Shqiptari mbetet Shqiptar

Shqiptarėt kanė njė ide
Nuk e ndėrrojnė kombin me fe
Para thonė jena Shqiptar
E pastaj edhe fetar

Kombi kėtu ėshtė autokton
Fenė edhe e ndrron
E ndrron kur do ti vetė
Shqipėtar mbetesh gjithmonė nė jetė

Nė Shqipėri ka disa fe
Por mbi tė gjitha njė atdhe
Njė atdhe e njė kombėsi
E ka emrin Shqipėri

Me t'vėrtetė asht mrekulli
Si ka qėndru kjo Shqipni
Asht ēudi si ka shpėtu
Kjo Shqipėri pa u shkatrru

Megjithėse jemi tė ndam
Nė 5 shtete nė Ballkan
Diēka asht qė na bashkon
Asht Shqipnia qė s'na harron

Shqipėtarėt kudo qė janė
Njė simbol t'pėrbashkėt kanė
Kanė flamurin kuq e zi
Qė pėrfaqėson kėt Shqipni

Asht diēka qė preferojmė
Komb e fe nuk i harrojmė
Pse nuk jena nji me fe
Jena vllazen pėr atdhe

*E qiti Fadil Elez Popi-Kraja, Shkodėr,
nga Arbneshi i Krajės

Majlinda Kraja <majlinda.kraja@yahoo.com>
 


Nga Epi i Gilgameshit

Utnapishtimi i flet Gilgameshit*:
“Pushoje vajin, frenoje zemėrimin!
Fate tė ndryshme kanė hyjt e njerėzit
Baba e nėna t'pollėn si njeri.
Ndon'se dy t'tretat hyjnore i ke,
tė njerėzve e ke ti njė tė tretėn,
qė tė tėrheq ka fati i njeriut.
Amshimi s'ėshtė dhėnė pėr njeriun!
Vdekja mizore ėshtė, cakton ēdo fat”.
**
Utnapishtim*, bir i Ubar Tutuit,
ndėrtoje ti prej drurit njė shtėpi,
ndėrtoje nė njė bark. Le tė humbas
krejt pasuria. Jetėn ti kėrkoje,
pėrbuze pronėn, jetėn ti shpėtoje.
Nė barkė sill ēdo lloj fare tė jetės –
e gjatė dhe e gjerė njėsoj tė jetė.
Ti sa mė parė barkėn ta ndėrtosh
e fute n'detin me ujė tė ėmbėl,
dhe sa mė mirė me ēati mbuloje!
Mirė e kuptova hyjin dhe i thashė:
“Do tė punoj, im zot, ēka tė me thuash,
me nder do ta pėrmbush urdhrin tėnd.
Mirėpo unė, ēka do t'i them qytetit,
polemit si dhe pleqve mė tė vjetėr?”
Gojėn e hapi Ea dhe me tha,
mua shėrbėtorit t'vet: “O bir njeriu
atyre u thuaj: 'Zoti i madh, Beli,
m'shikon me smirė dhe prandaj nuk dua
tė jem banues i qytetit tuaj,
tokėn e Belit nuk dua ta shoh.
Dua tė shkoj nė det me ujė t'ėmbėl,
t'banoj te Ea, zot qė mėshiron,
dhe ju do t'ju bekoj me t'gjitha t'mirat'.
Porsa shkėlqeu agimi i mėngjesit
tė gjitha gjėrat nisa t'i bėj gati
dhe shkova der' te deti me uj' t'ėmbėl.
Gjeta aty rrėshirė, gjeta drurė,
planin e bakės e bėra at'botė.
Gjith' farefisi, t'fortė dhe tė ligj,
shpėrvolėn duart, punės iu pėrveshėn.
N'muaj t'Shamashit barka u ndėrtua.
Ēdo gjė qė pata nė tė e ngarkova –
nė tė ngarkova argjend edhe ar
dhe farėn e secilit lloj tė jetės;
familjen time, farefisin t'afėrt,
nė barkė t'gjithė aherė i vendosa;
gjedhe t'mėdha si dhe kafshė tė vogla
aty i solla, si dhe zanatlinj
tė ēdo mjeshtėrie i lash' brenda tė hyjnė.
*Nga Epi i Gilgameshit, Rilindja, Prishtinė 1984: (kėnga e dhjetė) 91-2&94. E pėrktheu Anton Berisha prej gjermanishtes. Ky ep ėshtė i traditės letrare sumero-babilonase i moēėm rreth 4 mijė vite.


Pėrcjellja e dasmorėve mė kangė nė Braticė, Ulqin, mė 1974;
shumica e grave me veshje kombėtare shqyptare,