella, ku ishte e pamundur qė ata tė vihen re. Mėnyra e betejave tė tij, megjithėse e pėrshtatur kushteve specifike, gjithmonė ishte gati e njėjtė. Njė ushtri tė vogėl e angazhonte pėrballė turqve, ndėrsa me shumicėn e ushtarėve, Skėnderbeu befasisht sulmonte fshehtazi mbas shpine.
Kur Sulltani i urdhėroi komandantėt e tij qė kurrė tė mos sulmonin tė parėt, por tė presin nė kamp derisa Skėnderbeu tė paraqitet nė terren tė hapur, shqiptarėt krijuan taktika rrėmujėse pėr tė shtyrė turqit qė t'i lėshojnė pozitat e tyre tė fortifikuara.
Gjergj Kastrioti, sikurse u pagėzua Skėnderbeu, lindi aty mė 1403, djali i katėrt dhe mė i vogėl i Gjon Kastriotit, fisnikut tė Krujės, njė ndėr liderėt e shumtė tė Krishtėrimit, nga tė cilat shtete Shqipėria u nda mė vonė. Pesė vjet mė herėt, Hėna Turke triumfoi nė tokat jugosllave dhe, nė fillim tė shekullit XV, ushtritė e sulltan Muratit II pushtuan Ballkanin. Gjon Kastrioti e kuptoi se rezistenca ishte e pashpresė, bėri njė marrėveshje me Muratin para se tė shkatėrrohet edhe territori i tij.
Me kėtė marrėveshje, Gjon Kastrioti u bė i varur prej Portės (Konstandinopojės) dhe, si shenjė besimi, i dorėzoi katėr djemtė e tij si peng, pėr t'u edukuar nėn urdhrin turk.
Pėrderisa kėshtjella e Kastriotėve nė Krujė u shndėrrua nė qendėr tė pushtetit turk, Gjergji, atėherė 2 vjeē, u detyrua qė sė bashku me vėllezėrit e tij tė heqė dorė prej fesė sė krishterė – sė paku nė emėr. Turqit ia vunė emrin Askender Bej ose Aleksandėr Bej (Princi Aleksandėr) i cili mė vonė u bė Skėnderbe.
Djalosh i gjatė dhe i zhvilluar, Skėnderbeu ia tėrhoqi vėmendjen herėt Sulltan Muratit me akte trimėrie dhe me aftėsi ushtarake. Para se t'i mbushte 20 vjet, ai u zgjodh gjeneral nė ushtrinė turke dhe udhėhoqi ekspedita fitimtare nė Azinė e Vogėl dhe nė Serbi, ku sipas biografistit tė tij latin, ai gjithmonė u pėrpoq t'i kursej forcat krishtere. Gjatė tėrė kohės, djaloshi luftėtar u mėsua t'a kontrolloi gjuhėn, zemėrimin dhe ndjenjat e tija, duke qėndruar i padepėrtueshėm ndaj pėrpjekjeve dinake tė sulltanit qė t'a provokojė mospėruljen e tij.
Tre vėllezėrit e tij vdiqėn, me gjasė u helmuan, por Skėnderbeu jetoi dhe ia arriti tė mbajė pranė vetes disa bashkėkombės shqiptarė, pėrderisa priste tė vijė rasti i tij. Kur babai i tij vdiq, nė vend se t'a pėrcaktojė Skėnderbeun nė krye tė Krujės, siē i takonte me trashėgim, Murati II ia dorėzoi vendin nė duar tė njėrit nga pashėve e tij.
Skėnderbeu atėherė ishte kah fundi i moshės 30 vjeēare, njeri me inteligjencė tė madhe dhe fuqi e durim madhėshtorė. Nė atė kohė, ai priste rastin e pėrshtatshėm duke mbajtur kontakte tė fshehta me Shqipėrinė dhe duke u pėrgatitur tė sulmojė.
Rasti erdhi dy vjet mė vonė, mė 1443, kur ai, sė bashku me njė komandant tjetėr turk, u dėrgua tė luftojnė kundėr invadimit hungarez nėn komandėn e Janosh Huniadit.
