PJESĖ NGA DETARIA E ULQINIT

Shkruan: Gazmend Ēitaku

Tė flasėsh pėr detarinė e Ulqinit padyshim se nuk mjaftojnė faqet e njė reviste apo edhe e njė libri. Por, detaria e Ulqinit duhet punuar me seriozitetin mė tė lartė dhe ajo tė pasqyrohet qė nga fillet e qytetėrimit nė kėto anė apo sipas gjetjeve arkeologjike qė nga neoliti i vonshėm. Duke qenė njė vend bregdetar patjetėr qė ekonomia kryesore e vendasve tė ketė qenė peshkimi e sė bashku me te edhe lundrimi apo mė mirė tė themi detaria. Muri ciklopik nė pjesėn veriore tė kalasė sė Ulqinit datonn nga shekulli VI-V p.e.re dhe ende sot paraqet kontinuitetin e jetesės sė pashkėputur tė kėsaj hapsire deri nė ditėt e sotme. Nėpėr periudha tė ndryshme Ulqini ndėrroi disa herė emrin e vet e gjithashtu edhe pushtuesit. Sot qyteti i Ulqinit njihet si njė perlė e Detit Adriatik ku janė tė gėrshėtuara arkitektura dhe etnografia parailire-ilire-romake-bizantine-venedikase-osmane sė bashku me atė moderne tė ditėve tė sotme.
Mjetet lundruese ishin tė llojeve tė ndryshme dhe ato mvareshin nga forma dhe madhėsia kurse ne po i numėrojmė vetėm ato qė kishin vela: Liburna, Lemba, Bark, Barka, Barkusi, Braceri, Briku, Brigantina, Cakora, Karaka, Karavella, Kekija, Kokina, Felluka, Fergaduni, Fregato, Fustė, Gajetė, Galija, Gripi, Lanca,Leut, Marsiliana, Martigani, Nava, Peota, Peligu, Pinka, Pulaka, Sagena, Sajeta, Shambeku, Shkaba, Shkuna, Tartana, Trabakulli, Vashelli, Zolisi, Zopulimi.
Detarėt ulqinakė, si mbrojtės tė tyrin nė pafundėsinė detare, nė kohėn e ilirėve kishin Redonin e pastaj nė periudhėn e sundimit osman mbrojtje kėrkonin nga Hazreti Nuhi tė cilit detarėt edhe festonin njė ditė nė vit e ajo ishte Dita a Hashures nė tė cilėn ditė pėrgatitej nė kazana tė mėdhenj hashurja dhe i shpėrndahej gjithė popullsisė lokale.
Ulqini si qytet bregdetar jetesėn e ka siguruar nga deti. Pėrmes detit u kalitėn nė detarė tė shkathtė ”ujq deti” ku nė periudha tė ndryshme kohore mė tė shquarit ishin: Haxhi Aliu - Nė Sazan njihet Shpella e Haxhi Aliut ku detarėt shqiptarė sa herė kalonin atypari nė detė hudhnin pak bukė dhe vaj ulliri, Ali Kaceni i njohur nė popull si Lika Ceni ishte njė detarė i pashoq i shkathtė dhe dinak madje falė zgjuarsisė sė tij ikėn nga kthetrat e Sulltanit. Vendbanim tė vetin Ulqinin e kishte edhe Uluē Alia tė cilin pas Betejės sė Lepantit, Sulltani e emron Bejlerbeg tė Algjerit e shumė tė tjerė. Nė periudhen e para njė shekulli dmth nė fund tė shek. XIX dhe fillim tė shek. XX detarėt ulqinakė qė ishin pronarė anijesh mė tė mėdha tė kohės njihen familjet: Shurdha, Bilali, Gjyli, Tivari, Nimanbegu, Beci, Shabani, Idrizaga, Kapidani etj.
Anijet ulqinake tė po kėsaj periudhe qė kishin mundėsi tė transportonin mė shumė se 500t ishin: Gloria 800t – Selim Shurdha, Hulusie 1000t – Ismail Shurdha, Mumuni 1800t – Jakup Niman Begu, Poskiq 1500t – Vėllezrit Niman Begu, Marte 571t – Fazli Begu, Zeitunie 500t – Ibrahim Cakuli etj. Ndėrsa lista e anijeve me mundėsi ngarkese nėn 500t ėshtė e pafund dhe pėr mė tepėr kėshillohen lexuesit qė tė konsultojnė librin Flota shekullore detaro-tregtare e Ulqinit tė autorit ulqinak dr Maksut Haxhibrahimit ku ēdo gjė ėshtė e pasqyruar shkėlqyeshėm. Nė po tė njejtin libėr paraqiten si pronarė apo kapidanė anijesh edhe personat nė vazhdim mirėpo emri i anijeve nuk ėshtė i njohur por vetėm tonazha: Abdyl Latif Beci 850t, Jahja i Tul Velisė 500t, Jonuz Beqir H. Ali 1600t, Shaqir Pelinku 800t, Xheladin Ismail Aga 900t, Ahmet Sylejmani 700t, Mahmut Tivari 650t, Adem Kamina 650t, Shaban Begu 600t, Daut Asllan Pelingu 500t, Dalip Luli 1000t, Hasan Luli 2000t, Zenel Gjyli 1000t.
Pra, kėtu pasqyruam nė vija tė vrazhda vetėm njė thėrrime tė detarisė ulqinake e cila padyshim se ėshtė shumė shumė e pasur edhe me leksik detar, traditė lundrimi, anijendėrtimtari etj. Ulqini si vendbanim paraqitet qė nė harta mė tė moēme antike e deri nė ditėt e sotme. Andaj mund tė konkludojmė se pėr Ulqinin ėshtė shkruar shumė pak e Ulqini meriton shumė mė shumė, meriton njė Muze Detar, meriton qė tė bėhen shumė hulumtime si arkeologjike ashtu edhe arkivore sepse Ulqini ka ēka tė ofrojė e tė pasqyrojė. Ato vetėm duhet shpalosur.