POLITIKA SI ARTI I QEVERISJĖS

Gjon Keka, Antropologjia politike, Botoi: Botart, Tiranė, 2015

Shkruan Dr. Nail Draga

Viteve tė fundit nga autor tė ndryshėm shqiptar janė botuar studime dhe botime tė veēanta nga fusha tė ndryshme si nga aspekti shkencor, kulturor, artistik, publicistik etj., duke pasuruar fondin e botimeve tė tilla nė lėmit pėrkatėse. Nga kjo gamė e gjerė autorėsh bėn pjesė edhe Gjon Keka i cili dallohet nė hapėsirėn etnogjeografike shqiptare, pėr cilėsinė dhe sasinė e botimeve. Njė nder botimet e tij tė fundit ėshtė edhe libri “Antropologjia politike”, botuar nė nga “Botart” nė Tiranė nė vitin 2015. Nga vet titulli i kėtij libri por edhe lėnda e trajtuar del qartė se kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje tė guximshme tė autorit, i cili trajton njė qasje tė re te mendimit politik tek ne shqiptarėt. Njė konstatim tė tillė e themi me faktin se nė kėtė periudhė posmoniste e cila njihet si koha e tranzicionit, botimet e kėsaj natyre kanė qenė tė pakta, nga fakti se tek ne ende ėshtė i pranishėm mentaliteti i sė shkuarės totalitare, pėr qasjet shoqėrore dhe rrjedhat bashkėkohore tė shoqėrisė pluraliste.
Pikėrisht duke marrė parasysh tė kaluarėn tonė nė kuadėr tė ish kampit tė vendeve socialiste, termi “antropologji politike” ėshtė njė term pothuaj i panjohur. Antropologjia apo shkenca mbi njeriun pėrbėn po ashtu edhe fushėn e lidhjes se njeriut me shtetin, drejtimin e shtetit nga njeriu dhe pushtetin shtetėror, shoqėrinė, shkallėt e zhvillimit, kulturėn etj.
Ndėrsa antropologjia politike e trajton njeriun si personalitet , si individ dhe si qenie kulturore, pėrkatėsisht ka tė bėjė me strukturėn e sistemeve politike, proceset politike, zhvillimin e shoqėrisė, institucioneve, shtetit dhe tė kulturės sė popujve, duke iu qasur nė mėnyrė strukturale lidhjeve formale dhe joformale tė politikės, proceseve kulturore, sociale, ekonomike etj.
Nė kuptimin mė tė gjerė antropologjia politike ėshtė sinonim me politikėn, ndėrsa ne kuptimin mė tė ngushtė, ka tė bėjė me aftėsitė politike tė artit tė qeverisjes, shtetit dhe politikės, tė cilat mund tė thuhet se janė edhe sferat mbi njohuritė politike nė pėrgjithėsi. Me njė fjalė antropologjia politike ėshtė pjesė e filozofisė politike e cila hulumton mėnyrėn e organizimit politik tė shoqėrisė nė njė mjedis tė caktuar.
Autori nė kėtė botim mė nė detaje trajton frymėn inspiruese tė ideve dhe tė teorive tė politikės, formimit tė shteteve, legjislacioneve, sistemeve dhe institucioneve politike, kulturės politike, gjuhės politike etj.
Pra kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje tė autorit nė fushėn e shkencės politike, i cili ėshtė nder tė parėt qė kėsaj ēėshtje i qaset nė mėnyrė profesionale. Pikėrisht kėtu qėndron edhe vlera e kėtij libri, se shumė ēėshtje tė pa trajtuara deri mė tash nga autorė shqiptarė, me kėtė libėr vėrehet pėrpjekja e parė profesionale, ne kėtė drejtim.
Andaj duke lexuar kėtė libėr del qartė se shoqėritė tona me tė kaluar moniste edhe tash ne pluralizėm kanė sfida tė mėdha pėr tė konsoliduar demokracinė liberale, kulturėn politike, tė drejtėn dhe lirive qytetare dhe nacionale sipas standardėve bashkėkohore tė shteteve me pėrvojė demokratike. Ndėrsa neglizhenca nė ketė drejtim se ende jemi nė periudhėn e tranzicionit nga koha e monizmit, nuk ėshtė fakt bindės, sepse koha prej njė ēerek shekulli ka qenė e mjaftueshme, pėr ndryshime cilėsore dhe veprime praktike nga klasat politike tė subjekteve udhėheqėse. Ēdo refuzim pėr tu ballafaquar me realitetin paraqet dobėsi organizative, kadrovike dhe mungesė e vullnetit politik, pėr avancim dhe zgjidhje tė ēėshtjeve kontestuese pėr shoqėrinė nė vendin pėrkatės. Pikėrisht nė kėtė aspekt shumė ēėshtje mund tė njihen me mirė nga antropologjia politike, se sa nga fushat e tjera si sociologjia apo shkencat politike.
Nuk ka dilemė se pėr tė shkruar njė libėr tė tillė autorit i ėshtė dashur shumė punė, duke konsultuar njė literaturė profesionale nė gjuhė tė huaja, sepse nė shqip ajo pothuaj mungon tėrėsisht.
Dhe nė fund e them pa hezitim se si i tillė ky libėr duhet tė jetė referencė e domosdoshme pėr studime dhe hulumtime nė fushėn e sociologjisė dhe tė shkencave politike, sepse paraqet studimin me tė kompletuar deri mė tash nė gjuhėn shqipe (mė 11.12.2016 u bė pėrurimi i 14 librave nė Ulqin).
Ulqin, 11 nėntor 2016