KATEDRALJA DHE MARTIRIZIMI I SHQIPTARĖVE

 

Shkruan GJOKĖ DABAJ

Mė 3 shtator 2017 u pėrurua nė Tivar Poshtė Katedralja e re e Arqipeshkvisė sė Tivarit. Nuk mund tė them me shifėr sa njerėz qenė mbledhur, por salla, qė s'ėshtė e vogėl, qe mbushur plot dhe mė kėmbė anash mund tė ishin mė shumė se njėmijė vetė. Jashtė gjithashtu qėndronte njė turmė mjaft e madhe.
Ish kjo pamje, e mjaftueshme pėr tė kuptuar sa e rėndėsishme ish ajo ditė pėr katolikėt, shtetas tė Republikės sė Malit tė Zi, qė gravitojnė rreth asaj Arqipeshkvie. Kishin ardhur shestanasit qė banojnė nė Tivar e rrethina, shestanas qė banojnė nė fshatrat afėr Ulqinit, klleznorė e bregasorė, malėsorė tė Tuzit, Hotit, Grudės e Trieshit. Kishin ardhur qė nga SHBA-ja dhe shtete tė Evropės Perėndimore me qindra mėrgimtarė.
Nė rrethinė tė Tivarit, psh nė fshatin Zupē apo nė Sutomore, ka njė numėr katolikėsh qė tradicionalisht flasin gjuhėn sllave. Gjithė kėshtu edhe nė Grykat e Kotorrit shumica e banorėvet janė katolikė sllavishtfolės. Krejt natyrshėm ishin edhe ata tė pranishėm midis shumicės shqiptare, pjesėtare shumėshekullore e kėsaj Arqipeshkvie.
Arqipeshkvia e Tivarit ėshtė njė institucion fetar katolik njėmijė vjeēar, mė saktė, 928-vjeēar, i Arbėrisė Veriperėndimore e nė vazhdim i Shqipėrisė Veriperėndimore. Themeluar si Arqipeshkvi qė nė vitin 1089 dhe martirizuar nė tė gjithė shekujt e ekzistencės sė saj.
Unė kam shkruar e botuar, nė shqip dhe sllavisht, njė libėr nja 300-faqeh pėr historinė e kėsaj Arqipeshkvie, prandaj dhe nuk ka arsye tė zgjatem mė shumė, as nė renditjen e faktevet tė historisė, as nė arsyetimet, pse kjo Arqipeshkvi shoqėrohet me epitetin e martirizuar.
Por ėshtė e domosdoshme tė ndalemi te pyetja: Pse po vazhdon edhe sot tė martirizohet kjo Arqipeshkvi?!
Kur themi po martirizohet njė institucion, qoftė fetar, qoftė i fushavet tė tjera tė kulturės, fjala ėshtė pėr popullin qė grumbullohet rreth atij institucioni. Pra: Pse po vbazhdon tė martirizohet populli, dikur arbėror e tash shqiptar, i grumbulluar rreth kėsaj Arqipeshkvie kėtu e njė mijė vjet?!
Unė isha i ftuar nė atė ceremoni me firmėn e vetė arqipeshkvit Imzot Rrok Gjonlleshaj. E pata ndjerė veten tė nderuar qė mė ish dėrguar ftesa dhe udhėtova prej Durrėsit njė ditė para se tė zhvillohej ceremonia. Ishte thėnė nė rrjetet socialė qė mesha do tė celebrohej shqip, ose tė paktėn e kombinuar, shqip edhe sllavisht, dhe kjo mė gėzonte shumė, mbasi nė kishat e Tivarit dhe nė ato tė rrethinės sė Tivarit, ku shumica dėrrmuese e besimtarėvet janė shqiptarė, ka rreth 120 vjet qė mesha nuk celebrohet nė gjuhėn shqipe, por nė gjuhėn sllave. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė njė konkordat famėkeq, njė marrėveshje famėkeqe, midis Vatikanit dhe qeverisė sė atėhershme princore tė Malit tė Zi, nė fund tė shekullit XIX.
Mali i Zi i sotmi, jo vetėm duhet, por e ka detyrė tė zbatojė nė tė gjitha fushat e jetės parimin e demokracisė bashkėkohore evropiane. Ky ėshtė kusht qė ky shtet tė mund tė pranohet si anėtar me tė drejta tė plota nė Bashkimin Evropian.
Sado qė i njoh mirė marifetet qė pėrdorin politikanėt serbė, e, nėn diktatin psikologjik kishtar pravosllav tė sėrbėvet, edhe njė pjesė e politikanėvet malazezė, prapėseprapė po shpresoja qė, nė politikėn aktuale tė Malit tė Zi diēka tė ketė ndryshuar. Po shpresoja qė faktori shqiptar tė jetė vėnė nė vendin qė i takon nė Arqipeshkvinė e Tivarit, si zot shtėpie nė atė Arqipeshkvi dhe si faktor jetėdhėnės i atij institucioni.
Unė jam nga Shestani. Gjuhėn shqipe e kam mėsuar nė Shestan. E kam marrė si qumėshtin e nėnės, nė rritje e sipėr. Gjyshja ime nuk ka ditur asnjė fjalė sllavisht, sado qė kishim shtatėdhjetė vjet nėn pushtimi malazias e jugosllav. Gjyshi im dinte vetėm dy shprehje sllavisht: Dobar dan dhe dobro veēe. (Mirėdita dhe mirėmbrėma), shprehje kėto qė i kish mėsuar thjeshtė pėr mirėsjellje, sepse nuk mund t'i kalosh tjetrit, qoftė edhe jabanxhi, pa e pėrshėndetur.
Uratat, Ati ynė, Falemi Mri, Kjothtė lumnia e Atit, Besojmė, Unė pej Zotit jam i kshtenė, Puna e penimit, m'i kanė mėsuar prindėt dhe famullitari ynė nė Shestan.
Tani ka ardhur koha qė qeveria dhe politikė bėrėsit e shtetit malazias ta kuptojnė se ndaj shqiptarėvet tė Shestanit dhe ndaj shqiptarėvet tė tjerė, shtetas tė atij shteti, ėshtė bėrė diskriminim nė regjimet e mėparshėm dhe se, mė nė fund, ajo praktikė diskriminimi duhet tė ndėrpritet.


