Vizita e Arbnėshit tė Zarės

Shkruan:
Don Gabriel Grabanica

Mė 13.12.2016, vizituam Arbė-neshin e Zarės (Arbanasi, Zadar, Dalmacia, Kroacia, Hrvatska), me rastin e 290 vjetorit te shpėrn-guljes tė parėve tė tyre nga trevat shqiptare shestanashe tė Krajės (Kranjės), rrethi i Tivarit, Mali i Zi.
Nė vazhdimėsinė e aktiviteteve, Kisha Katolike nė Braticė dhe shoqata Labeatėt nga Tuzi, Malėsia e Madhe, e ndėrmorėn kėtė aktivitet edhe pėr tė shėnuar 100 vjetorin e hapjes se shkollave shqipe nė territorin e Malit te Zi. Kėto dy ngjarje nė pėrputhjen e ngjarjes sė hapjes sė paraleles shqipe nė gjimnazin e Zarės. E gjithė kjo pėrputhje ngjarjesh na beri tė mendojmė se ajo paralele shqipe e hapur nė Arbneshė tė Zarės ka nevojė pėr ndihmė nė libra dhe elemente qė i nevojiten. E pikėrisht kjo ishte ideja qė tė mbledhim libra dhe t'i dėrgojmė si donacion pėr kėtė punė madhore qė kėto ditė ka ndodhur nė Zarė tė Kroacisė. Gjetėm mbėshtetjen e shume vullnetmirėve. Unė dhurova njė sasi librash nga biblio-teka ime personale, kėsaj inicia-tive iu bashkua edhe Dr. Simė Dobreci, Mr.Gjon Keka, Shoqata ''Labe-atėt'', shtėpia botuese ''Botart'' - Tiranė dhe shoqata ''Art Clubi'' - Ulqin. Qe tė gjitha kaluan 150 libra. Falė-nderojmė pėr mikpritje zj. Ermina Lekaj-Prlaskaj (deputete nė Kuvendin e Kroacisė), z. Nue Mrijaj (kryetar i Kėshillit tė Pakicave Kombėtare, prefektura Zarė), prof. dr Maxi-milijana Baranēiq (arbėneshe, kryetare e shoqatės arbėneshe ''Vicko Zmajeviq''), prof. dr Arta Dodaj, motra franēeskane Ollga Dulaj, z. Kastriot Prekpalaj (kryetar i shoqates shqiptare Zarė), prof. Vesel Lekaj, prof. dr Serdjo Dokoza (arbėnesh, nėnkryetar i shoqates arbėneshe ''Vicko Zmajeviq''), z. Anton Dedaj, prof. Jasmina Mateshiq (arbėneshe, drejtoresh shkolle), z. Pjetėr

 Pėrlaskaj etj.

 

 

 


 

Historiani grek:  Ja si i masakruam ēamėt

 

Njė ndėr masakrat mė tė mėdha tė bėra ndonjėherė ndaj popullit shqiptarė ėshtė edhe “Masakra Ēame”. Njė prej historianėve grek tregon qartas nė dorėshkrimet e tij sesi grekėt masakruan nė atė kohė popullsinė ēame.
Njė dokument i dorėzuar nė ambientet Muzeut Historik Kombėtarė nė 2007-ėn tregon emrat e personave tė masakruar gjatė viteve 1944-1945. Z. Hilmi Saqe mė solli pėr tė ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar, ca fletė tė zverdhura nga koha. Ato ishin tė fotokopjuara.
Me duart qė mė dridheshin dhe me shikim tė turbulluar (pse ta fsheh nga lotėt), i shfletova disa herė dhe i lexova me dhimbje ato fletė. Ato nuk janė as kujtime, as kronika tė tragjedisė ēame, as tė dhėna pėr masakrat e viteve 1944-1945. Ato janė mė shumė se kujtime, mė shumė se kronika individėsh, mė shumė se raporte tė shtabeve tė Luftės se Dytė Botėrore nė Ēamėri. Ato janė lista me emrat e tė masakruarve. Nuk janė tė plota. Janė njė pjesė (vetėm 13 faqe).
Duhet tė kenė qenė qindra faqe, sepse diku nė fund tė tyre dallohen numrat 105, 106, tė faqeve. Krahas tyre, z. Hilmi Saqe mė dha edhe njė listė tjetėr, ku janė shėnuar emrat e atyre qė kanė deponuar pėr masakrat nė Paramithi, Pargė, Filat, Spatar, Vola, Vėrselė, Smarte. Ndoshta kėta apo edhe tė tjerė kanė dhėnė edhe emrat e tė masakruarve ēamė nga bandat e kriminelėve tė Napoleon Zervės. Ē'pėrmbajnė kėto lista? Janė lista me fėmijė tė masakruar nga forcat zerviste gjatė 1944-1945, emrat e pleqve e grave tė masakruara e tė humbura gjatė 1944-1945, emrat e tė marrėve e sakatėve tė masakruar gjatė 1944-1945, familje tė zhdukura dhe tė masakruara gjatė 1944-1945”-tregon historiani./alb-observer.com/ 27 Jun 2013; Pėr 69 vjetorin e Gjenocidit ēam tė 27 qershorit 1944.