Prof. Riza Rexha (1935-2016)

 

Pedagog dhe studiues i nderuar nė pėrmasa kombėtare
Ditėn e shtunė me 12 nėntor 2016 nė moshėn 81 vdiq nė Ulqin Riza Rexha, intelektuali dhe profesori i historisė nė pension. Ka lindur mė 7 shkurt 1935 nė Kllezėn tė Anės sė Malit (Ulqin). Shkollėn fillore shtatėvjeēare e ka kryer nė Katėrkollė nė vitin 1951.Nė shkollėn normale regjistrohet nė shtator tė atij viti nė Gjakovė, dhe aty kreu dy klasė, ndėrsa klasėn e tretė dhe tė katėrt nė Prishtinė, duke diplomuar pėr mėsues nė vitin 1955.
Nė shtator tė vitit 1955 fillon tė japė mėsim nė Shkollėn tetėvjeēare nė Ostros, ku punon deri nė vitin 1957. Ndėrsa mė pas vazhdoi punėsimin nė Anė tė Malit, pėrkatėsisht nė Shkollėn Fillore “Bedri Elezaga” nė Katėrkollė nga 9.2.1959 seri mė 30.8.1964.
Nė vitin 1964 regjistrohet nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė-degėn e Historisė, ku nė afat nė vitin 1968 merr diplomėn e profesorit.
Nga shtatori i vitit 1968 e deri nė maj 1980 ka dhėnė mėsim nė Shkollėn e Mesme nė Ulqin, ndėrsa nga viti 1980 e deri sa doli nė pension nė vitin 1991, ka punuar nė BVI nė Ulqin.
Kudo qe punoi u dallua mė punėn pedagogjiko-arsimore, duke qenė shembull edhe pėr kolegėt e tjerė, duke fituar autoritet tė madh. Ka mbetur nė kujtesė tė shumė gjeneratave si profesori model pėr ato nxėnės qe patėn fat ta kenė pedagog tė tyre.
Krahas punės edukativo – arsimore ėshtė marrė edhe me punė shkencore ku ėshtė paraqitur me kumtesa nga fusha e historisė. Ka botuar librat: “Ulqini nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881”, Art Club 1998, dhe “Ulqini dhe politika e Malit tė Zi 1881-1912”, Art Club 2005.
Janė kėto dy botime me vlerė tė veēantė shkencore qė janė vlerėsuar lartė nga studiues eminentė tė historio-grafisė shqiptare. Pikėrisht duke parė peshėn e tyre shkencore, libri i tij i parė ditė mė parė ka dalur nga shtypi i pėrkthyer nė gjuhėn malazeze, ndėrsa nė atė gjuhė pas disa muajve do tė dalė edhe libri i dytė.
Pėr punėn e tij nė fushėn e arsimit dhe tė shkencės ėshtė shkruar shumė nė gazeta e revista si nė: “Rilindja”, “Koha Ditore”, “Koha Javore”, “Bujku”, “Kosova Sot”, “Mėsuesi”, “Fati”, “Polis”, ”Buzuku”, ”Kosova”, “Koha”, “Lemba”, “Dija”, “Malėsia”, etj.
Ėshtė laureat i Ēmimit vjetor tė Art Clubit pėr vitin 1998.
Ka marrė pjesė aktive nė organizimin e veprimtarive tė ndryshme kulturore dhe shkencore nė kuadėr tė Art Club-it, madje duke qenė kryetar i Kėshillit Organizativ, ku duhet veēuar: Sesionin shkencor “Meshari” i Gjon Buzukut-monument i kulturės shqiptare (1555-1995), 19-20 maj 1995, veprimtarinė pėrkujtimore kushtuar Jenuz Divanit me rastin e 50-vjetorit tė ardhjes sė tij nė Anė tė Malit me 12 shtator 1997, Takimin pėrkujtimor kushtuar imzot Simon Filipaj me rastin e 75 vjetorit tė lindjes, 1.5.2000, Sesionin shkencor ”Ulqini nė rrjedhat e kohės” 26-27 maj 2000, Sesionin shkencor “Ymer Prizreni – personalitet i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare”, 25 maj 2002.
Duke vlerėsuar lartė punėn edukativo-arsimore dhe hulumtuese, Kuvendi i Komunės sė Ulqinit i ka ndarė dekora-tėn “MIRĖNJOHJA E ULQINIT” me 17.12.2014, me kėtė motivacion: “ Pėr kontribut nė fushėn e arsimit, hulumtimin dhe botimeve shkencore nga historia kombėtare shqiptare”.
Me vdekjen e tij familja humbi personin e dashur ndėrsa shoqėria dhe kultura shqiptare personin e nderuar.
Ngushllimet me tė pėrzemėrta familjes Rexha, tė afėrmeve dhe miqve tė tij.

Lamtumirė profesori ynė i nderuar!
Dr. Nail Draga

(Fjala e rastit nė mbledhjen komemorative mbajtur nė Ulqin me 13.11.2016)