Njė grumbull i madh klerikėsh: Arqipeshkėv, ipeshkėv, meshtarė e rregulltarė, madje edhe kardinali, Hirėsia e Tij Ernest Troshani, ishin tė pranishėm dhe po e udhėhiqnin ceremoninė pėruruese tė katedrales sė re. Ish kėnaqėsi e veēantė kur, midis asaj ceremonie, dėgjoje gjuhėn shqipe, gjuhėn e vendit, dhe reagimin, fetarisht tė pėrkushtuar, tė pjesėmarrėsvet. Lutu pėr ne, thoshte njė nga drejtuesit e ceremonisė dhe pėrgjigjja shqip, lutu pėr ne, bėnte qė krejt katedralja tė gjėmonte me tė madhe. Kjo dėshmonte qė besimtarėt e pranishėm nė atė ceremoni ishin thuajse qė tė gjithė shqiptarė.
Mirėpo liturgjia shėrbehej kryesisht nė gjuhėn sllave dhe kori i kishės i kėndonte lutjet nė gjuhėn sllave.
Duke e ditur qė shumica e klerikėvet ishin shqiptarė, unė isha i prirė tė merrja me mend edhe ndrydhjen shpirtėrore qė e pėrjetonin ata klerikė. Nuk ish e mundur qė ata tė dėshironin pėr ta thėnė meshėn sllavisht, nė njė kishė shqiptare, tė mbushur plot me besimtarė shqiptarė. Isha i prirė tė pėrfytyroja edhe debatet qė ata mund tė kenė bėrė nė rrethet e tyre tė mbyllur dhe presionet qė, nė mėnyra e forma tė ndryshme, janė ushtruar mbi ata klerikė dhe pėrfundimisht ata kanė qenė tė detyruar tė veprojnė ashtu si nuk dėshironin dhe si, Zoti, tė cilit ata i besojnė, nuk do ta miratonte kurrė.
Televizioni shtetėror malazias do tė ish aty i pranishėm. Klerikė tė besimevet tė tjerė do tė merrnin pjesė si tė ftuar. Duhej doemos tė krijohej pėrshtypja sikur shteti i Malit ė Zi ėshtė njė shtet demokratik nga mė tė kulluarit, tė cilit duhej t'i hapeshin dykanatesh dyert e BE-sė. Duhej tė krijohej edhe pėrshtypja e shkuarjes mirė midis konfesionevet tė ndryshėm, pravosllavė, myslimanė e katolikė, por, nė krahun tjetėr, nuk duhej lėnė pėrshtypja qė kjo Arqipeshkvi ka qenė dhe do tė mbetet ekskluzivisht njė institucion i besimtarėvet katolikė shqiptarė. Kjo ish shumė e rėndėsishme pėr shovinistėt malazias tė kamufluar si demokratė.
Shprehja mė flagrante e falsitetit tė asaj ceremonie, mbuluar me petkun e “demokracisė”, ishte demonstrimi i dy veshjeve kombėtare.
Njėra veshje paraqiste kostumin malazias, nė njė kohė qė gjithkush e di qė nuk ka nė botė as edhe njė malazias tė besimit katolik. Tė gjithė malazezėt janė ose pravosllavė, ose ateistė. Katolikė janė njė numėr shtetasish malazias, shqiptarė dhe kroatė, por katolikė me kombėsi malaziase nuk ka gjėkundi. Megjithkėtė, ata u paraqitėn aty si pjesėmarrės nė ceremoni dhe i dorėzuan arqipeshkvit, para kameravet shumė tė vėmendshme televizive, njė dhuratė simbolike.
Njė ēift tjetėr me veshje popullore ishte nga fshati Zupē. Ai fshat ka vėrtet njė veshje karakteristike , interesante, ashtu siē ka edhe njė etnohistori disi enigmtike, por gjithsesi ishte pėrfaqėsi e njė fshati tė vetėm.
Veshja e Shestanit, veēanėrisht e gravet tė Shestanit, e cila ėshtė ruajtur kėtu si njė dėshmi tepėr e lashė iliro-arbro-shqiptare, nuk u paraqit asgjėkundi. Komisioni pėrgatitės i asaj ceremonie kish bėrė kujdes qė tė mos dukej askund andejpari ndonjė grua apo nuse me veshje shestaneshe. Vetėm dy plaka mė zuri syri midis turmės me atė veshje, por nuk e di nė i ka kapur apo s'i ka kapur qoftė edhe gabimisht kamera televizive.
Edhe katolikėt shqiptarė tė Klleznės, edhe ata tė Malit tė Brinjės, Shėngjergjit e Shėnkollit dhe tė krejt bregut tė djathtė tė Bunės, i kanė veshjet e tyre karakteristike, por asnjėra prej tyre s'ish parė e arsyeshme tė paraqitej nė atė ceremoni solemne. Veshjet e Malėsisė sė Madhe, Hotit, Grudės, Trieshit dhe Tuzit, ashtu si dhe veshjet e Shestanit dhe tė Bregbunės, duhet tė pėrbėjnė objekt krenarie jo vetėm pėr ne shqiptarėt, por edhe pėr shtetin e Malit tė Zi. S'ishin, pra tė pranishme nė atė pėrurim aq tė rėndėsishėm asnjėra nga ato veshje, sado qė aty kish me shumicė edhe malėsorė, tė ardhur madje qė nga SHBA-ja enkas pėr kėtė ngjarje.


