Shėn Gjergji nė lumin Buna

 

Shkruan Msc Anton Lulgjuraj

Fshati Shėn Gjergj ndodhet 15 km larg nė verilindje nga qyteti i Ulqinit, nė bregun e djathtė tė lumit Buna, pranė vijės kufitare nė mes Malit tė Zi me Shqipėrinė. Fshati ngrihet nė rrėnxėn lindore tė Malit tė Brisė, i cili pėrfundon nė lumin Buna i rrethuar nga njė ambient i bukur natyror. Pėrreth kishės nė rrėnxėn e malit ngrihet fshati nė njė lartėsi mė tė madhe mbi detar. Kjo pėr arsye te lagėshtisė dhe pėrmbytjeve qė nė tė kaluarėn e afėrt ishin tė shpeshta sidomos me ngritjen e nivelit tė lumit Buna nė gjysmėn e shek. XIX.
Kisha e Shėn Gjergjit, prej tė cilit shenjtor edhe fshati e ka marrė emrin, ndodhet nė qendėr tė fshatit, nė fushėn aluviale tė formuar prej shumė kohėsh mė parė nga prurjet e lumit Drin dhe Buna.
Mė sė pari fshati ėshtė paraqitur nė hartat e Coronellit pėr Dalmacinė lindore (Coronelli, Carta Dalmazia). Ndėrsa nė dokumentet historike emri i fshatit pėrmendet nga Marin Bici nė vitin 1610. Ai tregon se fshati atėherė kishte 30 shtėpi, tė ritit katolik me kishėn e Shėn Gjergjit e cila ishte shumė e vogėl dhe e bukur. Me mure tė piktura nė afresk tė shėnjtorėve dhe sidomos tė Shėn Mėrisė mbi altar, dyshemenė tė pa niveluar me varre. Nė krahasim me Bicin, pak mė vonė Bolica tregon se fshati kishte vetėm 20 shtėpi me kryetar tė vetin Marin Kolėn. Nė shek. XVIII sipas dėshmive arkivore tė pėrgatitura nga Zmajeviqi, del se kisha nė fshat ishte e zbuluar.
Sot ruhet mirė kisha bashkė me varreza dhe ėshtė funksionale pėr komunitetin katolik vendas. Sipas dėshmive tė njerėzve tė vjetėr, kisha e vjetėr ishte mė e vogėl se kisha e sotme dhe mbi tė ėshtė ndėrtuar dhe rindėrtuar kisha e sotme. Sipas tė dhėnave tė kishės, ajo ėshtė rindėrtuar rreth vitit 1927 nga misionari Alberto Esposito. Dėmtohet pėrsėri nga termetėt katastrofale tė vitit 1968 dhe 1979, riparohet pėrsėri dhe sot ėshtė kishė funksionale.
Kisha ėshtė e rrethuar me varre tė reja dhe tė vjetra. Ato tė vjetrat spikasin me larmin e simboleve si: diellit, hėnės dhe figurės njerėzore. Kėto varre me kėto simbolika janė tė gjitha karakteristike pėr Shqiptaret e veriut tė Shk. XVIII-XIX. Po ashtu nė anėn e djathtė tė portės kryesore ndodhėt varri i famullitarit tė Shėn Gjergjit, Zef Ashta (+1874) i shkruar nė gjuhėn shqipe.
Nė fshat sot egzistojnė toponime tė ndryshme qė dėshmojnė lashtėsi dhe qė kanė lidhje me vendbanimin mesjetar dhe me kishėn. Gjurmė rrugėsh ka nė lokalitetin e quajtur Vau i Shnjergjit qė ndodhet rreth 100 m. nė jug tė kishės dhe tė urės nė lokalitetin “Vija e Shnjergjit”, qė ndodhėt rreth 1 km. mė nė veri. Duket se kėndej kalonte rruga mesjetare qė ishte edhe rruga kryesore qė lidhte qytetin e Ulqinit me Shkodrėn. Ajo kalonte pėrmes kėtij fshatit dhe vazhdonte pėrgjatė lumit Buna nė drejtim tė fshatrave Fraskanjel dhe Belaj.
Pra fshati i Shnjergjit ka luajtur njė rrol tė rėndėsishėm nė historinė mesjetare tė rrethinės sė Ulqinit, duke ju falėnderuar pozicionit tė mirė pranė lumit Buna e cila ishte edhe porta e Shqipėrise Veriore pėr nė det por edhe nė aspektin religjioz, pėr tė cilėn dėshmojnė burimet histrorike dhe kisha e bukur.