Festa e Zojės sė Kėshillit tė Mirė

 

Shkruan don Gabriel Grabanica

Njė nga Festat nė Kujtim tė Luftės Heroike Shqiptare kundėr Osmanėve, mė 18.10.2017

Nė Qytetin e Veriut tė Shqipėrisė, Shkodėr, qė prej kohėve tė lashta nderohej me pėrkushtim tė veēantė, ėshtė njė figure e mrekullueshme e Zojės. Ėshtė ajo figure qė sot ndodhet nė Gjenacan tė Italisė. Historia e saj, ėshtė vetė historia e katolicizmit ndėr shqiptarė, katolicizėm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut, mė 1468, nisi udhėn e vet tė kryqit. Ndėrsa njė pjesė e madhe e banorėve, gjatė pesė shekujve tė robėrisė, do tė shtrėngohej tė ndėrronte fenė e njė pjesė tjetėr do tė merrte rrugėt e mėrgimit, vetėm njė pakicė do tė mbetej besnike, duke vuajtur porsi gjarpri nėn gur pėr shekuj e shekuj.
E pikėrisht nė kėtė kohė, rreth vitit 1467, kur njė ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodėr, sipas gojėdhėnės, figura e Zojės u shkėput nga muri i Shenjtėrores rrėzė Kėshtjellės sė Rozafės, pėr tė mos u dhunuar nga hordhitė anadollake. E mbartur nga engjėjt, mbėshtjellė prej njė reje - vijon gojėdhėna - u ndalua nė Gjenacan, afėr Romės. Gojėdhėna tregon edhe se Figurėn e mrekullueshme e pėrcollėn dy shkodranė, rojtarė tė shenjtėrores, e ndėrsa ecnin me sytė lart, pa u kujtuar as ata vetė, e kaluan nė kėmbė detin Adriatik. Si arritėn nė Romė, figura u zhduk nga sytė e tyre.
Por nuk vonoi e nė tė gjithė Italinė u hap zėri se njė figure e mrekullueshme kishte zėnė vend nė muret e Shenjtėrores sė Gjenacanit, ku me ndėrmjetėsinė e saj po kryheshin mrekulli tė panumėrta. Ishte data 25 prill 1467. Qė asokohe nisėn shtegtimet e besimtarėve drejt Gjenacanit, e Zoja jonė e Kėshillit tė Mirė, Pajtorja e shqiptarėve, nisi tė nderohej edhe nė Itali, Gjermani, Austri e mė vonė edhe nė kontinente tė tjera, me tė njėjtėn figure, qė vijon tė nderohet nė Gjenacan.
Kjo figurė, pra, nderohej nė kishėzėn dy herė tė rrėnuar tė Zojės rrėzė Kėshtjellės Rozafa, njė nga mė tė vjetrat nė Shqipėri. Nė kėmbė apo gėrmadhė, Kisha mbeti gjithnjė cak shtegtimi. Nuk ka besimtar qė duke kaluar andej, edhe pas vitit 1967, kur kisha u rrėnua pėr herė tė dytė nga diktatura enveriane, tė mos jetė lutur nė heshtje pėr ditė mė tė mira me njė lutje tradicionale, qė i qėndroi kohės, mė shumė se muret:
“O Zoja e Bekueme, Nana e Kėshillit tė Mirė, po tė thėrrasim ty, qė je Bija e zgjedhuna e Zotit Atė, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i sė Shenjtnueshmes Trini: ndėrmjetėso pėr ne nė qiell!”.
E kur Kisha u rindėrtua, Lutja u pasurua me fjalėt:
“Ndėr duert tua tė fuqishme, o Nanė e Mėshirės, po e lėshojmė tė dashtunin kombin tonė, me gjithė se jemi mėkatnorė tė mjerė e tė padenjė. Po tė falėnderojmė se na je gjetė e na ke ndihmue me kujdesin e njė Nane tė vėrtetė nė dimnin e gjatė e tė vėshtirė tė persekutimit, i cili na shkaktoi viktima tė panjehuna, martirė qė tash ndėrmjetėsojnė pėr ne nė qiell. Po tė falėnderojmė qė na e nxore nga Zoti hirin e rikthimit tė pranverės sė lirisė fetare e qytetare, e cila i hapė rrugėn ndėrtimit tė njė shoqnie ma tė drejtė e ma vėllaznore”.