FESTA E MĖRGIMTARĖVE 2017

 

Izabella Pepgjonaj

 

Natėn e 29 korrikut 2017, Kisha Katolike e Ulqinit i bashkoi pėr tė tetin vit me radhė tė gjithė mėrgimtarėt tė cilėt vendosėn qė pushimet verore t’i kalojnė nė vendlindjen e tė parėve tė tyre.
Tashmė jemi tė informuar tė gjithė pėr festėn e mėrgimtarėve dhe rolin qė ajo ka.

Ėshtė thjeshtė njė festė falėnderuese ndaj njerėzve tė cilėt i pėrkrahin aktivitetet e kishės katolike nė tė gjitha aspektet; pėrkrahje morale e financiare. Kėshtu qė ne si kishė mundohemi t’i falėnderojmė pėr kontributin e tyre me anė tė njė feste sikur ėshtė kjo. Gjithashtu, kjo festė ka pėr qėllim qė t’i bashkojė mėrgimtarėt duke pasur para sysh se ata janė shkėputur nga vendlindja e tė parėve tė tyre pėr tė kėrkuar kushte mė tė mira jetėsore.

Me fillim nė orėn 19, nė plazhin ‘’Bukuria e Ulqinit’’ u bashkuam tė gjithė; mėrgimtarė e besimtarė tė famullive tė Ulqinit, si edhe mysafirė tė tjerė tė ardhur nga Shqipėria e Kosova. Nuk mungoi as prezenca e Mons. Rrok Gjonlleshaj, Argjipeshkvit tė Tivarit, tė cilin e falėnderojmė pėrzemėrsisht qė ėshtė gjithmonė pėrkrahės i aktiviteteve tona.

 Ajo ēka e bėri edhe mė tė veēantė kėtė natė ėshtė programi i pėrgatitur nga Ansambli i Gjakovės. Edhe ansamblin nė krye me koreografin z. Memli Dolin e falėnderojmė qė pėr ēdo festė na hijeshojnė skenėn me vallet e tyre. Duhet pėrmendur edhe paraqitja e kėngėtares Leonora Rugova e cila me kėngėt e saja preki zemrat e shumicės prej nesh.

Shije tė veēantė kėsaj nate i dhanė edhe rinia me veshjet kombėtare shumėngjyrėshe qė qėndronin nė shtatin e e tyre, duke filluar nga gėrsheti i shestaneshės e duke pėrfunduar tek xhubleta e malėsores. Pjesė e programit ishin edhe paraqitja e aktiviteteve vjetore tė kishės me anė tė disa fotografive dhe filmimeve, si edhe darka modeste e pėrgatitur nga rinia.

Vitin e kaluar kemi thėnė se kemi pasur njė vit Hiri me shumė dhurata nga Krijuesi, duke filluar nga shugurimi i Argjipeshkvit tė ri e duke vazhduar tek Shenjtėrimi i Nėnės Terezė. Por edhe pėr kėtė vit mund tė themi se kemi pėrjetuar shumė ngjarje tė rėndėsishme, njė prej tyre edhe kushtimi i Katedrales sė Tivarit dhe kishės nė Prishtinė, ngjarje tė cilat sa e sa njerėz i kanė pritur por nuk e kanė pasur mundėsinė t’i pėrjetojnė. E ne i jemi falėnderues Zotit qė na e dha kėtė mundėsi. E njė falėnderim i veēantė i shkon mėrgimtarėve tė cilėt financiarisht kanė mundėsuar rregullimin e kėtyre objekteve dhe shumė projekte tjera qė janė tė dukshme nė vendin ku ne jetojmė.

Unė si moderatore e programit, e vlerėsoj kėtė festė pozitivisht dhe mendoj qė ishte shumė e bukur pėr tė gjithė ne. Gjithashtu, nė emėr tė kishės falėnderoj tė gjithė pjesėmarrėsit dhe atyre mėrgimtarėve tė cilėt kanė ardhė pėr tė pushuar nė tokėn e tyre ju dėshiroj pushime sa mė tė kėndshme.  Shpresoj tė takohemi edhe vitin e ardhshėm nė tė njėjtėn ngjarje e tė festojmė sė bashku.