Vendlindja, Itaka e Krajės, Hoxhiqit dhe Ulqinakut

 

Shkruan Ismet Kallaba


Nė kuadėr tė Panairit tė Librit nė Ulqin, mė 18.08.2017, nė Bibliotekėn e Qytetit nė Ulqin ėshtė mbajtur mbrėmja letrare e titulluar “Tre shkrimtarė dhe vendlindja” kushtuar shkrimtarėve Mehmet Kraja (akademik), Zuvdija Hoxhiq – Berisha (akademik) dhe Hajro Ulqinaku.
Udhėheqėsja e Bibliotekės sė Ulqinit, Ardita Rama, njėkohėsisht moderatore e mbrėmjes, ka treguar se janė pėrcaktuar pėr temėn e vendlindjes pasi qė roli i saj nė zhvillimin e identitetit ėshtė shumė i rėndėsishėm nga shumė aspekte.
“Rrethi nė tė cilin lindin e jetojnė ndikon nė formėsimin e karakterit dhe mentalitetit, ēka doemos pasqyrohet gjatė jetės e posaēėrisht kėtė ndikim e hasim nė letėrsi”, ėshtė shprehur ajo, duke shtuar se tre shkrimtarėt ngjarjet nė veprat e tyre i vendosin pikėrisht nė vendlindje.
Disa reflekse pėr temėn e vendlindjes nė veprat e shkrimtarėve Mehmet Kraja, Zuvdija Hoxhiq – Berisha dhe Hajro Ulqinaku, i ka paraqitur nė esenė e tij studiuesi i letėrsisė mr. Haxhi Shabani.
Ai ka thėnė se “pikėrisht vendi qė ata do t'i japin vendlindjes nė krijimtarinė e tyre, qoftė si nocion, shprehje, mendėsi, ndjeshmėri, gjuhė, kolorit, stil etj. do tė jetė i shumanshėm”.
Sipas Shabanit, shkrimtarėt Mehmet Kraja, Hajro Ulqinaku dhe Zuvdija Hoxhiqi jo vetėm me veprėn e tyre, por me mbiemrat e tyre dėshmojnė pėr lidhjen e tyre tė gjithanshme me vendlindjen.
“Sa i pėrket shkrimtarit Mehmet Kraja, mund tė thuhet me siguri se nėse renditen romancierėt mė tė mirė tė letėrsisė shqipe tė cilėt mund tė numėrohen brenda gishtave tė njė dore: shkrimtari Mehmet Kraja ėshtė gishti tregues, referencial e model pėr nga cilėsia dhe sasia qė nė prozėn shqipe dhe mė gjerė. Si pėr analogji edhe shkrimtari Hajro Ulqinaku nė letėrsinė shqipe pėr fėmijė ėshtė ndėr shkrimtarėt mė shquar, sikurse edhe shkrimtari Zuvdija Hoxhiq-Berisha ndėr prozatorėt mė tė mirė nė letėrsinė qė shkruhet nė Malin e Zi”, ka thėnė ai.


Vetė shkrimtarėt kanė pranuar se vendlindja ka pasur ndikim tė madh nė krijimtarinė e tyre, nga ku e kanė marrė brumin, lėndėn e parė pėr veprat e tyre.
Shkrimtari Mehmet Kraja ka thėnė se “tema e vendlindjes nė rastin e letėrsisė ėshtė e pakalueshme sepse njeriu ėshtė pjesė e mbamendjes, vendlindja ėshtė pjesė e memorjes. Nuk mund tė lirohet njeriu nga memorja e tij”.
Ai ka potencuar rėndėsinė qė ka gjuha nė bėrjen letėrsi, duke thėnė se jashtė gjuhės nuk ka asgjė nė letėrsi.
“Kjo magji e gjuhės pėr mua ka qenė sfida mė e madhe letrare. Pėr mua ka qenė e jashtėzakonshme ajo qė realisht e gjeja nė gjuhėn e njė pjese tė Krajės”, ėshtė shprehur Kraja.
Duke folur pėr personazhet e veprave tė tij, qė vazhdimisht janė nga vendlindja, akademiku ka thėnė se kjo nuk ka tė bėjė me kurrfarė realizmi magjik, por se personazhet e tij janė magjikė vetė.
Akademiku tjetėr, shkrimtari Zuvdija Hoxhiq – Berisha ka thėnė se thonė qė nuk ka shkrimtarė pa vendlindje, por qė “pėr fat tė keq, ka vendlindje pa shkrimtarė”.
Ai ka thėnė se ka pasur fatin qė tė lindi nė njė vend si Gucia, e cila ka vėrtet njė fuqi magjike pėr tė bėrė pėr vete.
“Rrethanė me fat ėshtė se historia, fati, kėtė mjedis e ka bėrė shumė interesant, dhunti pėr tė shkruar. Mė besoni, unė nuk kam pasur nevojė tė imagjinoj asgjė. Personazhet e mi janė realė, njerėzit pėr tė cilėt shkruaj janė realė”, ėshtė shprehur ndėr tė tjera Hoxhiq.
Ndėrsa shkrimtari Hajro Ulqinaku e ka quajtur vendlindjen “njė mrekulli, tė cilėn mund ta pėrjetojė vetėm ai qė nuk ka jetuar nė vendlindje ose ka qenė i privuar nga e drejta qė tė jetojė nė vendlindje”.
Duke pėrkujtuar thėnien latine se “ku e ke mirė, aty e ke atdheun”, ai ka thėnė se “nuk ėshtė krejt ashtu sepse guri i rėndė peshon megjithatė nė vendin e vet”.
“Unė falė Zotit jam kthyer nė Itakėn time. Ulqini ėshtė Itaka ime dhe jam kthyer nė Ulqin. Ulqinin e kam pasur gjithmonė nė mendje, nė zemėr. Dhe ēdo gjė qė kam krijuar, prej letėrsisė pėr fėmijė deri te librat dokumentarė, e kam pasur Ulqinin temė”, ka thėnė Ulqinaku.
Shih KOHA JAVORE 778, 24 gusht 2017:14.