Njohje me autorėt dhe botimet shqip nė Mal tė Zi

Shkruan Ismet Kallaba

Nė sallėn “UNESCO” tė Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė, tė premten, mė 17 nėntor 2017, janė prezantuar tetė autorė shqiptarė nga Mali i Zi, pėr tė cilėt kanė folur studiues tė njohur.
Veprimtaria ėshtė organizuar nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave, Muzeu Historik Kom-bėtar, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarė nė Malin e Zi dhe Fondi pėr Mbrojtjen dhe Realizimin e tė Drej-tave tė Pakicave nė Mal tė Zi.
Nė fjalėn pėrshėndetėse, sekretari i ASHASH-it, prof. dr. Marenglen Spiro, ka thėnė se ata kanė qenė tė informuar me veprimtarinė botuese tė shqiptarėve nė Mal tė Zi nėpėr-mjet revistave shkencore nė gjuhėn shqipe qė botohen nė Mal tė Zi, si , “Dija”, “Buzuku”, “Lemba” dhe “Malėsia”.
“Ato na kanė lėnė njė pėrshtypje tė pashlyer si pasqyra tė ligjėrimit letrar shqip me ngjyrat, veēantitė, pasuritė historike e kulturore tė trevave ku jetoni. Ato janė pjesė e pandarė e kulturės sonė, shkencės e komunikimit letrar e shpirtėror, aspekte tė jetės tė cilat kanė mbajtur gjallė ndėr kohėra identitetin e kombit shqiptar”, ka thėnė ai.
Ndėrsa duke folur pėr prezantimin e tetė autorėve shqiptarė nga Mali i Zi, ai ka thėnė se me kėtė veprimtari “shkojmė akoma mė tej duke u njohur edhe me vepra tė plota letrare tė njė tė sėrė krijuesish, pjesėtarė tė shoqatės suaj, komentuar nė kėtė takim nga studiues nga mė tė njohurit”.
Kryetari i Bashkimit tė Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi, prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thėnė se shqiptarėt nė Mal tė Zi kanė nevojė pėr ndihmėn e shtetit shqiptar. “Ne mendojmė se ndihmesa prej Shqipėrisė dhe Kosovės pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi duhet tė jetė mė e madhe”, ka thėnė ndėr tė tjera ai.
Pėr librin e mr. Ali Bardhit “Varre-zat nė Anė tė Malit – Ulqin” ka folur studiuesi dr. Moikom Zeqo, pėr librin e Ali Dacit “Shtigjet e pėrgja-kura” shkrimtari Sadik Bejko, pėr pėrmbedhjen me tregime tė Anton Gojēajt “Ndėrmjet kapakėve“ studiuesja e letėrsisė prof. dr. Klara Kodra, pėr librin e prim. Dr. Gani Karamanagės “Nė derė tė oborrit” prof. as. Dr. Olimbi Velaj, pėr librin e Gjekė Gjonajt “Bijtė e shqipes“ studiuesi Gjokė Dabaj, pėr librin e prof. dr. Simė Dobrecit “Krijime popullore shestanese“ gjuhėtari prof. dr. Emil Lafe, pėr librin e akademikut Zuvdija Hoxhiq (Berisha) “Tė gjithė tė mitė“ prof. dr. Xhevat Lloshi dhe pėr romanet e Mark Lucgjonajt “Fshati i heshtjes” dhe “Ligji i maskave” ka folur studiuesja e letėrsisė Ma. Liridona Sinishtaj.
Tė pranishmit i kanė pėrshėndetur edhe Dr. Dorian Koēi, drejtor i Muzeut Historik Kombėtar, dhe Safet Kurtagiq, drejtor i Fondit pėr Mbrojtjen dhe Realizimin e tė Drej-tave tė Pakicave
Pėrpos autorėve, anėtarėve tė ASHASH-it, studiuesve dhe dasha-mirėve tė kulturės, e pranishme nė kėtė aktivitet ishte edhe Artemis Dralo, zėvendėsministre pėr Evro-pėn dhe Punėt e Jashtme e Repub-likės sė Shqipėrisė.


Shih KOHA JAVORE 791, 23 nėntor 2017:28