Esad Mekuli  njeri nga populli dhe i popullit

 

Shkruan Ismet Kallba

Shoqata “Art Club” nė bashkėpunim me Bibliotekėn e Qytetit nė Ulqin, mė 17.12.2016, shėnuan 100vjetorin e lindjes sė Esad Mekulit, njėrit prej personaliteteve i cili ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn letrare, kulturore, gazetareske, shkencore nė Kosovė dhe nė ish Jugosllavi. Mbrėmja letrare ishte konceptuar nė mėnyrė tė tillė ku u fol pėr jetėn dhe krijimtarinė e Mekulit, u lexuan vargje nga krijimtaria e tij poetike, si dhe poezi kushtuar poetit.
Akademiku Zuvdija Hoxhiq ka folur pėr njohjen dhe bashkėpunimin me Mekulin, tė cilin e ka pasur fqinj nė Plavė. Ai ka thėnė se Mekulin jo vetėm qė e ka dashur, por edhe e ka pasur idhull dhe e ka vlerėsuar shumė. “Esadi ka qenė modeli im edhe nė jetė, edhe nė letėrsi. Ēdo gjė qė kam bėrė, kam pasur para syve figurėn e kėtij njeriu tė butė dhe tė qetė, por jashtėzakonisht tė fortė”, ėshtė shprehur Hoxhiq.
Akademiku ka thėnė se Mekuli “ka qenė mrekulli, njeri nga populli dhe njeri i popullit”.
Sipas tij, Esad Mekuli nuk ėshtė i madh sepse ėshtė i pari, por ėshtė i pari sepse ėshtė i madh.
“Esad Mekuli i ka krijuar institucionet dhe ka qenė vetė institucion, ka qenė akademi”, ka thėnė Hoxhiq.
Ai ka evokuar kujtime nga jeta e Mekulit, duke thėnė se tė gjitha ato ngjarje dėshmojnė se pėr ēfarė njeriu tė madh bėhet fjalė.
Pėr krijimtarinė letrare tė Esad Mekulit ka folur studiuesi i letėrsisė Mr. Haxhi Shabani. Ai ka thėnė se “Esad Mekuli, me shumanshmėrinė e ndihmesės sė tij pėr themelimin e institucioneve letrare, arsimore, shkencore, botuese, duke u vėnė nė krye tė tyre ėshtė personaliteti mė i dobishėm dhe mė vendimtari qė Kosova arriti t'i formojė kėto institucione”. Shabani ka theksuar se “ai me poezinė e tij ndonėse nuk shkroi shumė, ėshtė pionieri i letėrsisė shqiptare nė Kosovė, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės”.
Sipas tij, “kėto ndihmesa e bėjnė Esad Mekulin njė personalitet tė padiskutueshėm nė periudhėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė, deri nė shpalljen e pavarėsisė sė saj”.
Poeti Ibrahim Berjashi ka lexuar poezinė “Vjeshtė e trishtė” kushtuar Esad Mekulit me rastin e 100vjetorit tė lindjes, kurse poezi nga autori recituan studentja Edina Mustafiq dhe nxėnėsja e shkollės sė mesme Nejra Mujali.
Pėrpos shumė dashamirėve tė kulturės nė Ulqin, tė pranishėm nė kėtė mbrėmje ishin edhe ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė, Ernal Filo, ambasadori i Republikės sė Kosovės, Skender Durmishi, Zv. Ambasadorja e Republikės sė Shqipėrisė Ermira Braho, kryetari i Komunės sė Ulqinit, Nazif Cungu etj.
Esad Mekuli u lind mė 17.12.1916 nė Plavė, ndėrsa vdiq mė 6.08.1993 nė Prishtinė, ku e ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sė vet. Ėshtė laureat i shumė ēmimeve, ndėr tė tjera i Ēmimit tė KAĒKJsė (ēmimi mė i lartė nė RSFJ). Ka qenė kryetar i Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės, anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Malit tė Zi dhe i shumė institucioneve prestigjioze ndėrkombėtare. Ka botuar 15 pėrmbledhje me poezi dhe shumė artikuj shkencorė, si dhe ka pėrkthyer veprat e shumė autorėve tė njohur jugosllavė.
Mbrėmja letrare u mbajt me mbėshtetjen e Qendrės pėr Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturės sė Pakicave tė Malit tė Zi.

 


Institucion kulturor apo rrugė me emrin e Esad Mekulit
Kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, konstatoi me keqardhje se pėrkundėr kontributit tė pamohueshėm dhe shumėdimensional tė Esad Mekulit, sot nė Plavė, nė qytetin e tij tė lindjes, tė cilin ai e lartėsoi me punėn e tij, nuk ka asgjė me emrin e tij.
Prandaj me kėtė rast ai bėri publik propozimin e kėsaj shoqate dhe tė Kėshillit Kombėtar tė Shqiptarėve nė Malin e Zi qė me emrin e Esad Mekulit tė emėrtohet ndonjė institucion kulturor, rrugė apo shesh nė qytetin e Plavės.