Adetet e Arbanasve si tė Shestanasve

 

Komentoi Simė Gjon Dobreci

Arbanasin e krijuan shestanasit, shqiptarė qė i ruajtėn adetet, besimet e simbolet ilire me mija vjet tė moēme; ėshtė vėrtetuar qė shqiptarėt janė popull autokton nė Ballkan, mbasardhės tė ilirėve.
Qe pak tė dhėna prej librit mė tė ri (452 faqesh) tė Aleksandėr Stipēeviqit: Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa, Zagreb 20111 (Kultura tradicionale e Arbėnesheve tė Zarės, e shqipėroi Instituti Albanologjik, Prishtinė, 2012).
Nė mė se njė pikėpamje, Arbėneshėt (Arbanasit) janė nė kontekstin kroat mė tė rėndėsishėm dhe mė tė njohur se sa janė nė statistikėn e pėrgjithshme kroate (vlerėson recensenti Radoslav Katičić2).
Prej katundeve Shestanase tė Kranjės (jugperėndimi i Liqenit tė Shkodrės, rrethi i Tivarit, sot Mali i Zi), nėn mbikėqyrjen e arqipeshkvit Vicko Zmajeviqit3, prej 17261733, u shpėrngulėn rreth 450 banorė, tė cilėt zunė vend afėr Zarės (Zadrės) dhe krijuan Arbanasin4. Ata shumė shpejt u shtuan, mė 1853 ishin 9005, 1868 – 16006, 1880 – 20007, 1893 rreth 25008, 1910 – 30879; shumica e bashkėshortorėve kishin mė se 45 fėmijė10, por jo rrallė edhe 1520 e mė tepėr (nė kohėn ndėrmjet dy luftėrave botėrore)11; disa familje kishin 50 e mė shumė frymė12. Mė 1790 Arbanasi kishte 74 shtėpi, 1810 – 164, 1880 – 326 dhe mė 1900 – 384 shtėpi13.
Duhet tė pėrkujtohet, qė territori ndėrmjet bjeshkės Rumi nė perėndim dhe Liqenit tė Shkodrės nė lindje, ėshtė, nė kuptimin etnografik, njėra prej krahinave mė konservative tė Ballkanit. Aty u ruajtėn besime tė stėrlashta tė Ilirėve paraantikė dhe antikė, por edhe ato tė kohės sė mėhershme paraindoevropiane, pėr ē'arsye neve nuk na ēuditėn qė Arbanasit e Zadrės prunė shumė elemente tė kulturės tradicionale prej atdheut tė moēėm (katundeve shestanase tė Kranjės)... dhe qė shumė prej atyre elementeve i kanė ruajtur deri sot14; Arbanasit nuk patėn kurrfarė kontakti me atdheun e moēėm prej se erdhėn nė Zadėr e deri kah mbarimi i shekullit XIX15.
Nė tė gjitha veprimtaritė shoqėrore, Arbanasit dhanė shumė personalitete fort tė rėndėsishėm jo vetėm pėr Kroacin, por edhe pėr Botėn16. Me gjithė kėtė, ata ishin ferrė nė sy pėr regjimin komunist; nja 60 Arbanas tė Zadrės i vranė menjėherė mbas Luftės II Botėrore17.
Arbanasit... gjatė 2 shekujve tė parė tė jetesės afėr Zadrės mbėrritėn tė shqiptarizojnė (tė flasin shqipen) jo vetėm gratė e burrat, tė cilėt i ka sjellė martesa nė Arbanas, por edhe krejt familjet qė zinin vend nė Arbanas. Ashtu krijohej deri diku njė situatė paradoksale: nė vend qė Arbanasit e ardhur tė kroatizohen nė atdheun e ri, ata arritėn tė shqiptarizojnė edhe shumė kroatė, tė cilėt kishin ardhur dhe jetonin mes tyre18.
Mė 1870 (144 vjet mbas themelimit tė Arbanasit) ėshtė shėnuar: Nė familje flitet vetėm shqip, nė ē'mėnyrė ruhet adeti i moēėm, ashtu qė fėmijėt deri 7 vjeē flasin vetėn shqip. Mė vonė mėsojnė kroatisht dhe nga pak italisht 19.
