Vepėr e rėndėsishme pėr letėrsinė gojore shqiptare

Shkruan Gjekė Gjonaj

Dermatologu i njohur prof. dr. Simė Gjon Dobreci lexuesit shqiptar i dhuroi librin ”Krijime popullore shestanase”. Autori, edhe pse me profesion mjek, u fut nė historinė e folkloristikės me njė njohuri teorike modeste, por me pikėpamje tė drejta rreth karakterit tė mirėfilltė qė duhej tė kishin krijimet popullore. Me kėtė libėr dr. Dobreci u radhit ndėr mbledhėsit e hershėm tė folklorit shqiptar tė cilėt u nxitėn nga Romantizmi Evropian pėr tė vlerėsuar trashėgiminė folklorike dhe sidomos trashėgiminė e kėngės popullore.
Libri “Krijime popullore shestanase” tė autorit dr. Simė Gjon Dobrecit ėshtė njė produkt i vullnetit tė tij tė kahmotshėm pėr grumbullimin e thesarit tė pasur popullor tė shestanasve. Autori i librit ėshtė rritur e brumosur me pėrdorimin e prozės tregimtare popullore tė Shestanit, njė nga zonat etnike tė shqiptarėve nė Malin e Zi, saqė kureshtja dhe vullneti e tij i madh kanė bėrė tė mundshėm formimin, pėrdorimin dhe shėnimin e kėtij thesari folklorik, nga i cili bindemi se tradita folkloristike, si njė dhunti e natyrės psikoetnike, ėshtė mjaft e pasur dhe e pashtershme.
Autori shkruan nė hyrje tė librit se “krijimtaria popullore e Shestanit mė ka gėzuar dhe entuziasmuar. Botimi i saj nė revistėn BUZUKU, si dhe disa miq mė dhanė idenė dhe mė shtuan dėshirėn qė t'i bashkoj nė njė libėr tė vetme, ashtu qė tė lexohen mė lehtė. E bėra kėtė punė me dashuri, sepse kjo ėshtė pasuri e ēmueshme qė na e lanė tė parėt tonė”.
Materiali i bletės shestanase nė kėtė libėr ėshtė renditur sipas gjinive. Libri pėrfshinė pjesė me kėngė dashurie, kėngė dasme, kurbeti, balada e elegji, vajtime, kėngė humoristike, kėngė kreshnike, tė barinjve e krijime tė tjera nga letėrsia gojore e Shestanit tė botuara nė revistėn “Buzuku”, sikurse edhe pėr disa shestanas tė njohur.
Dr. Sima kėto materiale tė mbledhura tė folklorit i ka regjsitruar ashtu siē jetonin kėto thesare nė pėrvojėn aktuale popullore, pa bėrė pėrpunime e shtesa tė tyre me ngjarje qė nuk i kishin tekstet origjinale. Qėllimi i tij kryesor ishte objektiv: T'u siguronte shestanasve njė identitet kombėtar, pėr tė forcuar dhe bashkuar kombin gjuhėsisht dhe kulturalisht. Synimi tjetėr i tij ishte tė regjistronte krijimtarinė folklorike tė kėsaj trevė folklorike dhe pėr tė rritur e ndėrgjegjėsuar atė, po dhe pėr ta ruajtur gjatė nė kujtesė.


Urtėsia popullore shestanase e trajtuar nė kėtė libėr ėshtė jo vetėm dėshmi e trashėgimisė sė pasur shpirtėrore, por edhe e dashurisė ndaj njerėzve dhe ndaj vendlindjes. Aty ėshtė pėrdorur njė sistem i ngopur dhe i pasur i tė shprehurit poetik, janė gėrshetuar krahasime dhe metafora, tė cilat tė njėsuara e tė ndėrlidhura mes veti, funksionalizohen mjeshtėrisht nė tėrėsinė kuptimore dhe shprehėse artistike tė krijimeve pėrkatėse.
Ka rėndėsi tė pėrmendet fakti se dr. Sima nuk nisi t'i mbledhė kėto kėngė si talent dhe pastaj tė zbulonte vlerat e larta tė atyre kėngėve, por ai e nisi kėtė punė me njė qėllim tė caktuar patriotik, i shtyrė nga dashuria e vendit dhe e gjuhės. Punoi nė mėnyrė autodidakte, pra ai nuk vinte nga ndonjė formim etnologjik dhe folklorik, por duke qenė pėrpara kėsaj situate tė habit fakti qė vepra ka njė karakter tė pranueshėm shkencor.
Kėto krijime gojore, epike, lirike, epiko-lirike, tė cilat janė ruajtur e zhvilluar qė nga kohėt e hershme e deri nė ditėt e sotme, nė saj tė kujdesit tė pėrgjithshėm tė shestanasve, paraqesin njė vlerė pėr mbarė folkloristikėn tonė. Ato pėrbėjnė njė trashėgimi tė vyer po edhe tė pastudiuar sa e si duhet nga gjuhėsia dhe folkloristika shqiptare. Prandaj, botimin e kėsaj krijimtarie popullore e konsideroj si njė vepėr tė rėndėsishme pėr letėrsinė gojore shqiptare, si njė pasuri tė pėrgjithshme kombėtare.
Botuar edhe nė KOHA JAVORE 777, 17 gusht 2017:14-5.