U pėrurua libri i Ali Bardhit

 

Shkruan Ismet Kallaba

Nė sallėn e mbushur pėrplot tė hotelit “Mediteran”, mė 11.11.2016 u bė pėrurimi i librit “Varrezat nė Anė tė Malit – Ulqin” tė autorit Ali Bardhi. Pėrurimi u organizua nga Shoqata e Artistėve dhe Intelektualėve “Art Club” dhe nė tė morėn pjesė njė numėr i personaliteteve nga fusha tė ndryshme, nė mesin e tė cilėve edhe Ambasadori i Republikės sė Turqisė nė Mal tė Zi, Serhat Galip.
Prof. Dr. Ferit Duka, lektor nė Universitetin Europian tė Tiranės, njėri ndėr njohėsit mė tė mirė tė periudhės sė sundimit tė Perandorisė Osmane nė trevat shqiptare, ka thėnė se ky libėr shėnon njė kontribut tė spikatur nė ndriēimin e historisė dhe tė antropologjisė sė njėrės prej zonave mė interesante tė hapėsirės shqiptare, sikurse ėshtė Ana e Malit.
Duke folur pėr rėndėsinė dhe dobinė e studimit “Varrezat nė Anė tė Malit – Ulqin”, studiuesi i njohur ka thėnė se “libri nė tėrėsinė e tij shėnon njė sukses tė studimeve shqiptare, pėr tė dėshmuar vazhdimėsinė historike tė banimit tė pandėrprerė prej popullsisė shqiptare qė bėhet objekt shqyrtimi nė kėtė libėr”.
Ai ka theksuar se “me kėtė libėr ne fitojmė njohuri tė ēmuara nė lidhje me antroponiminė historike tė shqiptarėve tė kėsaj treve, sidomos ajo me karakter islam. Fitojmė njohuri nė lidhje me patroniminė si dhe ndėrlidhjen qė ka antroponimia me patroniminė nė kėtė zonė”.
Nė vėshtrimin e tij tė titulluar “Identiteti pėrmes mbishkrimeve”, recensenti i librit dr. Nail Draga ka thėnė se nga pėrmbajtja e tij del qartė se kemi tė bėjmė me njė botim interesant qė ėshtė i pari i kėtij lloji tek ne, duke ofruar tė dhėna faktografike pėr gurvarret nė krahinėn e Anės sė Malit (Ulqin).
Ai ka theksuar se duke analizuar kėtė botim del qartė mbijetėsa dhe ruajtja e identitetit kombėtar tė popullsisė shqiptare nė kėtė krahinė etnografike. “Pikėrisht duke marrė parasysh rrethanat e kohės dhe pozitėn sociale tė popullsisė nėn sovranitetin e osmanlinjve, identitetin e kėsaj popullsie e vlerėsoj nė dimensionin kombėtar sepse mbeti ashtu siē ishte shqiptare nga koha antike e deri nė ditėt tona, sepse konvertimi fetar nuk ndikoi nė tjetėrsimin kombėtar”, ėshtė shprehur Draga.
Konsulenti i librit, msc. Behlul Kanaqi, njėherazi ndihmės i Reisit tė Bashkėsisė Islame tė Malit tė Zi, ka folur mbi varrin nė traditėn e myslimanėve dhe shprehjet/elementet fetare nė gurvarret e Anės se Malit  Ulqin. “Gurvarret qė i ka lexuar autori fillojnė me pėrgjėrimin, duke aluduar nė atė qė ēdo punė e myslimanit fillon me pėrmendjen e Zotit, me lavdėrimin apo lartėsimin e Tij. Nė fakt, ashtu fillon edhe Kur'ani”, ka thėnė ai.
Udhėheqėsi i Muzeut tė Ulqinit, Gazmend Kovaēi, njėkohėsisht konsulent i librit, ka folur mbi kronologjinė historike tė varreve dhe tė gjuhės sė epitafeve nė Anė tė Malit. Ai ka thėnė se libri i mr. Ali Bardhit bart nė vete mesazhin e nevojės sė studimeve tė varrezave dhe mbishkrimeve nė pėrgjithėsi.
“Duke parė tani se ėshtė vėnė baza e njė modeli shkencor tė studimit tė mbishkrimeve prej autorėve vendas, ky studim duhet tė bėhet inkurajim pėr studiuesit dhe institucionet qė tė vazhdohet me kėtė punė tė rėndėsishme tė nisur”, ka pohuar Kovaēi.
Autori i librit mr. Ali Bardhi ka treguar se nxitjen pėr studimin e varrezave nė Anė tė Malit e ka marrė gjatė kohės kur si student nė Stamboll kthehej pėr pushime nė vendlindje, duke u ballafaquar me varreza e gurvarre me mbishkrime arabeosmane qė dukeshin tė vetmuara e tė shkreta. “Duke e parė kėtė gjendje tė popullit, dėshirėn e madhe pėr tė ditur mė tepėr rreth paraardhėsve tanė, si edhe duke vėrejtur se me sa dija nuk kishte ndonjė studim rreth vendvarreve dhe varrezave nė trevėn e Anės sė Malit pėr asnjė periudhė historike, mė lindi kureshtja tė nisi njė hulumtim dhe studim tė tillė. Kjo mė shtyri qė tė filloj kėtė hulumtim, i cili pasqyron rrjedhėn kronologjike tė periudhave qė janė tė njohura deri mė sot, duke u ndalur mė hollėsisht nė gurvarret me mbishkrime arabeosmane”, ka thėnė ai.
Nė emėr tė botuesit dhe organizatorit tė pėrurimit ka pėrshėndetur kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ndėrsa nė emėr tė donatorit  Fondit pėr Mbrojtjen dhe Realizimin e tė Drejtave tė Pakicave, drejtori Safet Kurtagiq.
Ali Bardhi ka pėrfunduar Medresenė “Haxhi Sheh Shamia” nė Shkodėr, ndėrkaq nė vitin 2006 u diplomua nė Fakultetin e Teologjisė pranė Universitetit Marmara tė Stambollit. Nė vitin 2009 magjistroi pranė Institutit tė Shkencave Sociale, nė degėn Historia islame (periudha osmane) tė Universitetit tė Marmarasė. Ka marrė pjesė nė shumė projekte dhe konferenca tė ndryshme shkencore nė fushėn e teologjisė dhe historisė, brenda dhe jashtė vendit. Ėshtė autor i shumė artikujve nė fushėn e teologjisė, historisė dhe drejtėsisė, tė botuar nė revista dhe gazeta tė ndryshme. Aktualisht ėshtė kryeimam i Ulqinit.
“Varrezat nė Anė tė Malit – Ulqin” ėshtė libri i tij i parė dhe ėshtė botuar nė fillim tė muajit tė kaluar nga SHAI “Art Club”, me mbėshtetjen e Fondit pėr Mbrotjen dhe Realizimin e tė Drejtave tė Pakicave, Qendrės pėr Mirėkuptim Ndėrkulturor “Horizonti” dhe Biznes Klubit Ana e Malit.