Mėrgata shembullore

 

Nė Galerinė e Arteve tė Qendrės sė Kulturės – Ulqin, mė 21.07.2016, janė pėruruar numrat 5 dhe 6 tė botimit „Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi“.
Pėrurimi ėshtė organizuar nga Shoqata e Artistėve dhe Intelektualėve „Art Club“ nė bashkėpunim me Shoqatėn e Shkrimtarėve dhe Artistėve Shqiptarė „Papa Klementi XI Albani“ – Suedi, e cila e boton kėtė publikim.
Nė fjalėn pėrshėndetėse, kryetari i SHAI „Art Club“, Ismet Kallaba, ka thėnė se diaspora shqip-tare ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e popullit shqiptar dhe i ėshtė gjetur pranė atdhe-ut nė momentet vendim-tare tė historisė sė tij, ndėrsa kjo diasporė tani vjen nė vendlindje me njė mision tjetėr – pėr tė promovuar vlerat kriju-ese.
“Tė punosh dhe jetosh nė mėrgim ėshtė njė sakrificė personale e ēdo individi, ndėrsa tė kri-josh ėshtė njė mision. Prandaj edhe punėn e Shoqatės 'Papa Kleme-nti XI Albani' nė Suedi dhe tė anėtarėve tė saj e ēmoj si njė mision nė shėrbim tė popullit dhe kombit tė vet”, ėshtė shprehur ai.
Pėr rolin dhe veprim-tarinė e Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Artis-tėve Shqiptarė “Papa Klementi XI Albani” ka folur kryetari i saj, Hysen Ibrahimi. Duke u nisur nga premisa se nė shkollė mėson e pastaj testohesh, ai ka thėnė se mėrgata shqiptare mėsoi nė Perėndim e tani po testohet nė krijimtari. Ai ka theksuar se ata vendosėn tė themelonin shoqatėn qė ai drejton nė vitin 2011 dhe rezultatet nuk po mungojnė. “Ėshtė mė mirė tė ndezėsh njė qiri sesa tė mallkosh errėsirėn. Ne jemi duke e ndezur atė qiri me botimet tona, duke i ndriēuar tė gjitha veprim-taritė tona. Kemi punuar dhe shkru-ar aq shumė saqė edhe kundėr-shtarėt mė tė mėdhenj i kemi bindur se jemi nė rrugė tė mbarė”, ka thėnė Ibrahimi.
Nėnkryetari i Shoqatės „Papa Klementi XI Albani“, Fetah Bahtiri, ka folur mbi idenė pėr botimin e „Thesarit kombėtar tė mėrgatės shqiptare nė Suedi“, numrat e deritashėm dhe vlerat e tij, si dhe kontributin e donatorėve pėr boti-min e tij. “Kur e nisėm kėtė punė nė vitin 2011, ne e kemi pas paraparė qė t“i nxjerrim 10 numra me materiale e dokumente tė ndryshme nga kjo vepri-mtari. Ja! E kaluam gjysmėn e rrugės! Gjer mė tani i kemi botuar gjashtė num-ra dhe, secili numėr ėshtė mė i pasur se tjetri, secili numėr mė i mirė se i mėparshmi!”, ka thėnė ai, duke shtuar se “Thesarėt tanė botohen duke iu falėnderuar shumė sponsorėve dhe donatorėve bujarė, tė cilėt me shpirt-bardhėsinė dhe kuletat e tyre mundė-sojnė botimin e kėtyre librave dhe veprimtarinė e suksesshme tė Shoqa-tės”.
Pėr numrin 5 tė botimit “Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi” ka folur poeti dhe publicisti Ali Gjeēbritaj. Ai ka thėnė se ky libėr ėshtė njė pasuri e madhe, njė visar qė i shtohet vargut tė literaturės shqipe. “U shtrohet nė sofrėn e dijes tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė dinė dhe mėsojnė mė shumė pėr jetėn, punėn dhe veprimtarinė e mėrgatės shqi-ptare nė Suedi, tė cilėt me kontri-butin e tyre po lėnė gjurmė tė pashly-eshme nė art, shkencė, kulturė etj.”, ėshtė shprehur Gjeēbritaj, duke e uruar Shoqatėn “Papa Klementi XI Albani” dhe anėtarėt e saj pėr punėn qė bėjnė pėr tė mbajtur gjallė fjalėn, kėngėn dhe vallen shqipe, si dhe tė ndezur pishtarin e diturisė, gjuhės, kulturės dhe shkencės kombėtare.
Dr. Nexhat Avdiu e ka vlerėsuar boti-min e “Thesarit” si njė sukses tė Shoqatės “Papa Klem-enti XI Albani”. Sipas tij, ky libėr “ėshtė njė pro-movues i tė gjitha vlerave kombėtare e shpirtėrore, dhe ėshtė njė promotor i afirmimit tė kėsaj pasurie qė ėshte nė interes tė tė gjithė shqiptarėve nė mbarė botėn”.
Ai ka thėnė se duke shfletuar numrin 6 tė “Thesarit”, por edhe numrat e tjerė qė janė botuar mund tė thuhet me plot kuptimin e fjalės se i ka afruar shqiptarėt mė afėr se kurrė histo-rikisht nė sferėn e kultu-rės, artit, letėrsisė, tra-shėgėmisė kulturore, bashkėpunimit etj.
Gjatė pėrurimit, mode-ratorja Flutur Mustafa ka recituar poezinė “Ama-neti i pathėnė i Kosovės” tė poetes Drita Nikoliqi – Binaj, fituese e Shpėr-blimit tė Parė nė Orėn Letrare “Poezia artistike 2016” nė Lund tė Suedisė, ndėrsa shkrimtari Salih Zogiani ka thėnė disa anekdota pėr tė pranishmit.
Nė fund tė pėrurimit, SHAI „Art Club“ dhe Shoqata e Shkrimtarėve dhe Artistėve Shqiptarė „Papa Klementi XI Albani“ kanė ndarė mirėnjohje pėr disa persona nė shenjė vlerėsimi tė punės, bashkėpunimit dhe kontributit tė tyre, si dhe numrat 5 dhe 6 tė „Thesarit kombėtar tė mėrgatės shqiptare nė Suedi“ pėr tė pranishmit.

Marrė nga KOHA JAVORE 72, 28.07.2016:22; (Kohapress)