Forcat otomane u mblodhėn pėrpara Nishit, nė Moravė. Tė krishterėt dėrguan njė ēetė nė anė tjetėr tė lumit dhe pėr habi tė jeniēerėve turk, Skėnderbeu papritmas tėrhoqi burrat e tij.
Efekti nė moralin e turqve ishte shkatėrrues. Radhėt e tyre u lakuan, u thyen dhe u shkatėrruan. Nė kėtė rrėmujė, Skėnderbeu dhe shqiptarėt shkuan e rrethuan sekretarin e sulltanit. Ata e detyruan atė me majė tė shpatės qė tė nėnshkruajė njė dekret mbretėror pėr pashėn e Krujės qė t'ia dorėzojė pushtetin djalit tė Gjon Kastriotit.
I pajisur me kėtė, Skėnderbeu dhe pėrkrahėsit e tij marshuan fuqimisht nė anėn tjetėr tė gadishullit. Nė Krujė pasha, duke mos dyshuar asgjė, pranoi dekretin dhe kur ra nata, qytetarėt u ngritėn dhe nė emėr tė Lirisė e dėrmuan garnizonin turk. Nė qytetet pėrqark, trupat turke shpejt u detyruan tė dorėzohen dhe Skėnderbeu u shpall mbret i shqiptarėve.
Skėnderbeu nuk priti shumė pėr sulmin i parė kundėr mbretėrisė sė tij. Nė tė njėjtin vit, me njė armatė prej 40.000 ushtarėsh, Ali Pasha famėmadh u dėrgua t'a shfronėsoj Skėnderbeun.
Njėkohėsisht, vullnetarėt u derdheshin nė Kalanė e Skėnderbeut, nė faqe tė malit dhe, kur kėshilltarėt e tij e pyetėn se a kishte burra tė mjaftueshėm ose a do tė ishin tė nevojshme taksat, ai bėrtiti “Burra tė mjaftueshėm? Kam tepėr”. Dhe ashtu, ai i ktheu nė shtėpi gjysmėn e vullnetarėve dhe marshoi kundėr Ali Pashės me 15.000 burra, ushtrinė me tė madhe qė e kishte udhėhequr deri atėherė. Ai e mundi Alinė nė Malet e Dibrės. Vitin e ardhshėm, Fizour Pasha, me njė ushtri prej 6.000 kalorės, humbi afėr Ohrit nga njė ushtri shqiptare prej vetėm 3.000 burrash.
Turqit pastaj dėrguan Mustafė Pashėn ta udhėheqė njė ekspeditė tjetėr kundėr Shqipėrisė. Mustafa udhėhoqi dy ushtri, secila e pėrbėrė nga 15.000 burra. Tė dyja humbėn, prej tė dytės mbeten tė prera 10.000 trupa nė Orosh.
Pas shtatė viteve fushatash tė pafrytshme pėr t'i “urtėsuar” shqiptarėt, sulltan Murati filloi tė humbė vullnetin. Ai i ofroi Skėnderbeut paqe dhe vetėqeverisje tė plotė tė Shqipėrisė me kusht qė ai t'i paguaj Portės kontribut vjetor. Skėnderbeu e refuzoi dhe ia ktheu drejtpėrdrejt, duke u nėnshkruar “Gjergj Kastrioti, me mbiemėr Skėnderbe, Ushtar i Jezu Krishtit”. Natyrisht, Murati u zemėrua: “Njeri i palumtur”, u ngėrdhesh ai. “Pra ke plan pėr njė vdekje tė paharruar? Shumė mirė. Unė do tė vijė nė vorrimin tuaj”.
Pastaj vetė Murati marshoi kundėr Krujės me njė ushtri prej 150.000 ushtarėsh. Por ai kot e rrethoi Kalanė e Skėnderbeut me muaj dhe sė fundi u tėrhoq dhe sė shpejti vdiq nė Adrianopojė. Pėr 18 vjetėt e ardhshme, sulmet u bėnė nga djali dhe trashėgimtari i Muratit i pamėshirshmi dhe i zellshmi Murati II. Ai, prej 23 sulmeve ushtarake kundėr Skėnderbeut, tė gjitha i humbi pėrpos njėrės. E vetmja qė nuk e fitoi Skėnderbeu ndodhi mė 1452 para mureve tė Beratit, kryeqytetit tė babės sė gruas, e cila ishte e okupuar nga turqit. Nė majin e kaluar, Skėnderbeu u martua me Andronikėn, vajzėn e fisnikut tė Epirit, Arianit Komnenit.
