Visar i trashėgimisė kulturore dhe gjuhėsore

Ulqin – Qendra e Kulturės, respektivisht Biblioteka e Ulqinit, Shtėpia Botuese “Ulqini” dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi organizuan tė premten mbrėma mė 28.07.2017, nė sallėn e mbushur plot tė Bibliotekės sė Qytetit pėrurimin e librit “Krijime popullore shestanase”, i pėrgatitur nga prof. dr. Simė Gjon Dobreci.
Moderatorja e pėrurimit, Ardita Rama, udhėheqėse e Bibliotekės sė Ulqinit, ka thėnė se kemi tė bėjmė me njė pėrurim pak tė pazakontė, pasi qė autori ėshtė me profesion mjek, kurse libri s'ka tė bėjė fare me mjekėsinė.
“Vetė prof. dr. Simė Dobreci ėshtė njė person i pazakontė, njė humanist, intelektual i shquar e dijetar i pėrmasave kombėtare”, ka thėnė ajo.
Pėr librin ka folur mėsimdhėnėsi Ali Gjeēbritaj, i cili e ka vlerėsuar atė “visar tė trashėgimisė kulturore dhe gjuhėsore”.
“Krijime popullore shestanase ėshtė njė thesar i ēmuar i trashėgimisė kulturore, gjuhėsore, njė begati e konsiderueshme e traditės sė njė popullate qė pėr fat tė keq ėshtė shpėrndarė gjithandej nėpėr botė, ėshtė edhe tjetėrsuar nė njė farė mėnyre njė pjesė e tij”, ėshtė shprehur ai.
Sipas tij, autori Dobreci ka qenė mjaft i kujdesshėm gjatė punės pėr grumbullimin e materialit nė terren.
“Kjo shihet edhe nė secilėn kėngė ku pothuaj pjesa mė e madhe e tyre janė nė disa variante”, ka theksuar Gjeēbritaj.
Dom Gabriel Grabanica ka thėnė se ai ėshtė njė nxėnės i cili po mėson dita-ditės nga jeta, veprat dhe shkrimet e prof. dr. Simė Dobrecit.
“Unė e kam kryer njė universitet, por universiteti i dytė ėshtė profesor Simė Dobreci”, ka thėnė ai.
Ndėrsa pėr librin “Krijime popullore shestanase” ka thėnė se ėshtė njė kryevepėr dhe enciklopedi.
“Ēdo numėr i ri i revistės 'Buzuku' ėshtė njė enciklopedi nė miniaturė, kurse kjo ėshtė njė enciklopedi e mirėfilltė”, ėshtė shprehur Grabanica.


Botuesi Gazmend Ēitaku, pronar i Shtėpisė Botuese “Ulqini”, ka folur pėr veprimtarinė botuese tė tij, duke thėnė se deri tani kjo shtėpi botuese ka botuar rreth 60 tituj, pėrfshirė librin “Krijime popullore shestanase”.
Vetė prof. dr. Simė Gjon Dobreci, nė fjalėn e tij, ka falėnderuar tė gjithė qė e kanė nxitur dhe mbėshtetur nė pėrgatitjen dhe botimin e librit.
Nė emėr tė organizatorit ka pėrshėndetur kryetari i Bashkimit tė Krijuesve Shqiptarė nė Malin e Zi, prim. Dr. Gani Karamanaga, si dhe Safet Kurtagiq, drejtor i Fondit pėr Mbrojtjen dhe Realizimin e tė Drejtave tė Pakicave, qė e ka mbėshtetur botimin e librit.
Nė pėrurim janė lexuar edhe vėshtrimet e redaktorit tė librit, dr. Rrustem Berisha, dhe recensentėve prof. dr. Emil Lafe dhe prof. dr. Hajrullah Koliqi.
Kėngė nga libri kanė lexuar aktori Shefqet Luca dhe Zana Dobreci, kurse Jozo Jakoviq, pedagog, dhe Simo Simonoviq, nxėnės i Shkollės sė Muzikės nė Ulqin, kanė luajtur pjesė nė fizarmonikė.
Prof. dr. Simė Gjon Dobreci ka punuar nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės, ku ka ligjėruar lėndėn e dermatologjisė. Ėshtė autor i disa librave nga fusha e sėmundjeve tė lėkurės. Ka qenė kryeredaktor i revistės profesionale-shkencore tė Shoqatės sė Mjekėve tė Kosovės “Praxis Medica”, kurse tani drejton revistėn “Gjon Buzuku”.
Pėrveē shumė shpėrblimeve tė tjera pėr veprimtaritė e veta, Simė Dobreci ėshtė dekoruar me “Medaljen Presidenciale tė Meritave” nga Presidenti i Kosovės nė vitin 2016 dhe Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipėrisė nė vitin 2017.
Marrė nga KOHA JAVORE nr 775, 3 gusht 2017:16