Shenjtėrimi i katedrales, Kotorr 1166

 

Shkruan prof. Dr Jahja Dranēolli

Konteksti i dokumentit* i referohet luftės sė Kishės Katolike dhe Kishės Ortodokse pas ndarjes sė tyre nė vitin 1054. Kjo luftė ėshtė reflektuar fuqi-shėm edhe nė trevat e Arbėrisė mesje-tare. Ajo qė tėrheqė vėmendjen mė tepėr kėtu ėshtė involvimi i Arqipe-shkvisė sė Tivarit dhe ipeshkvisė sė Shkodrės pėr shtrirjen e juridikcionit tė tyre nė kisha tė tjera arbėrore tė qarkut tė tyre, duke i shkėputur ato nga kisha bizantine (sidomos pas vitit 1077).
Nė shekullin XII, pėrveē luftės nė mes tė kishave nė fjalė (katolike dhe ortodokse), lufta ėshtė shtrirė edhe nė mes tė arqipeshkvive katolike tė Ti-varit, Raguzės dhe tė Splitit, tė cilat shprehnin pretendime tė fuqishme edhe pėr kishat katolike tė Arbėrisė. Dokumentin qė e kemi nė dorė (i datės 19 qershor 1166) ėshtė njė dekret i lėshuar nga papa Aleksandri III (1159-1181), sipas tė cilit konfirmohet juridi-ksioni i Arqipeshkvisė sė Raguzės mbi ipeshkvinė e Kotorrit dhe vartėsive tė saj (Kotorri, Arbanum, Ulqini, Shasi, Drishti, etj). Ndaj kėtij dekreti tė papės ėshtė bėrė rezistencė nė vazhdimėsi nga arqipeshkėvi i Tivarit dhe i ipesh-kėvive arbėrore tė pėrmendur mė sipėr, sė bashku me abacitė si vartės tė tyre.
Njė ēėshtje qė ka zgjuar interesimin e kryeredaktorit tė revistės prestigjioze Buzuku ėshtė emėrtimi i njė ipeshkėvi i cili nė dokumentin (19 qershor 1166), qė e kemi nė shqyrtim njė herė ėshtė quajtur, ”episcopis Lazaro Albanensi”, ndėrkaq nė rastin tjetėr, ”Lazarus episcopus Arbanensis”. Shembuj tė kėtillė mund tė ndeshim edhe nė dokumente kishtare arbėrore tė mėhershme dhe tė mėvonshme. Sė kėtejmi, Gjon Kastrioti, duke provuar tė dėshmonte lashtėsinė e ipeshkvisė sė Krujės nė shek. VII, ai kishte zėnė ngojė, “Ipeshkvinė e Arbėrisė” (“Episcopatus Albaniae”). Nė njė dokument tė vitit 1250 do ta ndeshim trajtėn Arbaniam, nė dokumentin e vitit 1271, ndėrkaq do ta ndeshim emėrtimin Albanie, trajta kėto, qė i referohėn ipeshkvisė sė Krujės. Me fjalė tė tjera ipeshkvi Lazar i doku-mentit tė 19 qershorit 1166, ėshtė ipeshkėv i Krujės. Nė kėtė kontekst, emrin e vjetėr tė Shqipėrisė, doku-mentet evropiane latine e kanė regjis-truar mė rrokjen nistore: Al dhe Ar, ēėshtje kjo qė ėshtė provuar mė se njė herė nga albanologėt e shquar, si: Ēabej, Demiri, Domi, Ducellier, Myderizi, Sedaj, e ndonjė tjetėr.

 

 

 

 

 

 

 

Pėrkthimi i dokumentit
Unė, ipeshkvi Majo (i Kotorrit) deklaroj, se nė dymbėdhjetin (12) vit tė qėndrimit tim ipeshkėv, me sivėllezėrit e mi, ipeshkvit: Lazrin e Krujės [Albanensi], Martinin e Drishtit (Shqipėri) dhe Gjonin ipeshkėv i Ulqinit, shenjtėruam kishėn e ipeshkvisė tonė tė Shenjtit Trifun (me 3 altarė), tė shoqėruar me abatėt (kryemurgjit): arkimandritin Mėhill, abat i Shėn Gjonit (Shnjon?Shas); dhe me arkimandritin Pjetėr, abat i shenjtorėve Shirgji dhe Baku (Oblik, Shqipėri); dhe Gjonin, abat i Shenjtit Shpėtimtar tė Tivarit; dhe Pjetrin, abat i Shėn Mėhillit tė Kotorrit; dhe Trifunin, abat i Shėn Mėrisė nė Budua; dhe Pjetrin, abat i Shėn Pjetrit, dhe me Gjonin abat i Shėn Gjergjit (Shnjergjit), dhe Gjergjin abat i Shenjtit Shpėtimtar tė Arbėrisė [Arbanensis, shqiptarėve]. Altarin e mjedisit e shenjtėrova unė Majo pėr lavdi tė Shenjtit Trifun dhe martirėve tė shenjtė Primi dhe Feliciani; altarin tjetėr tė majtė e shenjtėroi Lazri, ipeshkėv i Krujės [Arbanensis], pėr lavdi tė Shenjtės Mari (Shmrisė) dhe tė Shenjtėve tė Pafajshėm, me lejen dhe dėshirėn tonė; kurse nė anėn e djathtė altarin e shenjtėroi Gjoni ipeshkvi i Ulqinit, me lejen dhe dėshirėn tonė, pėr lavdi tė apostujve dhe martirėve tė shenjtė Gjonit dhe Palit.
Nė vitin e mishėrimit tė Zotit tonė Jezu Krishtit 1166, qė fillon mė XIII, si mbas kalendarit Julian (= 19 qershor), ėshtė bėrė shugurimi, kur postin e papės e kishte papa Aleksandri, kurse mbretėronte shumė fetari dhe gjithmonė fitimtari Emanueli [Komneni, 1143-1180], perandor shumė i urtė, kur nė krye tė Dalmacisė dhe tė Dioklesė (Dukla) ishte zoti Izanci, i cili nė shugurim mori pjesė me vullnetin e me mirėsinė e vet, [nė kohėn] kur abat i Kotorrit ishte Vita. Mori pjesė edhe Pjetri ipeshkėv i Shasit, si dhe Ndreu, abat i Krujės [Arbanensis], sė bashku me gjithė popullin e qytetit [Kotorrit].
*E pėrktheu prof. Dr Jahja Dranēolli, Fakulteti filozofik, Prishtinė; shih edhe BUZUKU 31. 2009:3.
Siē shihet, klerikėt shqiptarė ishin shumica nė kėtė manifestim.