ZĖRI KĖNDIMTAR I SHESTANIT

 

Shkruan Dr Rrustem Berisha, Prishtinė

Pagėzimi i veprės KRIJIME POPULLORE SHESTANASE tė prof. Dr Simė Gjon Dobrecit, tregon se dimensioni i saj kryesor ėshtė artistik. Kėtu ka material tė prodhimit letrar tė popullit tė llojeve tė ndryshme dhe, natyrisht se ėshtė me vlerė solide.
Kryesisht, nė vepėr janė publikuar kėngė tė popullit qė nė pikėn e sasisė zotėron lirika. Lirika jo vetėm si sasi, por edhe si cilėsi arti, ėshtė mė tepėr e pėrkryer. Disa nga kėngėt lirike kėtu, tė themi se ėshtė bėrė zakon tė konstatohet, kanė vlera tė gjenden nė faqet e antologjive tė llojeve pėrkatėse.
Disa variante tė kėtyre kėngėve i hasim nė publikimet folklorike, kjo ėshtė e ditur, sepse Shestani ka pasur lidhje tradicionale me tėrė hapėsirėn midis Ulqinit dhe Shkodrės dhe me malet pėrreth tij.
Duhet thėnė drejt se libri sjell edhe njė sasi tė materialit gjuhėsor, disa tė dhėna historike tė mbėshtetura nė arritjet e shkencave dhe portrete njerėzish shestanas, tė cilėt si krijues e veprimtarė meritueshėm kanė zėnė vend nė kujtesėn e vendasve, madje edhe nė hierarkinė e krijuesve tė ēmueshėm. Ata janė bėrė pjesė me vlerė tė historisė sė Shestanit, prandaj prof. Dr Simė Gjon Dobreci, duke i radhitur kėtu e ka forcuar kujtesėn tonė edhe nderimin pėr ta.
Qėndrimi personal, karakteri i tyre i fortė, dashuria pėr Shestanin dhe shqiptarėt, qė ata thanė me shkrimet e tyre nė kohėt e duhura e tė vėshtira i shpie ato figura nė radhėn e personaliteteve tė kombit tonė.
Si po them, libri ka njė material edhe pak mė tė ndryshėm se ē'ėshtė pagėzuar, por me te i shtohet vlefta edhe mė tepėr. Pretendimet e prof. Dr Simė Gjon Dobrecit nuk janė edhe aq modeste kur nė to e shohim njeriun vullnetfortė, tė pathyeshėm nė qėllimet e tij pėr t'i shtruar e shkruar drejt tė vėrtetat. Kjo e bėn, po them kėshtu, autorin dhe veprėn e tij me sukses.
Njė shikim tė thjeshtėsuar do e bėjmė sipas kapitujve tė librit qė ėshtė vetėm pamje e njė pjese tė vlerave, tė cilat hapen e mbyllen brenda 257 faqeve.
Nė fillim tė kėsaj pėrmbledhje kėngėsh ėshtė publikuar poezia e Gjergj Fishtės “Gjuha shqype” qė ėshtė tingėllim kushtrimi pėr ta ruajtur dhe folur gjuhėn amtare. Kėtė ide e kėtė qėllim e thekson shumė shpesh prof. Dr Simė Gjon Dobreci, tė thuash nė ēdo shėnim tė shkurtėr apo nė ēdo shkrim mė serioz.

Kėngėt qė autori i librit i sjell kėtu do tė ligjėrojnė edhe vite e vite, ato nuk duan t'ia dinė se a po mbetet Shestani pa banorėt e vet, pa ata qė i krijuan apo i kėnduan. Ato do ta pėrcjellin jehonėn e dashurisė, tė dasmės, tė vajtimeve, tė trimėrive pėrgjithmonė tė fiksuara nė libėr dhe tė ruajtura nė kapitalin e folklorit tonė. Ato si kanė tingėlluar me vite e shekuj ngrohtė, do ta mbajnė tė ngrohtė edhe mė tutje kėtė krahinė dhe tėrė prehrin e kraharorin e Krajės.
Dobreci kėta prodhime letrare i solli nė libėr pas disa viteve me radhė qė i publikoi nė revistėn “Buzuku”.
Nė kėngėt e dashurisė poetizohet nga rapsodėt mosha mė e lumtur e jetės. Ajo nuk ėshtė jetė pa pengesa e pa brenga, por tė gjitha kalohen gėzueshėm, sepse ėshtė vetė moshė e fitoreve qė i gjen rrugėt e dėshiruara dhe tė mundshme.
Nė dashuri edhe sakrifica ėshtė fitore. Nė kėngė reflektohet sinqeritet i plotė midis tė rinjve. Dy epitetet qė i jepen vajzės mollė e kuqe top sheqere pėrcillen me mangėsinė se ka mbetur e vogėl. Vogėlsia ka arsyen se ajo njė pėrkrahje nuk e gjen tė prindit pleq, por e shpreson te e motra.
Kėnga e bėn tė padukshme vogėlsinė, sepse vajzės i janė bėrė pėrshkrime qė zgjojnė ndjeshmėrinė me krahasimin mė gjerat e bukura dhe me shije tė mirė.
Nė lirikėn e dashurisė trajtohet motivi i rrėmbimit tė femrės. Njė temė e tillė trajtohet nė kėngėn Larg ma lulldonjin nji vashė, nė tė cilėn ka pėrshkrime mjetesh, veshjesh, veprimesh, mallrash tė tregtisė.
Pėrsosmėrinė e rrėfimit e shpreh ligjėrimi i rregullt nė kėngė qė krijon njė taktizim kur tė dukėn tri femra e djali duhet ta dallojė atė qė kėrkon. Pra, ėshtė kėngė me stil tė veēantė qė vazhdon kah qartėsimi dhe lehtėsimi i veprimit pėr tė rrėmbyer vajzėn.