Askush nuk mund tė thotė qė kjo mungesė e veshjevet kombėtare shqiptare, nė inaugurimin e njė katedraleje thuajse tėrėsisht shqiptare, tė ketė qenė e rastėsishme apo pasojė e neglixhencės. Pėrkundrazi, ėshtė shprehje e diskriminimit tė pandalshėm ndaj popullsisė autoktone shqiptare, filluar qė prej vitit 1877 e kėndej.
Duke pėrjetuar gjithė kėtė ngjarje, me pėrzierje tė dukshme tė njė farse mediatike, po mė vinin pa pushim nė mendje dy vargje tė njė poeti tė madh malazias Petar Drugi Petroviq Njegoshit: “Ēashu meda josh niko ne popi, shto je ēashom zhuēi ne zatopi!” (“Got'n e mjaltit askush dot s'e piu, tė papėrzier me gotė helmi tė hidhėt!”)
Ne katolikėt shqiptarė tė atyre hapėsirave, tė ndodhur nėn Malin e Zi e nėn Jugosllavi qysh prej vitit 1877 e kėndej, mė shumė se pesė breza, pa shėrbim kishtar shqip dhe pa shkolla shqipe, sidomos Tivari e Shestani, mė shumė e kemi shijuar helmin se mjaltin. Dhe, me sa duket, shpėrbėrja jonė kombėtare e kulturore do tė vazhdojė shumė e egėr edhe nė kėto kohė aspiratash tė reja. Helmi nuk do tė na mungojė.
E botoi KOHA JAVORE 782, 21 shtator 2017:12-13.