Mbiemrat: Pinēiq, Shestan, Gjergja, Deshpal, Nikpal, Paleka, Gjurleka20, mandej toponimet e hidronimet: Balta, Bregdeti, Fusha e Abėneshėve, Karma, Kisha e vogėl, Kroni, Muri i madh, Pusi i madh, Shkambat, Vani bregdetit, Vani i kishės21, si dhe emėrtimet: Uvala Bregdeti, Skadarski prolaz, ul. Jurja Kastriotića Skenderbega (rruga kryesore), ul. Fra Gjergja Fishte, Trg kraljice Teute22, qartė dėshmojnė qė Arbanasit e kanė nderuar dhe e nderojnė edhe sot rrėnjėn e vet shqiptare shumė tė moēme.
Arbanasit e Zadrės ishin katolik tė vėrtetė edhe nė atdheun e moēėm, e po ashtu mbeten edhe mbasi erdhėn nė rrethin e Zadrės, por prapė se prapė nuk munden tė lirohen prej besimeve pagane, tė stėrlashta, rrėnjėt e tė cilave duhet tė kėrkohen nė parahistorinė e largėt23.
Me gjithė qė krejt afėr qytetit, Arbanasit ia mbėrritėn t'i ruajnė shumė adete e besime popullore tė veta tė stėrmoēme deri te Lufta I Botėrore, e disa edhe deri nė ditėt e sotshme24, pėr shembull: gjuha arbėreshe (shqipe) qė e prunė prej katundeve shestanase tė Kranjės; mėnyra patriarkale e jetės familjare25; adetet e fejesės dhe tė martesės26; lojėrat e fėmijėve (p.sh. grabitja e faculetit, bajrakut) 27; nderimi i plakut tė katundit28; besa (Ja ko dhan besėn29; vėllamėria (pobratimstvo30); fisi31; dashuria pėr kubure (armė)32; vallja33; nderimi i bukės34, feja dhe adetet35, buzmi natėn para Kėrshėndellave36, agjėrimi (t'lidhnat, korizma)37, adetet pėr pashkė38, karnavali (surratat, mashkare) 39, me hedhė gurin (Me ēit gurin40, mjekėsia popullore (nxjerrja /svitja/ e nyellit41, ushunjėzat pėr tė lėshuar gjak42); besimi pėr gjarprin prej parahistorisė e deri sot43 (nė katundet shestanase tė Kranjės: simboli i gjarprit nė rrasė tė vorrit nė Lukiq, nė mur tė kishės nė Ljare, nė mur tė shtėpisė nė Thtjan); kur macja e zezė tė pret rrugėn duhet me pėshty 3 herė qė mos tė ndodh e keqja; besimi pėr zānat (emri zāna, prejardhja ballkanike e kohės ilire tė stėrlashtė45; mali Zāna sipėr Pinēit); mos tė pėrmendet emri i dreqit por eufemizmi46 (shestanasit: i mallkuemi, atje larg kjothtė); syri i keq47 (ndėr shestanas: mos t'pįtė syni keq); hedhja e dhėmbėve tė tamblit sipėr kulmit tė shtėpisė48; flijimi nė themel tė shtėpisė i njė bagėtie ose tė hollash metalike49; mishi i kalit, gomarit, qenit, maces nuk hahet50; mallkimet: Mos e pritėsh ditėn, Djelli mos tė nxet51 (shestanasit – gati tė njėjta); kufomės i lihet nė dorė njė monedhė metalike52 (shestanasit i shtihet nė gojė tė vdekurit edhe sot njė pare matalike). Gati tė njėjtat si kėto adete e besime i kanė edhe Shestanasit.
Kur bėn fjalė pėr disa simbole, adete dhe besime tė kohės sė stėrlashtė paraindoevropiane, Stipēeviqi shkruan ...pa marrė parasysh vjetėrsinė e tyre tė madhe, guxojmė tė supozojmė qė ata u bėnė pjesė e kulturės ilire nė kohėn e bronzit e tė hekurit, dhe nėpėrmjet Ilirėve, ata vazhduan tė qėndrojnė deri sot nė mitologjinė e popujve tė Ballkanit. Sidomos ėshtė e rėndėsishme qė populli shqiptar nė qenien e vet i ruajti shumė besime, magji e tjera elemente me prejardhje ilire, si dhe qė disa prej atyre elementeve... mbėrritėn rreth Zadrės falė Arbanasve tė Zadrės53.
Stipēeviqi mblodhi shumė kėngė, tregime, anekdota dhe fjalė tė urta, por ai thotė qė ato janė njė mbetje e zbehtė e trashėgimisė sė pasur tė letėrsisė, tė cilėn e prunė Arbanasit prej katundeve shestanase54. Qe pak shembuj:

Kėndon zogu, zog mullinja
Nėrmjed lulesh dundofiles.
Asajt pėrbi djali i ri:
“Djali i ri, ēili syt!
Mos shigo vajze pėr paje!
Paja vjen, paja shkon,
Ėrgja vjen, kur nuk shkon!”
More vajze rrumbullake
E gjat e e hol,
E bukur si nji mol!
Ēite molėn, kape dorėn55.

Kanga e luftės
Atje larg ne fush tė malit
Ku po kalbenj djelmet tė ri
Nana kjohet shoēnis tė soj
Ēish fumit kan dek nė luft
Atje me ta ko dek Skenderbeu
Ēish po te s'ka pate t'gjall56.

Fjalė tė urta (Fialat tė urta); qe disa:
Ko ro pe kalit nė gomarin,
Kurkush nuk ėsht le i suom,
I mir ėsht si buka,
Gjumi e mordja, vllaji e motra,
Mo mir ėsht me dit se me pat,
Le ėsht me yell tė keē57.

Stipēeviqi gjen nė gazetėn e Zadrės “Hrvatska kruna” (god. 8, br 22, 9 lipanj 1900), rubrika “Domaće vijesti”: “Nė katundin Arbanas edhe sot nėnat u kėndojnė djemve nė djep kėngė nė gjuhėn shqipe... (pėrmbajtja):
“Nisu i gėzuar biri im i dashur, Atdheut yt sot i duhen muskujt e tu. Mendo qė kjo ditė ėshtė mė fatlumja pėr nėnėn tėnde, e cila parashikon tė jesh ndėr trimat e vėrtetė tė famshėm. Cila nėnė nuk do ta parasheh fatin tim dhe mos tė me konsiderojė tė lume qė kam kėsi djalit. Por kujdesu biri im tė sillesh mirė. Mos t'i shmangesh fjalės qė u ke dhėnė shokėve vet tė armatosur. Mos u trego pjellė e keqe e yt atė, kurrė mos u tėrhiq, lufto me guxim, kujdesu tė jesh nė radhė tė parė. Kur do tė me mbėrrijė haberi, qė mbete nė fushė tė luftės bashkė me shokėt e vet, unė do tė vishem me tė zeza, por prapėseprapė do tė jem e kėnaqur. Mė mirė ėshtė mos tė jesh nėnė, se sa tė kesh djalė tė keq”58.
Stipēeviqi na njofton edhe pėr fjalimin e Juraj Biankinit, deputet nė Kėshillin mbretėror nė Vjenė si dhe nė Kuvendin dalmatin, me rastin e hapjes sė Bibliotekės arbanase (marė prej gazetės tė Zagrebit “Hrvatsko pravo”, nr 148, 29 travanj 1896:3):
Biankini... nuk ka guxua tė flas pėr politikė nė atė hapje, mirėpo ai prapėseprapė u ka folur “Arbanasėve tė Kroacisė pėr heroin e tyre Gjergj Kastriotin Skenderbegun, si shembull i atdhetarit, trimit tė patrembur nė lufta pėr fe dhe liri tė popullit vet”. Ka pėrmendė tė tashmen “luftė tė Kroacisė dhe tė Shqipėrisė pėr fenė e krishterė dhe pėr marrėdhėniet e Kastriotit me Kroatėt, tė cilėt janė shoqėruar me ata dhe kanė luftuar sidomos nėn Krujė e Shkodėr pėr ēlirim tė Shqipėrisė. Nė vijim ka paraqitur shenjat karakteristike me rėndėsi fisnike tė Kastriotit, zemėrimin e tij kundėr tė pabesit Gjorgje Brankoviqit, i cili ia pengoi kalimin nėpėr Serbi, kur donte tė shpejtonte t'i shkojė nė ndihmė mbretit kroatohungar, Vlladisllavit; shpirtgjerėsia e tij e madhe pėr Musėn dhe Amexhin; parashikimi i tij pėr providurėt dalmatinė, qė Kroatėt dalmatin dikur do tė lirohen prej mashtrime dhelpėrake tė Venedikut. Duke pėrshtatur kėto dhe tjera fakte historike rrethanave tė sotshme, Biankini e pėrfundoi fjalimin e vet duke trimėruar Arbanasit e Kroacisė me trashėgimin e virtyteve tė Skėnderbegut, me mburrje tė lashtėsisė sė vet, pėr tė mirėn e vet dhe pėr mburrje me atdheun kroat tė ri. E pėrfundoi me zė tė lartė: Lavdi Gjergj Kastriotit! Rrofshin mbasardhėsit e tyre tė vetėdijshėm, Arbanasit e Kroacisė nė derėn e Zadrės sė bardhė!”59.
Pėrfundojmė me dy fjalė, Stipēeviqi nė librin e tij mė tė ri ka dėshmuar me fakte: Arbanasit e Zadrės i ruajtėn vlerat kulturore dhe njerėzore tė stėrlashta tė popullit shqiptar.