Dashuria shprehet nė trajta tė ndryshme dhe me ngjyrime tė plota tė shijeve. Nė kėngėn 'Dal n'abarr me mjelun dhentė', pas bisedės sė shkurtėr tė vajzės me djalin bėhet njė kontakt me shijet qė ndjehen me femra tė trevave tė ndryshme, bėhet bisedė pėr monotoninė qė tregohet nė muhabetin e tillė sidomos nė moshat e shtyra. Duket sarkastike tė krijohet atmosferė dashurie midis pleqve e plakave.
Kemi nė pėrfytyrim pėrjetimin e Mrika Lenės qė i ka frikėn e ruhet prej njė djali pėr arsye tė hasmėrisė, siē jepet njė shėnim, por ajo prapė bashkohet me te, ndėrsa e ėma gėzohet e uron, qė pikėrisht e merr vajzėn ai qė e don.
Ėshtė kjo njė kėngė me shumė vargje, me rrėfim tė logjikshėm dhe po mungoj diēka nė njėrėn variant si pyetje apo pėrgjigje, doemos e gjen me mend se si ėshtė rrjedha e drejtė dhe vėrtetė. Kėto pėrsėritje tė pyetjeve dhe pėrgjigjeve kanė ngjashmėri me refrenin dhe i japin bukuri e kuptim kėngės.


Nė kėngėn 'Nėn nji mollė e nėn nji dardhė' jepet pėrfytyrimi qesharak i takimit tė vajzės dhe tė plakut, madje takimi i fatshėm i vajzės me djalin e ri. Pamje kėto qė i ka pasur edhe realiteti jetėsor.
Dasma, festa mė e gėzueshme e familjes shqiptare, ėshtė paraqitur kėtu me valle, kėngė, ngritje dollish. Si gjithmonė, vajza nguron tė ndahet nga familja, tek djali e ftojnė me gėzim se edhe atje do tė bashkohet me njerėz qė do ta duan e afrojnė si njerėzit e gjakut.
“Po kėndon zogeja m'llinjė” ėshtė njė porosi qė u drejtohet tė rinjve qė tė marrin vajzat e mira, sojnike, sepse pasojat janė mė tė kėndshme. Nusekeqi ka mort gjithmonė nė shtėpi, e kjo do tė thotė ka jetė tė hidhur. Nusemiri ka gjithmonė dasmė e gėzim, prandaj mos tė ftohet fare nė dasmė. Ėshtė kjo njė porosi e traditės qė me martesė tė mbarė tė krijohet lumturia familjare.
Pėrfytyrimin pėr barinjtė dhe rolin e tyre e jep kėnga e njohur “Blegeron delja nė mal”. Ajo jep me siguri vlerėn e kujdesin e bariut qė dėshmon se ky e forconte njė veprimtari me tė cilėn populli ka siguruar ekzistencėn.
Kurbeti ėshtė njė tragjedi, siē dihet historikisht, qė e pėrcjell popullin tonė kaherė, me shekuj. Mėrgimi ka tharė, si thuhet, shumė zemra prindėrish, grash, fėmijėsh, ka fikur shtėpi. Si dhimbje e rėndė, mėrgimi ka frymėzuar njė lloj kėnge tė veēantė, e cila shpreh brengė, mallėngjim dhe pikėllim. Tė gjitha kėto ndjenja pėrjetohen mundimshėm.
Vepra “Krijime popullore shestanase” e nis kėtė cikėl kėngėsh me “More Kraja nėn Rumi”. Pikėllimi kėtu bie mbi krahun e gjerė tė njė krahine me tė shprehurit e frikės se ata do tė ēkombėtarizohen, do tė tresin me gjuhė e besim nė valėn e kombit tjetėr. Me dhembje lėshohen klithma pėr tė mbeturit e paktė e tė vetmuar, tė cilėve s'ua hap kush derėn as pėr festė.