U pėruruan 14 libra tė Gjon Kekės

 

Shkruan Ismet Kallaba
Nė Galerinė e Qendrės sė Kulturės nė Ulqin, nė bashkėpunim me Shtėpinė Botuese “Botart” nga Tirana, mė 11.12.2016 u bė pėrurimi i 14 librave tė autorit Gjon Keka, i cili jeton dhe vepron nė Grac tė Austrisė.
Studiuesi Nail Draga theksoi se Keka dallohet nė hapėsirėn etnogjeografike shqiptare pėr cilėsinė dhe sasinė e jashtėzakonshme tė botimeve.
Duke folur pėr librin “Antropologjia politike” tė kėtij autori, ai theksoi se “nga titulli i kėtij libri del qartė se kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje tė guximshme tė autorit i cili trajton njė qasje tė re tė mendimit politik tek ne shqiptarėt”.
Ai ka thėnė se vlera e kėtij libri qėndron nė faktin sepse vėrehet pėrpjekja e parė profesionale nga autorėt shqiptarė pėr t'u marrė me shumė ēėshtje tė patrajtuara deri mė tash.
“Si i tillė, ky libėr duhet tė jetė referencė e domosdoshme pėr studime dhe hulumtime nė fushėn e sociologjisė dhe tė shkencave politike sepse paraqet studimin mė tė kompletuar deri mė tash nė gjuhėn shqipe”, ka pohuar Draga.
Nė vėshtrimin e tij, publicisti nga Kosova Vilson Culi ka thėnė se libri “Skėnderbeu, ideator i Bashkimit Europian” i Kekės “ofron tė dhėna krejt tė reja pėr opinionin tonė dhe pothuajse tė padėgjuara sepse shabllonizmi ynė shkencor, i rrėnjosur me dekada thellė nė memorien tonė kolektive kishte ofruar e mėsuar, por edhe imponuar njė formė studimi krejt tė njėtrajtshme, hermetike e tė kufizuar, por edhe tė ideologjizuar pėr figurėn mė poliedrike, patriotike, vizionare dhe mė unifikuese tė kombit shqiptar nė kėto gjashtė shekuj”.
Sipas tij, autori Keka “falė hulumtimeve tė tij tė gjata nė arkivat austriake na sjell njė Gjergj Kastriot krejt ndryshe se qė kemi mėsuar ne ta mitizojmė, ndoshta nė mėnyrė krejt formaliste, pa hyrė kurrė nė kompleksitetin e tij tė gjithėmbarshėm, jo vetėm si njeri i shpatės dhe si ushtarak apo gjeneral, por edhe si njė vizionar, politikan, diplomat, unifikues i kombit shqiptar, krijues aleancash, negociator i mirė, ideator, poliglot, shtetformues etj.”
Kryeredaktori nė Shtėpinė Botuese “Botart” nė Tiranė, Ylli Molla, ka treguar se bashkėpunimi me autorin Gjon Keka ka filluar shtatė vjet mė parė me botimin e librit tė tij tė parė me karakter publicistik “Gabimet politike nė Kosovė dhe Shqipėri”.
Ai ka thėnė se nxitja pėr tė bashkėpunuar me Kekėn ishte se autori “ndonėse nė moshė tė re, ndonėse jetėn e tij e kishte ndėrtuar nė Grac tė Austrisė, vazhdimisht shkruante nė shtypin shqiptar, ishte i shqetėsuar pėr zhvillimet politike, si nė Kosovė, nė vendlindjen e tij, po ashtu edhe nė Shqipėri dhe nėpėrmjet artikujve tė ndryshėm nė shtypin shqiptar trajtonte probleme tė mprehta tė zhvillimit aktual dhe kėto probleme dėshironte qė t'ia prezantonte nė formėn e botimeve mė serioze lexuesit shqiptar nė tė gjitha trevat shqiptare”.
Molla ka thėnė se nėpėrmjet referimit ndaj ikonave tė kulturės shqiptare, qė janė kryepersonazhe tė librave tė Kekės, ai “pėrpiqet tė pėrcjellė disa mesazhe tė bashkimit tė cilat janė shumė koherente nėse i referohemi kėtij rizgjimi tė ndėrgjegjes kombėtare qė vjen pas shembjes sė kufijve politikė”.
Autori Gjon Keka ka thėnė se takimi nė Ulqin ėshtė njė nder pėr tė, pėr ē'gjė ka falėnderuar tė gjithė, nė veēanti Dom Gabriel Grabanicėn, si nismėtar pėr pėrurimin e librave tė tij nė kėtė qytet.
“Atje ku jetoj dhe veproj kam gjetur njė burim tė pashtershėm, qoftė pėr Gjergj Kastriotin, qoftė pėr historinė tonė”, ėshtė shprehur ai, duke shtuar se nga burimet arkivore austriake ai po nxjerr ēdo ditė ngapak pėr t'ia ofruar botės shqiptare.
Gjon Keka ka lindur mė 1981 nė Kamenicė tė Kosovės. Nė vitin 2004 ka diplomuar pėr shkencat politike nė Grac, ndėrsa nė vitin 2006 ka pėrfunduar studimet e magjistraturės nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe diplomacisė. Ai ėshtė autor i 14 librave. Pėrveē publikimeve tė ndryshme nė rrafshin shkencor, teorik, praktik, analitik si dhe atė publicistik, ka botuar edhe shumė artikuj nė shtypin shqiptar, kryesisht pėr ēėshtje tė politologjisė dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare.



E botoi KOHA JAVORE nr 744, 15.12.2016: