Shkrimtari i detit magjik

 

Shkruan Ismet Kallaba

 

Hajro Ulqinaku, Zėri i detit, BKSHMZ, Ulqin, 2017.

 

Me rastin e 60-vjetorit tė krijimtarisė sė tij letrare, shkrimtari Hajro Ulqinaku vjen me njė libėr tė ri, tė cilin e ka titulluar “Zėri i detit”. Nė te ai ka pėrmbledhur krijimet e tij letrare, duke filluar qė me tregimin e parė, nė vitin 1957, e deri nė ditėt e sotme, tė cilat janė botuar mė herėt nė periodikė tė ndryshėm nė Prishtinė, Shkup, Podgoricė e Ulqin.

Siē thotė vetė autori, nė parafjalėn e librit, “ky vėllim ėshtė sajuar me krijime tė tre, saktėsisht, tė katėr gjinive letrare dhe tė trajtave, formave tė veēanta krijuese: monodramė, skenar, libret; artikuj analitikė-studimorė; fjalė tė urta pėr detin etj.”

Kryefjalė edhe e kėtij libri ėshtė deti me tė gjitha pėrmasat e tij, pėr tė cilin shkrimtari ėshtė aq shumė i lidhur, duke fituar edhe epitetin e shkrimtarit tė detit magjik.

Libri ėshtė botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi, me mbėshtetjen e Fondit pėr Mbrojtjen dhe Realizimin e tė Drejtave tė Pakicave, ndėrsa ėshtė shtypur nė shtypshkronjėn “Press Studio” - Ulqin.

Redaktor i librit ėshtė Asllan Bisha, recensentė Sulejman Dėrmaku dhe Sabit Jaha, redaktor artistik Qazim Muja, kurse ballina ėshtė punuar nga piktori Agron Ujkashi dhe autori.

Pėrurimi i librit u bė tė martėn mbrėma mė 26.09.2017 nė Bibliotekėn e Ulqinit, nė organizim tė Bashkimit tė Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi dhe Qendrės sė Kulturės – Bibliotekės nė Ulqin.

Shih KOHA JAVORE nr 783, mė 28 shtator 2017:24.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

                        Hajro  Ulqinaku  dhe  vendlindja

Prim.Dr.Gani Karamanaga

Hajro Ulqinaku, Gani Karamanaga

Hajro Ulqinaku studimet e albanologjisė i kryen nė  Fakultetin  filologjik tė Beogradit  nė vitet 1959-1963 ku shoqėrohet fillimisht me  Simė Dobrecin, Shefket-Kusho Dollakun e mė vonė edhe  me Shuajb Resulbegun. Nė ato kohėra Beogradi si kryeqendra e ish Jugosllavisė ishte qytet i lirė, i hapur pėr ēdokend.Kthimi i parė nė vendlindje ėshtė nė vitin 1978 kur punonė njė vit nė Krajė. Nxėnėsit e tij atėherė ishin: Hajrullah Koliqi, Ibrahim Berjashji, Nazire Curaj, Hajrullah Hajdari.Por, vendlindja tė cilėn e kishte nė shpirt dhe nė zemėr ja  japi letrėn pėr Kosovė. Mė sė pari , nė Kosovė  punoj e jetoj nė Ferizaj  ku nxėnėsit e tij ishin: Mehmet Bardhi, Ibrahim Berjashi, Nazire Curaj. Mandej ėshtė periudha e jetesės dhe punėsimit nė Prishtinė ku punonte si  gazetar, redaktor nė TV. Ishte koha e krijimtarisė sė tij, ku bėhet njėri prej shkrimtarėve mė tė  njohur pėr fėmijė shqiptar. Edhe nė kėtė krijimtari dominojnė motivet e detit, krejtėsisht tė vendlindjes.

Kthimi i dytė nė Ulqin. Dhe kėshtu deri nė  vitet e nėntėdhjeta kur mbeti pa punė. Si shumė patriot tjerė  vazhdon dhe mbijeton deri nė vitin 1999 duke bėrė rezistencė pushtetit sėrbomadhė  kur vjenė tė jetoj  pėrėsėri nė vendlindje –Ulqin. Ishte kthimi i dytė nė Ulqin. Prej atėherė  nė muajtė e  pranverės, verės dhe fillimin e vjeshtės  ishte nė Ulqin, kurse dimrit shkonte nė Prishtinė.

Revista “ Kronika “. Prej vitit 1999-2001 angazhohet  si kryredaktor, dhe gazetar i “ Kronikės “.Pronari i saj ishte Ilir Ēapuni, redaktor teknik Gazmend Ēitaku  si edhe Vildana Llazorja. “Kronika” nė ato vite ishte dritare e hapur pėr shumė autorė shqiptarė.  Lujti rolin e madhė  pėr tė njohtuar opinionin  pėr problemet lidhur me Xhaminė  e Ranės. Gjithashtu ka shkruar dhe afirmuar  mundėsitė e ndėrtimit tė maternitetit  nė Ulqin.

Themelimi  i Bashkmimit tė krijuesėve shqiptarė nė Malin e Zi.Hajro Ulqinaku ishte nė  Kėshillin nismėtar pėr themelimin e  BKSHMZ mė 22 nėntor 2002.

Revista “ Dija” . Hajro Ulqinaku  ka qenė kryeredaktori i shumicės sė numėrave tė Dijes.  Deri tani kanė dal nga shtypi 15 numra tė “Dijes”. Njė numėr ėshtė qė kanė qenė kryredaktor Muamed Nika, Prof. Simė Dobreci, Gjekė Gjonaj dhe sė bashku  Gazmend Ēitakuu dhe Dr. Gani Karamanaga.  Dhe  pėr tė gjithė dhjetė numrat tjerė ishte kryredaktor Hajroja.Krijimtaria pėr peshkatarė dhe  detarė. Kėtė  periudhė e karakterizon  krijamtaria e frytshme .Hajro Uqinaku duke u shoqėruar nė Ranė me bashkėvendėsitė e tij shkruan dhe publikon disa libra pėr detarė dhe peshkatarė Ulqinak. Personazhet nė librat e Hajros janė njėrėzit e ēdoditshėm, tė cilėt lundruan nėpėr detet e afėrme dhe nėpėr oqeane, peshkatarėt me famė, njėrėzit tė cilėt ruajtėn folklorin e Ulqinit. Njė ditė Hajros  dikush i tha :

“ Pse ke shkru pėr Osman Leskovcin

„ Osmani ka rujtuar folklorin  e Ulqinit, shumė njėrėz tjerė do tė harrohen, por Osmani do tė mbet si ulqinak i cili kėndon dhe kultivon kangėt e vjetėra  ulqinake“ ishte pėrgjigja e Hajros.

Ndihmesa e krijuesve- shkrimtarėve. Hajro Ulqinaku ka qenė  redaktori, konsulenti dhe lektori i  disa autorve nga Ulqini dhe  Malėsia-Tuzi. Duke redaktuar dhe lektoruar librat e tyre ai njėkohėsisht ishte edhe drejtuesi dhe ndihmesė e madhė pėr kėto krijues. Po i numroj disa prej tyre

( Nga pėrurimi  i librit  „ Zėri i detit) )