TREGIME TĖ ĒUDITSHME NGA ULQINI

Shkruan Prof.dr. Rrustem Berisha, Prishtinė

Letėrsia trajton tema tė varfėrish dhe tė pasurish, trimash e frikacakėsh, besnikėsh dhe tradhtarėsh, luftėrash dhe paqeje, miqėsh e armiqėsh, gėzimesh dhe dėshpėrimesh, vendesh krimi dhe vendeve tė argėtimit. Ajo e kumton jetėn pėrmes rrėfimeve dhe pėrjetimeve.
Pra, ėshtė jeta tė cilėn e ndjejmė shpirtėrisht nga fjalėt e ka shumė nga kėto i njohim nė veprėn e Gazmend Ēitakut ”Tregime tė ēuditshme nga Ulqini”.
Kėto tregime mė parė janė tė thėna nga mendja e popullit nė trajtė kallximesh, legjendash. Gazmendi, themi kėshtu, i ka riletrarizuar. Tema tė tilla nga letėrsia e tabanit tonė kombėtar kanė trajtuar me sukses Mitrush Kuteli (Tregime tė moēme shqiptare – nga kėngėt kreshnike), Gjergj Fishta (i cili e ka mbėshtetje rapsodinė e kreshnikėve), Ismail Kadarea, i cili kaptin nė trajtė moderne nė disa nga legjendat tona mė tė mira), pastaj Adem Demaēi, Rexhai Surroi, Rexhep Qosja etj.
Gazmendi, si fillestar nė shkrimin e prozės, ka ritrajtuar dhe riletrarizuar legjenda tė kėtij qyteti, por ka treguar prirje tė mirė narracioni, duke u dhėnė gojėdhėnave e legjendave njė shtrirje e dimension qė e tipizojnė me shenja tė veēanta jo vetėm lashtėsinė po edhe tė sotmen.
Kėto tregime e sjellin te lexuesi zėrin e gjeneratave tė hershme, sjellin vlerėn e njerėzve tė formuar me karakter tė mirė, na i shfaqin pamje tė hershme tė Ulqinit dhe tė rrethinės sė tij me komunikimin bashkėkohės qė u jep autori. Nė kėtė mėnyrė, sikurse i lexojmė, tregimet ēmohen me vlerė mė tė madhe. Ku gjenden ata rrėfimtarė – dijetarė popullorė qė i krijon e i rrėfen? Nuk janė mė nė jetė, prandaj autori i ka bėrė tė flasin nė mėnyrė tė re. Ai nuk ka shprehur pretendime se kėtu janė thėnė e shkruar tė gjitha. Populli i vendit ka shumė mė tepėr begati letrare. Sigurisht krijuesit e kėtushėm do t'i trajtojnė kush nė poezi, kush nė drama, kush nė romane dhe Ulqini do shkėlqejnė ashtu si i ka hije njė qyteti me moshė tė vjetėr.
Mendoj, ashtu si ndihem vetė, lexuesi do tė entuziazmohet me leximin e veprės sė Gazmend Ēitakut. Lexuesit e vendit do tė krenohen me Likacenin, me Lutin, me Hysejnin etj., nėpėrmes tė tė cilėve fiksohet tradita e banorėve tė kėtushėm me veēoritė mė njerėzore, atdhedashėse.
Ata qė sot kėtu janė tė pranishėm e tė ri, shpresoj se ata do kenė rastin ta pėrgėzojnė Ēitakun pėr vepra tė tjera dhe mė tė suksesshme.
Unė e uroj tash
(Fjalė e mbajtur me rastin e pėrurimit tė librit TREGIME TĖ ĒUDITSHME NGA ULQINI tė autorit Gazmend Ēitaku mė 01.07.2017 Ulqin)