Ndre Durrsaku, profesor i Universitetit tė Durrėsit  

 

Shkruan prof. Dr Jahja Dranēolli, Fakulteti Filozofik, Prishtinė

 

Burime qė dalin nga arkivat dhe bibliotekat e Kuvendit Franēeskan dhe Kuvendit Dominkan nė Dubrovnik, pėrveē njoftimeve tė rėndėsishsme pėr historinė tonė tė moēme, ofrojnė edhe njoftime pėr tė parin universitet nė Ballkan, Universitetin e Durrėsit (“Studium generale“, nė vitet '80, tė shek. XIV), universitet ky i themeluar nga dominikanėt durrsakė, qė vepronin ē'prej vitit 1224 nė Kuvendin e Shėn Maurit nė Durrės. Nga burimet qė fshihen nė arkiva dhe biblioteka tė pėrmendura mė sipėr bėhet e njohur se, sukseset osmane nė Betejėn e Savrės (1385), kishin shkaktuar frikė edhe te profesorėt e Universitetit tė Durrėsit, njė pjesė e tė cilėve do tė detyrohen ta braktisnin vendlindjen pėr tu ngulitur sidomos nė qendra tė Dalmacisė dhe Italisė. Me vete kishin bartur edhe fonde me dorėshkrime tė pasura me miniatura, tė cilat gjatė shek. XV janė vendosur nė Bibliotekėn e Kuvendit Dominikan nė Split, si dhe nė Bibliotekėn e Kuvendit Dominikan nė Braē (Kroaci). Tashmė ėshtė e njohur se profesori, Gjon Durrsaku kishte vajtur nė Zarė, dhe atje ishte caktuar pėr rektorin e parė tė Universitetit tė Zarės (1396). Ndėrsa, Ndre Durrsaku (mesi shek. XIV-13 qershor 1393), njė profesor tjetėr i Universitetit tė Durrėsit, qė po zbulohet rishtazi, i njohur edhe si doktor i shkencave teologjike (Universiteti i Bolonjės, 1380), nė vitin 1387, qe emėruar pėr arqipeshkėv tė Arqipeshkvisė sė Raguzės (Dubrovnikut)!

 

Burimi: Mbishkrimi epigrafik dhe busti e Ndre Durrsakut nė Kuvendin Dominikan tė Dubrovnikut (foto e realizuar mė 20/10/2017).