Sllavizimi i mbiemrave shqiptare

 

Shkruan Gjekė Gjonaj

Shqiptarėt nė Malin e Zi siē dihet janė popull autokton. Nė trojet e tyre etnike. Megjithatė shumica e tyre (pėr fat tė keq) nuk mbajnė mbiemrat autentik. Prej kur? Qė nga fillimet e shekullit njėzet, gjatė Mbretėrisė Serbe, Kroate e Sllovene, Luftės I Botėrore e deri nė Luftėn II Botėrore, pothuaj tė gjitha familjet shqiptare kanė qenė tė detyruara nga pushteti qė mbiemrat tė tyre t'u shtojnė edhe mbaresėn sllave “iq“ ose “viq“. Ky imponim i padrejtė, i paligjshėm, nė kundėrshtim me tė gjitha konventat ndėrkombėtare pėr tė drejtat themelore tė njeriut dhe tė pakicave, qė iu bė shqiptarėve nga pushteti sllav (serbomalazias), kishte pėr qėllim asimilimin (sllavizinin) e qytetarėve tė pėrkatėsisė shqiptare. Ky veprim ishte jo vetėm vepėr e rėndė e pushtetit serbomalazias, por ishte shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut dhe atyre nacionale. Kėshtu brenda natės Gjoni ėshtė bėrė Gjonoviq, Gjeloshi ėshtė bėrė Gjelosheviq, Gashi ėshtė bėrė Gasheviq, Lekoēi ėshtė bėrė Lekoēeviq, Gjoka ėshtė bėrė Gjokiq, Luca ėshtė bėrė Lucoviq, Luli ėshtė bėrė Luliq, Kovaēi ėshtė bėrė Kovaēeviq, Mehmeti ėshtė bėrė Mehmedoviq, Bardhi ėshtė bėrė Bardiq ose Barlloviq, Fici ėshtė bėrė Ficiq, Resulbegu ėsdhtė bėrė Resulbegoviq, Beci ėshtė bėrė Beciq, Kollari ėshtė bėrė Kollareviq, Elezaga ėshtė bėrė Elezagiq, Kasmi ėshtė bėrė Kasmiq, Cungu ėshtė bėrė Cungoviq, Bushatlia ėshtė bėrė Bushatliq e Hasani ėshtė bėrė Hasanoviq. Pra, identitet krejt tjetėr.
Ndėrrimin e mbiemrave shqiptarė nė variantin malazez e gjejmė tė vėrtetuar vetėm nė Librin e regjistrimit tė familjarėve dhe pronarėve pėr evidentimin e pasurisė sė paluajtshme nė bazė tė tė tė cilave popullata i paguante shtetit tatimin shtetėror apo “Protokolli i Dacijeve“ (Protokol Dacia) i vitit 1905 dhe mė vonė nė regjistrat e amzės tė popullatės shqiptare.
Vlen tė pėrmendet se nė regjistrimet e mėhershme 18781904 nuk ekzistonte ky element i shkombėtarizimit dhe asimilimit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Gjatė periudhės sė pėrmendur kohore mbiemrat e familjarėve shqiptarė shėnoheshin nė disa forma (mėnyra). Sipas emrit tė babės. Sipas emrit fshatit tė tyre. Sipas nofkės ose llagapit. Sipas profesionit. Sipas thirrjes fetare. Sipas ndonjė grade ushtarake. Nė trajtėn e tė folurės sllave e tė tjera, por pa iu shtuar prefiksin “iq” apo “viq“.
Pas Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėve tė Malit tė Zi u ėshtė lejuar t'i ndryshojnė mbiemrat e tyre, gjė qė njė pjesė e tyre simbolike edhe e kanė bėrė. Pjesa mė e madhe e familjeve tė shqiptarėve nė Mal tė Zi i kanė mbiemrat e sotėm qė nga kjo kohė. Ndryshimi i mbiemrit ėshtė i lejuar me ligj edhe tash, por pak familje a individė e shfrytėzojnė kėtė tė drejtė. Ēuditėrisht korrigjimin e mbiemrave tė shkruara me dhunė “gabim“ nė librat (regjistrat) amėz po e bėn njė numėr jashtėzakonisht i vogėl shqiptarėsh. Kėtė mundėsi tashmė ligjore nuk po e shfrytėzojnė as disa persona e individė qė do tė duhej tė ishin nismėtarėt e parė tė largimit tė prapashtesave “viq“ e “iq“ nga mbiemrat e shqiptarėve – intelektualėt, nė mesin e tė cilėve ka edhe mėsimdhėnės. Ata dhe qytetarėt e tjerė shqiptarė brenda dhe jashtė vendlindjes tė cilėt me fanatizėm, besnikėri e tolerancė sot e kėsaj dite vazhdojnė tė mbajnė nė pronėsi mbiemra tė “veshur“ me njė stolisje prapashtesore duhet ta kenė tė qartė se veprojnė kundėr identitetit tė tyre dhe nė dobi tė atyre sunduesve qė me shekuj rrinė gati tė tjetėrsojnė historinė, kulturėn dhe identitetin tonė.
Dua tė them me dashamirėsi vėllazėrore se kėta shqiptarė nga Mali Zi, qė sot jetojnė nė demokraci brenda dhe jashtė shtetit dhe ligji ua mundėson rikthimin e mbiemrave tė tyre nė shqip, duhet tė mos kenė frikė nga askush, pra as nga shteti, e tė bėjnė, me iniciativė tė vetė, heqjen e “viqit” dhe “iqit” nga mbiemrat e tyre. Nė kėtė mėnyrė ata nė rend tė parė do tė respektojnė paraardhėsit e tyre, qė para dhunės pėr ndryshimin e mbiemrave janė thirrur pa prapashtesė sllave.
Fenomenin e sllavizimit tė mbiemrave qė ka ngjarė edhe te shqiptarėt e Malit tė Zi e kanė trajtuar nė studimet e tyre gjuhėsore edhe gjuhėtarėt e shquar Aleksandėr Xhuvani dhe Eqrem Ēabeji. Sipas tyre tė gjitha kėto elemente e kanė pasur prapa vinė e qėllimshme politike tė mohimit etnik dhe gjuhėsor tė shqipes dhe tė etnosit shqiptar. Nga kėta dhe shumė shembuj tė tjerė shihet njė “dhunim” gjuhėsorprapashtesor mbi bazėn e emrit shqip, tė cilin shqiptarėt duhet patjetėr ta mėnjanojnė.