Dy personalitete u nderuan me
URDHRIN NDERI I KOMBIT


Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bujar Nishani, mė 1.04.2017, nė kuadėr tė vizitės nė Malin e Zi me rastin e Ditės sė Komunės sė Ulqinit, mori pjesė edhe nė njė veprimtari tė zhvilluar nė kompleksin “Lamiga” nė Krythė tė Anės sė Malit, ku ishin tė pranishėm personalitete tė shquara shqiptare tė jetės politike, publike e shoqėrore nė Mal tė Zi, duke dekoruar dy prej tyre me titullin “Nderi i Kombit”:
Prof. Dr Simė Dobreci mė motivacionin: “Pėr punėn e tij tė palodhur nė fushėn e shėndetėsisė, rezultatet e larta nė punėn e tij shkencore, nėpėrmjet botimeve dhe kumtesave tė shumta me vlera tė larta profesionale, si dhe pėr kontributin e dhėnė nė ruajtjen e vlerave tė identitetit dhe kulturės sonė kombėtare” si dhe
Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku mė motivacionin “Pėr kontributin e tij tė shquar nė shkencat albanologjike, si studiues i shkencave filologjike. Me punimet shkencore, botimet, kumtesat, e pėrkthimet nga disa gjuhė, si dhe punėn e tij tė palodhur pedagogjike shumėvjeēare, ka transmetuar tek brezat e rinj ruajtjen e vlerave dhe tė identitetit tonė kombėtar.”
Nė bazė tė ligjit pėr dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendor tė nderit nė Republikėn e Shqipėrisė, dekorata “Nderi i Kombit” u jepet personaliteteve shqiptare qė, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnė kombin shqiptar brenda dhe jashtė vendit.
Marrė nga Ismet Kallaba, KOHA JAVORE nr 759, 6.04.2017:31

 

 

 

 

 


Pak krypė

Arqipeshkvia e Krajės (Archipiscopus Crainensis, 1446-1480), rrethi i Tivarit, Mali i Zi; si ipeshkėv i tretė i kėsaj Arqipeshkvie ishte shqiptari Pal Dushmani (1454-1457), i cili, si mbas historianit Milan Shuflaj (1879-1931), shquhej si person i jashtė-zakonshėm.

*
Princi i Dioklesė, Shėn Gjon Vladi-miri (970-1016), ishte me prejardhje prej Kshtenjės, Kraja, rrethi i Tivarit, Mali i Zi. Kryqin e Shėn Gjonit e ruajti me shekuj familja Androviq, Mikuliq i Madh, Tivar, Mali i ZI.

*
Etruskus i biri i Decit, mbretit romak (Decius mbretnoi prej 249-251), ILIR prej Mitrovicės, Kosovė (20 mbretėr ILIRĖ, 300 vjet nė krye perandorisė romake, prej 249-565).

*
Nė katedralen e Shibenikut, Dalmaci, Kroaci, pagėzimorja (baptisterium, krstica) jehon me tinguj tė ndryshėm; e punoi shqiptari Aleks Mojsiu Dur-saku nė shekullin XV-XVI.
Tregoi don Mark Kolaj (Koloviq), prift nė Bisht tė Malit, Ulqin, mė 6.10.2001

*
Pleqėria s'ėshtė gjė tjetėr pėrveē ko-nak i sėmundjes, bujtinė e mendi-meve, neveri e pandėrprerė, varrė e pashėrueshme, damkė e sė kaluarės, dhembje e sė tashmes, brengė trishtuese pėr tė tashmen, fqinje e vdekjes.
(Karlos Fuentes: Terra nostra)