Pėrurimi i poezive tė Ali Gjeēbritaj

 

Shkruan Ismet Kallaba
Shtėpia Botuese “Diti&Oli” nė bashkėpunim me Bibliotekėn e Qytetit dhe Qendrėn e Kulturės – Ulqin pėruruan mė 20.01.2017 librin mė poezi tė autorit Ali Gjeēbritaj, tė titulluar “Botė mashtrimi”. Pėr librin, nė sallėn e mbushur plot tė Bibliotekės sė Ulqinit, folėn botuesi Gazmend Ēitaku, studiuesi dr. Bahri Brisku, shkrimtari Fadil Kraja si dhe u lexua vėshtrimi i redaktorit tė librit Jaho Kollari.
Nė fjalėn e tij, shkrimtari i njohur nga Shkodra, me origjinė nga Kraja, Fadil Kraja, tha se nė krijimtarinė e Gjeēbritajt vėrehet njė ndryshim i madh nga libri i tij i parė deri tek libri i tij i fundit. Duke bėrė njė paralelizėm me njė vepėr tė shkrimtarit dhe dramaturgut tė shquar nga Arbneshi i Zarės, Josip Rela, Fadil Kraja tha se Ali Gjeēbritaj e ka mbledhė njė ulli nė Krajė, ku ka shkruar edhe emrin e vet. “Ai ulli po rritet, po rritet edhe emri i Ali Gjeēbritajt”, theksoi ai.
Sipas Krajės, nė poezitė e Gjeēbritajt “ke trishtim, dhimbje, zemėrim, britmė, thirrje, por edhe njė shpresė. Njė shpresė se do tė vijė njė ditė qė ai vend ku e ka mbjellė atė ulli, do tė rritet, ai vend do tė rikthehet”.
Botuesi Gazmend Ēitaku ka thėnė se autori Gjeēbritaj, me vepra dhe me fjalė, e plotėson mė sė miri thėnien se secila fjalė qė flet mėsuesi duhet tė jetė mėsim dhe se secili hap qė bėn ai, duhet tė jetė shembull i mirė. “Autori nuk harron t'i kėndojė zbrazjes sė Krajės. Gjithmonė pėrdor fjalėt 'bardhėsi', 'ujė', 'truall'. Nuk e harron as Ēamėrinė, pasi qė ka edhe shpirt patriotik”, ėshtė shprehur ai. Duke u bazuar nė katėr ciklet e poezive, nė tė cilat ėshtė ndarė libri, Ēitaku ka thėnė se autori e mbyll me optimizėm librin e tij.
Studiuesi Dr. Bahri Brisku ka thėnė se Gjeēbritaj “na paraqet poezi tė pėrjetuara dhe shumė tė rralla nė kohėn e sotme pėr arsye se njė pjesė e poetėve qė shkruajnė sot kanė rėnė nė ujėrat e modernizmit, mbirealizmit”. Ai ka thėnė se pėrmbledhja “Botė mashtrimi” ėshtė njė vepėr e madhėrishme artistike. “Vargjet e kėsaj vepre janė cilėsore, shpirtėrore, qė mbesin gjatė nė shpirtin e lexuesit. Poezitė e botuara nė kėtė vepėr artistike janė poezi tė pėrjetuara thellė nė shpirtin e lexuesit. Poeti Gjeēbritaj me njė forcė tė madhe poetike i mallkon vendasit qė morėn rrugėn e zhdukjes sė tyre nė botėn e jashtme”, ėshtė shprehur ndėr tė tjera Brisku.
Nė vėshtrimin e tij mbi librin, redaktori Jaho Kollari thekson se “poeti Ali Gjeēbritaj nė kėtė tufė poezish shkyē njė derė tjetėr, derė qė hap pamje, e cila synon lartėsi dhe thellėsi tė meditimit, njė meditim poetik ky qė nuk njeh rrafshirė, nė mos mė tepėr maje bjeshkėsh dhe funde detesh! Nė kėtė rrafsh, mprehtėsia e vargut zapton hapėsira tjera, pėrmasa kėto qė qėndrojnė nė lartėsithellėsinė e shpirtit tė tij poetik.”
Vetė autori Ali Gjeēbritaj, nė fjalėn e tij, ka falėnderuar Shtėpinė Botuese “Diti&Oli” pėr botimin e librit, organizatorėt e pėrurimit, folėsit dhe tė pranishmit.
Gjatė pėrurimit, poezi nga libri lexuan moderatorja Ardita Rama, aktori Shefqet Luca dhe Gazmend Ēitaku.
Ali Gjeēbritaj nga Arbneshi i Krajės ėshtė mėsues, poet, gazetar dhe publicist. Krahas punės nė arsimimin dhe edukimin e brezit tė ri merret dhe me krijimtari letrare dhe publicistikė. Shkruan dhe krijon kryesisht poezi, tregime, vėshtrime dhe shkrime publicistike. Bashkėpunon me tė gjitha mjetet e informimit publik nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi. Deri tani ka botuar librat: “Motet” (pėrmbledhje me poezi), “Gjurmėt e moteve” (publicistikė), “Informatori” (publicistikė), “Shkolla nė Krajė 19292009” (monografi), “Nata me hėnė” (poezi). Vėllimi poetik “Botė mashtrimi”, i botuar para pak kohėsh nga Shtėpia Botuese “Diti&Oli”, ėshtė libri i gjashtė i tij.