DY RRUGĖT E IDROMENOS

 

Shkruan: Gazmend Ēitaku

Mė 26 janar 2017, nė Shkodėr, e kuruar nga artisti konceptualist Adrian Paci, u hap ekspozita e titulluar ”Dy rrugėt e Idromenos”.
Kolė Idromeno (1860-1939) padyshim se ėshtė njė artist poliedrik i cili mjeshtėrinė e vet artistike e shprehi pėrmes fotografisė (ishte nxėnės i Pjetėr Marubit), pastaj piktor (shkolla Veneciane e pikturės), arkitekt (Kafja e Madhe dhe disa objekte tė njohura nė Shkodėr), skulptor etj., dhe vetvetiu imponohet si njė figurė e fuqishme e artit shqiptar nė fund tė shekullit XIX dhe fillim tė shek.XX. Kohės sė fundit zbulimi i disa fotografive parapėrgatitore qė mjeshtri Idromeno i kishte realizuar nė studion e tij ishin shkaku kryesor i realizimit tė kėsaj ekspozite.
Nė qendėr tė vėmendjes ishin dy pikturat Betimi i rremė dhe Dy rrugėt. Tabloja Betimi i rremė identifikohet me fotografinė identike tė cilėn Idromeno e kishte inskenuar nė studion e tij. Edhe fotografitė tjera me motive tė ngjashme pa dyshim se janė pėrdorur si modele pėr detaje apo tablo tė reja pasi qė asnjėra nuk ka ngjashmėri me detajet e pikturės Dy rrugėt. Sipas udhėheqėsve tė Arkivit Marubi nė Shkodėr, fotografitė apo mė mirė tė themi grupi i fotografive tė realizuara mund t'i kenė takuar kohės 1892-1894, periudhė kjo qė pėrkon me datėn e realizimit tė pikturės Dy rrugėt, por siē thotė artisti Paci asnjėra nga kėto nuk ishin pėrdorur pėr pikturėn nė fjalė.
Se inskenimi i fotografive nė studio nuk ishte i rastėsishėm dhe pa koncept, vėmendjen na e tėrhjekė kuratori duke dėshmuar qė pozitat e trupit ishin nė harmoni tė plotė me njėra tjetrėn. Pozitat e gjymtyrėve krijonin baraspeshėn dhe harmoninė konceptuale nė fotografi. Se kėto fotografi ishin pėrdorė pėr piktura tė mėtejme tregonin edhe vijėzimet tė cilat shiheshin qartas nė ndarjen simetrike tė negativėve. Kėto fotografi, ēuditėrisht, apo intuita artistike i pėrafron me skenat e pėrdorura nga regjisori i famshėm italiani Pazolini (Pier Paolo Pasolini 1922-1975) nė filmat Dekameroni (1971) dhe Salo (1975). Edhe pse tė dy autorėt, (Idromeno dhe Pazolini) jetuan nė periudha tė ndryshme kohore po tė analizohet puna e Pazolinit gjatė xhirimeve filmike shumė skena janė tė bazuara nė piktura ēka na shtyn tė mendojmė se Pazolini do tė ketė njohur edhe disa nga punėt e Idromenos.

Ideja e kėtillė mbėshtetet me faktin se pėr tablotė Dy rrugėt dhe Betimi i rremė tė Idromenos kishte shkruar nė veprėn e tij konsulli francez nė Shkodėr Alexandre Degrand ”Kujtimet e Shqipėrisė sė Epėrme” (Paris, 1901) vepėr tė cilėn me siguri do ta ketė njohur edhe Pazolini.
Gjatė ekspozitės siē u tha, fotografitė e pranishme, pėrveē njėrės, nuk kishte informacione pėr pėrdorimin e tyre si modele pėr tablo tė ngjashme mirėpo njė detaj nuk dihej dhe ajo ishte se Kolė Idromeno pėrveē piktor ai ka punuar edhe afresket nė Kishėn e Salēit e cila ishte restauruar nė vitin 1885. Pėr fat tė keq nuk kemi informacione pėr motivet e afreskeve qė kanė qenė aty por njė gjė tė shtyn tė mendosh se ndoshta kėto fotografi mjeshtri Idromeno do t'i ketė pėrdorur si modele pėr afresket e Kishės sė Salēit. Dihet se Idromeno nė vitin 1876 regjistron Akademinė e arteve tė bukura nė Venecie dhe njėkohėsisht punon nė studion e njė artisti venecian deri nė vitin 1878 vit ky edhe kur ai kthehet nė Shqipėri dhe fillon aventurėn e tij si artist nė shumė fusha.
Idromeno duke njohur nga mė parė teknikėn e fotografisė shumė lehtė na len hapsirė tė shqyrtojmė mundėsinė e shfrytėzimit tė negativėve tė fotografive pėr projektim nė mure tė motiveve ku dėshironte tė punonte. Ka shumė gjasa qė xhamat e fotografive me vijat tė cilat shėnonin hapsirat e ndara proporcionalisht tė imazhit tė jenė pėrdorur si motive pėr afresket e Kishės sė Salēit. Nėsė kjo do tė ishte e mundshme atėherė hamendėsimi se grupi i fotografive tė ekspozuara pėr tė cilat sipas punėtorėve tė Arkivit Marubi supozohej se i takojnė periudhės kohore 18921894 do ta ulte datėn nė vitet e restaurimit tė kishės sė Salēit, pra diku nė vitin 1885'87 ēka tė shtyn tė besosh sepse edhe eksperienca jo e madhe e maestros nė atė kohė (25 vjeē) ka mundėsi qė xhamat e negativėve t'i ketė shfrytėzuar pėr projektim nė mur dhe mu nė muret e Kishes sė Salēit.

Nga kjo periudhė kemi edhe njė tablo tė Idromenos e cila titullohet Shkrepi i Ulqinit dhe po tė analizohet piktura e lartėpėrmendur do tė shihet thjeshtėsia e tablosė. Njė natyrė pothuaj e shkretė me njė protagonist duke zėnė peshk kurse nė anėn tjetėr tablotė Dy rrugėt apo Dasma Shkodrane etj., janė pėrplot detaje, nuanca ngjyrash dhe njerėz. Po ashtu piktura Motra Tone apo edhe Autoportreti karakterizohen me tė njėjtat cilėsi tė detajeve, mprehtėsisė dhe koloritit.
Fakt ėshtė se Idromeno ka punuar nė restaurimin e kishės sė Salēit nė vitin 1885, fakt ėshtė se nė Galerinė e arteve nė Tiranė gjendet piktura Shkrepi i Ulqinit, fakt ėshtė se Idromeno ka qėndruar njė kohė nė Ulqin andaj dėshirojmė tė besojmė se edhe negativėt e gjetur duhet ti takojnė kohės kur maestroja ka qėndruar nė Ulqin dhe se ato i ka pėrdorur gjatė restaurimit tė kishės sė Salēit (18851887). Pra, mendoj se seti i fotografive tė ekspozuara nuk i takojnė viteve 18921894 por janė mė tė hershme sipas meje tė vitit 1885'87.