NDERIM I VEĒANTĖ PĖR STIPĒEVIQIT

 

Shkruan: Mehmet Latifi, Strugė, Maqedoni

Universiteti “ILIRIA” nė nderim tė Aleksandėr Stipēeviqit ndanė ēmimin dhe themelon Institutin pėr hulumtime ilirologjike me emrin e tij.
Kėshilli mėsimoro-shkencor i Universitetit-Kolegjit “ILIRIA” nė Prishtinė, ka sjellė dy vendime tė rėndėsishme, me tė cilėt shprehė respektin dhe mirėnjohjen e veēantė ndaj Akademikut tė ndjerė, Aleksandėr Stipēeviqit, arkeologut, albanologut, ballkanologut, historianit, bibliografit-shkencėtarit me famė botėrore, i lindur nė Arbėnesh tė Zarės (lagje e Zarės e banuar me arbėnesh-shqiptar, qė nga vitet 1726).
Nė njoftimin e Kolegjit “Iliria” tė nėnshkruar nga Presidenti i kėtij institucioni tė lartė arsimor, prof. Dr. Mixhait Reēi, bėhet e ditur se: “Duke marrė parasysh bashkėpunimin e shkencėtarit me famė botėrore me Kolegjin “Iliria” dhe me synim tė ngritjes sė nivelit mėsimor-shkencor tė Kolegjit “Iliria”, ka miratuar propozimin e Presidentit prof. Dr. Mixhait Reēi dhe Kėshillit mėsimor-shkencor (Senatit) tė Kolegjit “Iliria” pėr themelimin e Institutit pėr Hulumtime Ilirologjike me emrin “Aleksandėr Stipēeviq”.
Instituti pėr Hulumtime Ilirologjike do tė tėrheq shkencėtarėt e fushave pėrkatėse, do tė formojė njė
data-bazė tė tė gjitha punimeve si dhe do tė formojė njė bibliotekė tė pasur nga fusha e ilirologjisė, pėr tė joshė dhe pėr tė nxitur shkencėtarėt e rinj qė tė merren me hulumtime tė tilla. Po ashtu, do tė organizojė edhe tryeza shkencore nga tematika e ilirologjisė.
Krahas kėtij vendimi, Kėshilli mėsimor-shkencor (Senati) ka miratuar edhe propozimin tjetėr tė Presidentit, tė Kolegjit “Iliria”, prof. Dr. Mixhait Reēi, pėr ndarjen e ēmimit ndėrkombėtar shkencor, qė mban emrin e Akademik Aleksandėr Stipēeviqit, ēmim qė do t'u ndahet personaliteteve tė shquara tė botės akademike-shkencore pėr kontributin dhe arritjet e tyre shkencore, nė publicistikė si dhe pėr projektet nga fushat e ndryshme shkencore dhe hulumtuese.


Akademik Aleksandėr Stipēeviqi, pjesėn mė tė madhe tė veprimtarisė sė tij e ka zhvilluar nė Zagreb, ku ka punua nė Bibliotekėn Kombėtare dhe atė Universitare, pastaj nė Entin Leksikografik “Mirosllav Krlezha”, dhe pas vitit 1987 nė Fakultetin Filozofik, ku ligjėruar nė Degėn e Shkencave tė Informacionit. Ai po ashtu ka qenė ligjėrues edhe nė Universitetin e Prishtinės. Ėshtė autor i shumė punimeve shkencore, ndėr tė cilat veēohet libri “Ilirėt, historia, jeta, kultura” nga viti 1974, qė ka pėrjetuar 7 ribotime nė gjuhėn shqipe dhe ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės.
Ceremonia e ndarjes sė ēmimit “Aleksandėr Stipēeviq” do tė zhvillohet nė Prishtinė, nė ambientet e Kolegjit “Iliria” mė 10 tetor 2017, nė 87 vjetorin e lindjes sė Akademik Aleksandėr Stipēeviqi.