Ditėt e Shėn Ndout nė Braticė

 

Shkruan Luigj Camaj

 

Manifestim tradicional i cili i kushtohet Shėn Ndout u organizua nė Braticė, qershor 2017. Manifestimi ėshtė thjeshtė meritė e zotėri Don Gabriel Grabanica, famullitarė nė Famullinė e Braticės dhe donatorėve vendor tė shumėt tė cilėt me vazhdimėsi e mbėshtesin kėtė aktivitet fetar, kulturor, kombėtar dhe edukativ.

Nė kuadėr tė kėtij manifestimi janė organizua aktivitete tė ndryshme si vizita e monumenteve tė shumta tė trashėgimisė kulturore e historike tė Komunės sė Ulqinit dhe tė Malėsisė.

Po ashtu ky manifestim ėshtė rast i mire i takimeve me njerėzit tone nga diaspora dhe shoqėrimeve mesė besimtarėve dhe njerėzve tė vullnetit tė mirė. Manifestimi u mbajt mė 9, 10 dhe 11 qershor 2017.

Dita e parė iu kushtua vizitės sė destinacioneve turistike tė Ulqinit nėn udhėheqjen e Mr. Anton Lulgjutaj. Me kėtė rast vėllezėrit tonė nga Kalabria vizituan Kalanė e Ulqinit dhe muzeumin e Kalasė, qytetin antikė e mesjetarė tė Shasit dhe destinacione tė tjera me rėndėsi nė komunėn e Ulqinit.

Dita e dytė ishte e rezervuar pėr vizitė tė pikave mė tė rėndėsishme kulturore e historike tė Malėsisė nėn pėrkujdesjen e OJQ LABEATĖT.

Ditėn e dytė Shoqata “Shkėmbi” nga vendi Acuaformosa e Kalabrisė, Itali vizitoi Malėsinė.
Pėr ti gostitur miqtė nga Kalabria u pėrkujdes OJQ “LABEATĖT” me sponsorėt Vasel Gjergj Dedvukaj dhe Zef Xho Camaj. Pritja e vėllezėrve tone nga Kalabria u bė nė barkėn LIRIA nė ujėrat e liqenit tė Labeatėve (Shkodrės). Kjo ishte hera e pare qė shoqata
“
Shkėmbi” vizitoi trojet shqiptare nė Mal tė Zi. Shoqata “Shkėmbi” ėshtė formuar dhe vepron me qėllimin e ruajtjes sė trashėgimisė kulturore e historike tė arbėreshėve qė jetojnė nė vendbanimin arbėresh Acuaformosa dhė mė gjerė nė Kalabri tė Italisė. Ishte privilegj i veēantė qė “LABEATĖT” nė mbėshtetjen e zotėri Don Gabriel Grabanica dhe donatorėve Vaselit dhe Zefit tė gostisim miqtė nga Kalabria. 
Qė “LABEATĖT” ta prezantojnė Malėsinė dhe vlerat e saja natyrore gjeografike dhe kulturore historike nė mėnyrė sa mė tė denjė tė pėrgatitėn njė guide turistike. Guida pėrmbante vizitėn e Muzeut Etnografik, fototekės, bibliotekės dhe filatelisė nė fshatin Lekaj tė pronari t’Shtjefėn Ivezaj. Me kėtė rast u vizituan edhe Shtėpia-Muze e Dedė Gjon Lulit, kisha mesjetare nė Qafė tė Kishės, vorrezat monumentale nė Vuksanlekaj, Kroi i Traboinit dhe liqeni I Labeatėve (Shkodrės).

Dita e tretė:  Qė Bratica tė jehojė dhe zėri ti shkojė sa mė larg organizatori ftoi shoqėritė kulturore artistike: “Shkembi” nga Acuaformosa e Kalabrisė, Grupin “Rinia” nga Rragami (Shkodėr ) dhe “Trendafilat e Shėn Terezes” (Ulqin). Artistėt e kėtyre shoqėrive kulturore me tingujt e instrumenteve, mė zėrin e tyre artistik dhe me paraqitjet folklorike kėnaqėn shikuesit tė cilėt me kujdes pėrcillnin ēdo pike artistike tė ekzekutuar me kujdes tė madh.

Ky aktivitet u mbajt natėn e fundit nė qendrėn e Braticės mbas celebrimit tė Meshės Shenjte.

Shtėpiakėt nga Bratica nė mėnyrė tradicionale si shumė herėve tė tjera treguan mikpritjen burrėrore duke gostitur tė gjithė tė pranishmit me ushqime tradicionale tė pėrgatitura me kujdes tė madh me duar tė shestaneshave.

Shoqata “Shkėmbi” kėtė here ishte mike e Famullisė sė Braticės me anėtarėt: Nicola Mele, Paola Napolitano, Filomena Skorza, Cesare Vicchio, Rosa Cirillo, Capparelli Domenico dhe Sandra De Angelis nė nudhėheqjen e Drejtorit Pirro Qendro. Ishte privilegj qė drejtpėrdrejt t’i dėgjojnė tingujt e gjuhės arbėreshe dhe gjuhės tė cilėn fliste vetė Gjergj Kastrioti. Gjuhė tė cilėn me sakrifica tė shumta dhe pėrkushtime e ruajtėn arbėreshėt ndėr shekuj dhe me kujdes tė madh e pėrcollėn nė trashėgimtarėt e tyre. 

Arbėreshėt dhe gjuha arbėreshe e cila ende ėshtė e gjallė janė shembulli mė i mire i patriotizmit, pėrkushtimit ndaj kombit, kulturės, traditės dhe trashėgimisė e pėrcjellė deri nė ditėt e sotme.

Prandaj diaspora jonė dhe jo vetėm diaspora ta pėrcjellin shembullin e arbėreshėve tė Kalabrisė.

U ndamė me miqtė tonė tė shtrenjtė nė orėt e vona tė natės sė tė shtunės duke shpresuar se kjo vizitė nuk do tė jetė vizita e fundit e “Shkėmbit” nė Malėsi dhe se miqėsia me kalabrezėt do tė vazhdojnė me vizita tė ndėrsjellta.