Kjo martesė, pėrveē lidhjes sė tij me njėrėn ndėr dinastitė mė tė fuqishme nė Shqipėri, ia siguroi atij njė grua tė bukur; ėshtė thėnė se Andonika ishte “ide e vėrtetė dhe shembull i bukurisė sė pėrsosur”. Dėshtimi i Skėnderbeut pėr tė marrė Beratin ndodhi pėr shkak se nė vend qė menjėherė t'a sulmoj qytetin, ai dėgjoi kėshilltarėt qė t'i lejohet qytetit dy javė armėpushim. Kjo i mundėsoi pashės turk, Sevalit, kohė tė mjaftueshme pėr grumbullimin e pėrforcimeve prej 40.000 ushtarėsh, tė cilėt e rrethuan qytetin. Mirėpo, humbjet e Sevalit ishin tė shumta.
Pėr Republikėn e Venedikut, e cila atėherė ishte zaptuese e bregdetit tė Shqipėrisė deri nė Durrės, Skėnderbeu ishte kėrcėnim i interesave tė saj gjatė viteve tė betejave. Por mė 1453, njė vit pas Beratit, Muhameti dridhi Evropėn duke zaptuar Konstadinopojėn. Tė gjitha shtetet e krishtera i dridhi fitorja e Turqisė; tash Skėnderbeu u pranua edhe nga Venediku si kampion i krishtėrimit kundėr tė pafeve.
Muhameti vendosi tė pajtohet me Skėnderbeun pėr njė armėpushim 10vjeēar dhe pranoi kėrkesėn e Skėnderbeut, qė tė njihet Mbret i Pavarur i Shqipėrisė, pa kurrfarė detyrimi ndaj Konstadinopojės.
Mirėpo, shumė kohė para mbarimit tė armėpushimit, Skėnderbeu, me urdhrin e Papės luftėtar Piu II, e theu atė duke udhėhequr njė kryqėzatė kundėr turqve. Mė 1464, Papa Piu vdiq dhe Skėnderbeun e braktisėn aleatėt; Muhameti e rrethoi Krujėn.
Kruja mbrohej derisa Skėnderbeu shkoi nė Romė pėr ndihmė te Papa Pali II, trashėgimtari i Piut. Gjatė kthimit pėr nė shtėpi, luftėtari madhėshtor u sėmur dhe u dergj nė krevat nė Lezhė, atėherė koloni e Venedikut. Ky krevat do tė bėhet krevati i tij i vdekjes. Atij i erdhėn lajmet qė turqit kishin plan tė sulmojnė. Ai u ngrit nga krevati dhe brohoriti pėr kalin dhe veshjet e tij ushtarake, pastaj u shtri pėrsėri, duke pėshpėrit njė porosi tė fundit: “Thoni atyre se do tė mė shohin nesėr nė betejė”.
Kur fjalėt depėrtuan nėpėr radhėt turke, vetėm pėrmendja e emrit tė Skėnderbeut shkaktoi panik, komandanti u tėrhoq pa shkrepur asnjė goditje. Skėnderbeu vdiq mė 17 janar 1468, nė Lezhė; brenda disa muajve turqit pushtuan Shqipėrinė.
Gjergj Kastrioti, i njohur si Skėnderbeu, i cili pėr 25 vite ruajti lirinė e shtetit tė tij tė vogėl kundėr turqve tė mbifuqishėm.

*Marrė prej The Daily Telegraph Mirror, April 30, 1992:46.

E mundėsoi pėr revistėn Buzuku Gjergji Jakut Gjeks Kol'Jakut, Braticė, Ulqin, tash nė Brisbane, Australi

Pėrktheu nga anglishtja Besnik Simė Dobreci, Braticė, Ulqin, tash nė Vancouver, Kanada.

Shih BUZUKU 16, 2004:45. Pėrgatiti S.Gj.Dobreci.