1.Shėnimet prej Aleksandar Stipčević, Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa, Ibis grafika, Zagreb 2011 (faqe 452). 2.(f – faqe) f: XI; 3.f: 2; 4.f: 1; 5.f: 83; 6.f: 246; 7.f: 83; 8.f: 54; 9.f: 83; 10.f: 83; 11.f: 78; 12.f: 62; 13.f: 208; 14.f: 6; 15.f: 31; 16.f: 1529; 17.f: 19; 18.f: 31; 19.f: 219; 20.f: 229; 21.f: 2336; 22.f: 60; 23.f: 271; 24.f: 61; 25.f: 62; 26.f: 63; 27.f: 85; 28.f: 107; 29.f: 110; 30.f: 111; 31.f: 112; 32.f: 43,120; 33.f: 122; 34.f: 134; 35.f: 135; 36.f: 142; 37.f: 150; 38.f: 151; 39.f: 173; 40.f: 177; 41.f: 182; 42.f: 187; 43.f: 277; 44.f: 303; 45.f: 3103; 46.f: 316,343; 47.f: 325; 48.f: 334; 49.f: 338; 50.f: 342; 51.f: 356; 52.f: 365; 53.f: 365; 54.f: 374; 55.f: 379; 56.f: 392; 57.f: 43942; 58.f: 395; 59.f: 163.
Shėnimet prej librit tė shqipėruar
1.Aleksandar Stipēeviē, Kultura Tradicionale e Arbėreshėve tė Zarės, Instituti Albanologjik, Prishtinė, 2012. 2.f (f – faqe) XII; 3.f: 2; 4.f: 1; 5.f: 87; 6.f: 2645; 7.f: 87; 8.f: 58; 9.f: 88; 10.f: 88; 11.f: 82; 12.f: 67; 13.f: 223; 14.f: 6; 15.f: 33*; 16.f: 1530; 17.f: 201; 18.f: 33; 19.f: 235; 20.f: 246; 21.f: 2514; 22.f: 64; 23.f: 289; 24.f: 65; 25.f: 67; 26.f: 68; 27.f: 90; 28.f: 113; 29.f: 1167; 30.f: 118; 31.f: 1189; 32.f: 46, 127; 33.f: 129; 34.f: 141; 35.f: 142; 36.f: 150; 37.f: 159; 38.f: 159; 39.f: 184; 40.f: 189; 41.f: 194; 42.f: 199; 43.f: 295; 44.f: 319; 45.f: 3268; 46.f: 332,358; 47.f: 339; 48.f: 348; 49.f: 353; 50.f: 357; 51.f: 372; 52.f: 380; 53.f: 3801; 54.f: 390; 55.f: 395; 56.f: 4012; 57.f: 4268; 58.f: 403; 59.f: 1724 ; *Nė faqen 33 duhet ... deri nė mbarim tė shekulli XIX.