Fortifikimi nė Gjytedzen e Gaēit

 

Shkruan Anton Lulgjuraj

Fortifikimi ndodhet nė anėn jugperėndimore tė Malit Brisė, pėrmbi fshatin Gaē, nė vendin e njohur me toponimin tipik “Gjytedza”. Nė perėndim kalon pėrroi Bardhela, matanė tė cilit ngrihet mali Mozhur. Maja e rrafshėt e malit ngrihet pėrmbi fshatin qė dominon fushėn e Ulqinit. Pėrballė ndodhet edhe kanioni i Bardhelės nė zgjatimin e luginės lumore, e cila pėrbėn kalimin mė tė favorshėm natyror nga zona bregdetare nė brendėsinė e vendit. Nė majėn e sheshtė tė kėtij kurrizi malor, qė zgjatet nė trajtėn e njė bishti, qėndrojnė mbetjet e fortifikimit prehistorik. Pėrzgjedhja e vendit pėr fortifikim duket e menduar mirė pasi terreni ofron njė mbrojtje natyrore. Nga tė tri anėt e vendit tė fortifikuar ka njė pjerrtėsi tė madhe. Sidomos nga ana lindore ėshtė e pranishme njė pjerrtėsi e ashpėr shkėmbore. Kjo pjesė e malit nga ana veriore ėshtė e lidhur nė formė organike me pjesėn tjetėr dhe nuk ka ndryshime tė mėdha nė nivele, duke qenė kėshtu mė lehtė e depėrtueshme prej armikut. Prandaj kėsaj ane i ėshtė kushtuar mė tepėr vėmendje duke ndėrtuar kėtu njė fortifikim me muraturė prej guri. Gjurmėt e murit rrethues tė pranishme nė anėn veriore mund tė ndiqen nė njė linjė gjatėsie prej 100 m. Nė pjesėn qendrore muri merr njė kthesė tė lehtė nga ana e jashtme.
Teknika e ndėrtimit ėshtė ajo nė tė thatė me gurė tė mėdhenj dhe tė mesėm tė papunuar tė vendosur pa ndonjė kujdes.
Nė terrenin pėrreth fortifikimit ndodhėn pesė tuma (varre ilire me grumbuj gurėsh) me konstruksion gurėsh, tė cilat mund tė kenė qenė pjesė e varrezės tė kėtij vendbanimi tė fortifikuar.
Ky fortifikim i pėrket epokės sė bronzit. Vendbanime tė tilla nė kėtė epokė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm, sidomos atė mbrojtės pėr shoqėritė e blegtoreve sezonal qė jetonin me burimet natyrore tė zonės. Gjithashtu kėta fortifikime mjaft tė hershme me mure primitive prej gurit natyror tė pa pėrpunuar dhe tė lidhur nė tė thatė, kanė kontrolluar shtigjet natyrore tė depėrtueshme.
Numri relativisht i lartė i tumave i konstatuar nė kėtė rajon duket se reflekton mė se miri se ky vendbanim kishte njė dendėsi popullsie prehistorike.
Ky vendbanim i zbuluar kėtyre viteve tė fundit nga unė, e plotėson mirė hapėsirėn boshe qė kishte rrethina e Ulqinit pėr periudhėn prehistorike dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė shtuar edhe njė monument i ri.
Artikulli shkencor dhe mė gjithėpėrfshirės pėr fortifikimin nė Gaē dhe komplet zonėn e Malit tė Brisė nė periudhėn prehistorike ėshtė paraqitur dhe botuar nė revistėn arkeologjike “Candavia” tė Qendrės tė Studimeve Albanologjike. Lulgjuraj Anton, Gjurmė tė periudhės prehistorike nė Malin e Brisė nė rrethinėn e Ulqinit (Mali i Zi), Candavia 6, Tiranė 2016, f. 7-21