Shkrimet shqipe nė Izrael

 

“Si do tė ishte bota, nėse tė gjithė do tė ishin sjellė si shqiptarėt? Kodi i mikpritjes, (besa), ka bėrė tė vetėn, ai ishte shfaqur dukshėm. Shqiptarėt e kanė konsideruar si detyrė qė tė mbrojnė dhe tė fshehin hebrenjtė, qė u iknin persekutimeve, nė njė kohė kur kombe tė mėdha evropiane i pėrzinin ata (John L Withers II)”.
Nuk ėshtė qėllimi im tė shkruaj njė histori mbi kėtė pjese tė lavdishme tė popullit tone. Por fillova me kėto dy citime vetėm e vetėm pėr tė treguar, se populli shqiptar ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr tė mbrojtur njė popull, qė po persekutohej nga popujt e mėdhenj dhe tė fuqishėm.
Shteti i Izraelit, nė shenjė mirėnjohjeje ndaj shqiptarėve, qe i pari qė hoqi vizat pėr shqiptarė, nė tetorin e vitit 2007. E po ashtu marrėdhėniet ndėrshtetėrore janė tė shkėlqyeshme; kanė shoqata miqėsie; Izraeli ėshtė ndryshuar nė njė destinacion turistik pėr shqiptarėt.
Misioni katolik shqiptar nė Zvicėr, gjegjėsisht tri misionet shqiptare qė janė aktive nė Zvicėr, si dhe diaspora nė Amerikė (USA), e po ashtu edhe shqiptarėt nė trojet ku jetojnė, marrin pjesė nė agjendėn e shtegtimeve nė Tokėn e Shenjtė.
Duke falėnderuar Misionin Katolik Shqiptar nė Aarau t'Zvicrės, pata fatin e mirė tė jemi dy here nė tokėn e Shenjtė, nė lindjen e afėrt.
Ajo qė me bėri krenar ėshtė ideja e tė disa mendjendriturve qė, herė mas here, vendosen shenja qė identifikojnė popullin tonė. Pata fatin t'i shoh dhe t'i lutem Zotit nė gjuhėn amtare. Shpresojmė qė kėto iniciativa tė mos ndalen, sepse ka ende punė tjera pėr t'bėrė nė atė vend.
Duke shpresuar qė njė ditė tė jemi edhe pėrpara figurės sė Zonjės sė Shkodrės, duke iu lutur pėr ne dhe shtegtarėt shqiptar. Sikurse patėm fatin t'i lutemi Zotit me dy lutje nė gjuhėn tonė qė i keni para syve nė fotografi.

 

 

 

 


 


 

Fėmijėt - gėzimi i familjes dhe shoqėrisė.

Nė revistėn tonė Gjon Buzuku, herė mbas here, kemi paraqitur sukseset e bijve dhe bijave tona nė fushat e ndryshme.
Kėtė herė kemi kėnaqėsi qė t'i gėzohemi suksesit tė birit tė kėtij vendi, i cili, falė angazhimit tė tij, ka filluar tė korr suksese shembullore. Bėhet fjale pėr Simonin e Robertit Nikollės nga Bratica.
Djaloshi 9 vjeēar, ėshtė fitues i vendit tė parė nė muzikė, nė filarmoni tė organizuar nė Serbi, si dhe fitues i medaljes sė art nė turnirin internacional tė mbajtur nė Ulqin. Natyrisht Simoni ėshtė shumė i vogėl, e pret njė rrugė e gjatė. Redaksia e revistės BUZUKU i dėshiron rritje tė mirė dhe suksese nė angazhimet e tija, si shoqėrore, kulturore, e po ashtu edhe sportive.
Shkruan Don Gabriel Grabanica: 06.04.2017